Tema: E U L E X
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-10, 11:33   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E U L E X

Prishtinė, 15 korrik (pėrtėrirė) - Policia speciale e EULEX-it ka filluar sot, nė orėt e hershme tė mėngjesit, njė bastisje nė objektin qendror tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės (PTK), nė Prishtinė. Dhjetėra hetues tė EULEX-it aktualisht ndodhen brenda ndėrtesės, sikundėr edhe para saj, disa edhe tė maskuar.

Njoftimet mė tė fundit nga vendi i ngjarjes, ku ndodhet reporteri i Koha.net, bėjnė tė ditur se policia speciale e EULEX-it deri tash ka bastisur veturėn e drejtorit tė PTK-sė, Shyqri Haxha, ndėrsa momentalisht po bastis katin e katėrt tė objektit tė PTK-sė, ku ndodhet zyra e drejtorit Haxha. Gjithashtu ėshtė duke u bastisur edhe kati i dymbėdhjetė, ku ndodhen zyrat e prokurimit.
Policia e EULEX-it nga andej po nxjerr materiale, tė cilat po i vendos nė automjetet e veta, me siguri pėr hetim tė mėtejshėm.
Nuk ka informata nėse gjatė bastisjes ėshtė i pranishėm edhe drejtori, Shyqri Haxha.
Njė numėr i punėtorėve tė PTK-sė, tė cilėt i kanė vendet e punės nė hapėsirat ku po zhvillohet bastisja janė dėbuar nga andej dhe po presin pėrfundimin e bastisjes, qė tė kthehen nėpėr zyra.
EULEX-i ende nuk ka dalė me ndonjė prononcim pėr arsyet e kėsaj bastisjeje.

PTK ėshtė apostrofuar shpesh pėr dukurinė e korrupsionit dhe tė shkeljeve ligjore tė fushės financiare.
Misioni evropian pėr sundimin e ligjit nė Kosovė ka bėrė publike tash e njė kohė se po heton krimin e organizuar e korrupsionin, sidomos nė kompanitė publike, dhe nė qarqet e larta tė pushtetit.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė