Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-10, 19:15   #122
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Shamia dhe liria

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Zotni hawk!
Kjo qika me shami a mundet me shku me e fale Xhumane midis Xhamise ne Prishtine e kam fjalen ne mesin e 50 burrave tjere?? !!
A cenohet tradita mije vjeqare e shqiptareve dhe a eshte turp!!??

Une nuk po ju kuptoj pse po mundoheni me e marr si shembull kete shami per te tregu se ne Kosove nuk rrespsektohen te drejtat e njeriut.

Cila e drejte konventash cenohet nese nje femer nuk ploteson kushtin e namazit mes 50 burrave? Ke degjuar per ndonje pike te tille konvente, ku Kosova ka "hedhur" firmen? Femres nuk i obligohet namazi i xhumase: e drejta islame nuk vendos normativa ne favor te nje ceshtjeje qe "nuk ekziston". Per me teper as Konventat nuk kane si te trajtojne problematika te tilla. Pra nuk eshte cenim i asnje lirie fetare sepse feja ne fjale eshte e qarte ne lidhje me namazin e xhumase. Kjo ishte per kulture dogmatike. E di zonjusha se cfare do te beje ne raste te ketilla. Shteti i ofron ate qe eshte zotuar te mbroje. Mos u shqeteso per mekatet e vajzes sepse nuk i takon nje shteti laik te mendoje dicka te tille, perkundrazi demokracia laike duhet te shqetesohet per respektimin ndaj individit, te individit ndaj shtetit dhe te individit ndaj personave te tjere juridik. Respektimi ndaj hyjnise nuk eshte dispozite shteterore (ne nje vend laik), per rrjedhoje as mekatet fetare te individeve. Pra, nese do te jesh ne anen e nje shteti pengues i mbuleses, gjej argumenta ne demokracine laike dhe jo ne doktrinat fetare. Gjiithashtu mundohu te veresh sa respektoohet ky vullnet i politikes kosovare edhe ne emertimet e shkollave apo hijet e shesheve.

Ti barazon lejimin me obligimin. Lejimi i nje martese te atille nuk eshte obligim, mbulesa po. Kjo e fundit eshte universale, ndersa e para ekziston per t'i ardhur ne "ndihme" kulturave te ndryshme ne bote. Per traditen shqiptare nje femer duhet te martohet dhe te "prodhoje" femije, te pakten deri ne gjysmen e shekullit te kaluar keshtu mendohej - kjo mendesi vazhdon edhe sot ne permasa te reduktuara ose te "embelsuara". Nene Tereza ishte nje femer qe iku nga familja dhe nga vendi, nuk u martua, nuk beri femije (para gjysmes se shek. XX): ama kjo nuk pengon sahanlepiresit ta barazojne me nderin e Kombit. E pra ketu traditat nuk u respektuan. I nderuar Guri nuk po gjykojme nje fe apo edhe besimin e nje individi, por lirite qe (duhet t'u) njihen nga shteti. Do ishte e drejte te mos transportoheshim ne tema te tjera.

Mos u lodh te me kuptosh shume ne komentet qe i jep shkrimeve te mia, por lexo qarte. Njerezit qe mundohen te pengojne perdorimin e shamise, me te gjitha justifikimet e mudshme, nga me urrejtjenxiteset deri tek me absurdet dhe komiket (qe ketu jane me bollek), jane thjeshte mohues te nje lirie kushtetuese dhe konvencionale nderkombetare. Ky eshte thelbi. Shpjegimi i diskutimit duhej t'i permbahet raportit ndalim/respektim i nje te drejte, me arsyet perkatese. Martesa, dita e xhuma, agjerimi, etj etj, jane plotesisht devijuese: zakonisht njeriu devijon kur nuk ka c'te shtoje me, qe ne kete rast do te thote, kur nuk mund te mbroje ne menyre racionale ate cka propagandon.
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė