Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-10, 09:26   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Blair: I premtova Rugovės, do ta ndihmoj popullin e Kosovės

Beqė Cufaj
Ibrahim Rugova!

Vizita nė Kosovė e ish-kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Tony Blair, i cili me tė drejtė u quajt “hero dhe mik” ėshtė edhe njė shenjė qė miqtė tanė, tani tė Republikės sė Kosovės, jo vetėm qė nuk e kanė harruar popullin dhe vendin tonė, por ata janė nė “korrent” me zhvillimet aktuale: ato ndėrkombėtare - si psh. GJND-nė, politike- korrupsioni dhe veriu, ekonomike- nevoja e zhvillimit dhe investimeve por edhe historike - kujtimet pėr Dr. Ibrahim Rugovėn, liderin e ndjerė por sidomos pėr miqtė perėndimorė tė paharrueshėm.

Natyrisht qė kur njė Bill Clinton apo Tony Blair e vizitojnė kėto kohė Republikėn tonė, kjo paraqet njė emocion, pėr tė mos e quajtur edhe mė tepėr, nė tė gjitha viset e vendit.

Sepse me punėn dhe angazhimin e kėtyre personaliteteve populli i Kosovės edhe sot e kėsaj dite ndėrlidh jo vetėm pėrndjekjen e regjimit tė Milosheviqit dhe Serbisė nga Kosova, por edhe lirinė nė kuptimin e mirėfilltė tė saj.

Dhjetė vjet pas kėsaj lirie dhe nė njė afat goxha tė shkurtėr kohor, kryeministri i Qeverisė sė Kosovės arriti qė njėrin pas tjetrit t’i ftonte si Clintonin ashtu edhe Blairin nė vend.

Ėshtė pėr tė tė ardhur keq sesi Qeveria, institucionet e vendit ose nuk kanė mundur ose nuk kanė dashur e mė sė tepėrmi duket se nuk kanė ditur qė kėto dy personalitete por edhe shumė tė tjera qė mund tė quhen kontribuues tė drejtpėrdrejtė tė Lirisė dhe Pavarėsisė sė vendit, vizitat e tyre nuk i kanė ndėrlidhur me ndonjė pėrvjetor tė vendit.

Datėn e ēlirimit tė vendit. Ose atė tė shpalljes sė pavarėsisė... Siē kėso ngjarjesh shėnohen nė tėrė botėn e civilizuar dhe demokratike.

Sepse, jo rrallė po del qė kur Kosovėn e vizitojnė kėso personalitetesh, mikpritėsit tanė vazhdojnė qė nė mėnyrė gati monotone ta ofrojnė tė njėjtin program.

Pankartat e pllakatet gjithandej nėpėr kryeqytet, disa takime e medalje me kryetarin e kryeministrin, fjalimi obligativ para Kuvendit tė Kosovės, njė tubim ku populli pėrshėndet personalitetin nė fjalė, njė rrugėtim e qėndrim deri nė Universitet dhe kjo ėshtė e tėra.

Ta imagjinojmė paksa sikur Clinton, Blair por edhe
Kouchner a Fischer, tė vinin sė bashku nė Kosovė dhe nė njė tryezė tė pėrbashkėt t’i kujtonin ato ditė tė para, gjatė dhe pasluftės nė kėtė nėnqiell.

Dhe po qe se tėrė kjo do tė ishte e ndėrlidhur me, e themi sėrish, ndonjė pėrvjetor tė rėndėsishėm tė vendit. Efektet mediale, politike, diplomatike e historike do tė ishin shumė mė domethėnėse dhe rėndėsishme.

Pse kjo nuk ngjet dihet: politikanėt tanė dhe protokollet e tyre janė thjesht tepėr tė dembelta tė planifikojnė me kohė diēka tė kėtillė. Kapėrthuren nėpėr itineraretet e tyre prej mejhanes nė mejhane.

Pos kėsaj aty ėshtė pak edhe pak djallėzi nė pyetje. E kanė zor, pėr tė mos thėnė tė pamundur ta gėlltisin qė ēdo personalitet i madh i gjallė historik, sa herė qė flet pėr Kosovėn e asaj kohe, nuk ka si tė mos ndėrlidhet me punėn dhe veprėn, politikėn dhe diplomacinė e Ibrahim Rugovės.

Kėtė e dėshmuan edhe Clintoni edhe Blairi nė ēdo fjalim dhe kujtim tė asaj kohe. Pse ngjet kjo?

Sepse del qė Rugova ishte personaliteti, i cili ka punuar mė sė shumti pėr Kosovėn nė planin ndėrkombėtar.

Pos problemit tė mirėfilltė tė Kosovės, atėbotė tė pushtuar dhe pas lufte tė rrėgjuar nga kaosi mes UNMIK-ut dhe ēlirimtarėve tė papėrmbajtshėm, Rugova bėri atė qė ēdo politikan modern, me mentalitet dhe sjellje perėndimore sot e bėn: pos ēėshtjeve politike e diplomatike, me shtete e burrėshtetas lidhte edhe diēka qė mund tė quhet personale: nga miqėsia deri te “gjėrat e pėrbashkėta”- periferike tė cilat janė mė shumė njerėzore (“Gurėt mineralė” te Clintoni dhe “Besa” te Blairi!).

Kjo dėshmon formatin e njė intelektuali, diplomati e politikani sot e mot. Kėta tanėt, pra tė sotmit edhe kur kėso vizitorėsh na vijnė, do tė duhej tė krenoheshin me Rugovėn.

Dhe para sė gjithash tė mėsojnė nga ai.

Por, ja qė ftesat zyrtare qė kėta politikanė tanė marrin pėr tė dalė jashtė vendi janė aq tė rralla saqė habitemi kur shohim se po udhėtojnė diku. Ndėrsa vizitat zyrtare tė homologėve tė tyre (aktualė!) nė vendin tonė janė edhe mė tė rralla.

Nėse doni mund edhe t’i numėrojmė. Por pėr tre vjet, rezultati do tė ishte mė se dėshpėrues.

Edhe nė kėtė drejtim, presidenti dhe kryeministri, do tė mund tė mėsonin nga Ibrahim Rugova!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė