surf maniac
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
|
Titulli: Thaēi shkarkon zėvendėsministrin Gjergj Dedaj
Ishalla mos po futet nė njė kapitull tė ri politika kosovare, sepse Gjergj Dedaj ka kėrcėnuar Hashim Thaqin se 15 korriku do tė jetė fillimi i fundit tė tij.Ai do tė bėj publike tė gjitha ato qė i ka heshtur pėr 11 vjet. Por dyshoj nė guximin e Gjergj Dedajt, sepse akoma e ka frikėn nėn palcė nga Hashimi. Gjithashtu mund tė llogaritet i pabesushėm pėr publikun kosovar, pėrshkak tė deklarimeve tė tij kontraverze.
Mbetet tė shihet nėse Gjergji do tė jetė bindės kesaj radhe, duke i nxjerrė nė shesh tė palarat e qeverisė, dhe mebetet tė shihet nėse publiku kosovarė do ti besoj, apo do t'ia kėndoj kėngen '' Gjergj, LDK-nė nuk e deshte, PDK-sė nuk i'a dite rendin, ku n'hamam do me ba vendin''
Citim:
Kėrcėnimet e Gjergjit
Gjergj Dedaj i ka shpallur luftė Hashim Thaēit. Ai thotė se tash ėshtė momenti pėr ti thėnė ato qė i ka heshtur pėr 11 vjet. Kur ky njeri dėshiron tė ma marrė fytyrėn mua dhe ti lajė duart me gjakun tim, atėherė do tė ketė shumė telashe me mua, personalisht Hashim Thaēi, thotė Dedaj.
Nga Express mė 16.07.2010 nė ora 8:21
Gjergj Dedaj i ka shpallur luftė Hashim Thaēit, tė enjten, disa ēaste pasi qė ky i fundit e shkarkoi nga posti i Zėvendėsministrit tė Transportit.
Nė kėtė post, Dedaj u emėrua tė premten e kaluar, duke provokuar kėshtu njė sėrė shkrimesh nė shtypin e Prishtinės. Kryetari i PLKsė u denoncua si keqpėrdorues i mjeteve financiare sa mbante postin e Zėvendėsministrit tė Punės. Kjo situatė duket se shtyu Kryeministrin Thaēi qė ta shkarkojė atė.
Kėtė vendim Kryeministri Thaēi e ka marrė bazuar nė tė gjeturat e fundit nga organet kompetente, qė flasin pėr keqpėrdorimet dhe keqmenaxhimin qė z. Dedaj e ka bėrė gjatė periudhės kur ka ushtruar detyrėn e Zėvendėsministrit nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale, thuhet nė njė deklaratė tė Qeverisė.
Ky veprim i Kryeministrit Thaēi vjen nė vazhdėn e luftės sė pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe ėshtė nė funksion tė fuqizimit tė qeverisjes sė mirė, transparente dhe efektive, nė shėrbim tė interesave tė qytetarėve tė vendit, vazhdon komunikata.
Kėto fjalė e kanė ēartė Gjergj Dedajn.
Prej kėtij momenti jam kundėrshtar politik i Hashim Thaēit. Jo i PDKsė, jo i Qeverisė sė Kosovės, jo i partive politike, por vetėm kundėrshtar i Hashim Thaēit, ka deklaruar Dedaj pėr Express.
Unė do tė kem pėrballje vetėm me Hashim Thaēin, tė cilin e ftoj qė brenda javės sė ardhshme ose tė mė kėrkojė falje publike ose tė mė presė nė takim sy me sy. Pėrndryshe, do ta flas atė qė e kam heshtur qė 11 vjet, ka kėrcėnuar ai.
Dedaj ka shtuar se heshtja e tij ka ardhur pėr hir tė interesave nacionale.
Kam heshtė pėr shkak tė Kosovės, me ja shpėtue fytyrėn vendit, UĒKsė dhe Hashim Thaēit. Kur ky njeri dėshiron me ma marr fytyrėn mua, e me i la duart me gjak timin, atėherė ka me pas telashe me mua personalisht Hashim Thaēi, ka deklaruar Kryetari i PLKsė.
Duke folur pėr akuzat ndaj tij, pėr avancet sa ka punuar nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale, Dedaj tha se pėr tė gjitha avancet tashmė i ka dhėnė shpjegimet dhe dokumentacionet.
Pas pėrfundimit, e shohim nėse mbetet diēka mangu, shkoj i plotėsoj. Asnjė ministėr nė Kosovė nuk e ka asnjė avancė tė mbyllur.
Ai tha se e ka ruajtur deri tani Hashim Thaēin duke qėndruar i urtė dhe i heshtur.
Tani e kam parė se ai heshtjen time dhe dinjitetin tim, respektin tim, e ka keqpėrdorė dhe donė me e njollos. Ka me u bind Hashim Thaēi dhe ai duhet me shėnua datėn 15 korrik 2010 sepse kjo datė ėshtė fillimi i fundit tė tij, tha Dedaj pėr Express.
Ai tha se ėshtė i gatshėm tė pėrgjigjet pėr ēdo gjė gjatė karrierės sė tij, i bindur se nuk ka njeri nė Kosovė qė ka dhėnė mė shumė pėr Kosovėn se ai.
Ka me u bind kryeministri se nė mesin e shumė gabimeve qė ka bėrė, sot e ka bėrė gabimin mė tė madh tė tij nė jetė, ka thėnė ai.
|
__________________
m'sohen senet
|