Jaksic: Kthimi i forcave serbe nė veri garanton sigurinė
Njėri nga udhėheqėsit e serbėve tė veriut tė Kosovės, Marko Jaksic, i ka deklaruar BBC-sė se zgjidhja mė e drejtė pėr kėtė pjesė tė vendit ėshtė kthimi i njėmijė trupave policore dhe ushtarake serbe, qė sipas tij, ėshtė e paraparė edhe me Rezolutėn 1244 tė KS tė OKB-sė.
Ai e cilėsoi si provokim tė konfliktit paralajmėrimin e autoriteteve tė Prishtinės pėr dėrgimin e njė njėsie tė posaēme shumėkombėshe policore nė veri tė vendit. Pak ditė mė parė edhe presidenti serb Boris Tadic i ka cilėsuar deklaratat e autoriteteve nė Prishtinė pėr njėsitė policore si "luftėnxitėse".
Deklaratat e zyrtarėve serbė pasuan pohimet e ministrit tė Brendshėm, Bajram Rexhepi, se ėshtė arritur njė pajtueshmėri politike pėr krijimin e njė njėsie tė posaēme policore, qė do tė intervenonte nė situata tė pėrshkallėzimit tė situatės, posaēėrisht nė veri tė vendit.
"Personalisht mendoj se duhet tė gjendet njė zgjidhje nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 sipas sė cilės ėshtė e paraparė qė tė kthehen diku rreth njė mijė policė dhe ushtarė serbė nė Kosovė. Kjo mendoj se ėshtė mėnyra mė e drejtė pėr zgjidhjen e problemeve nė kėtė pjesė tė Kosovės", tha Jaksic.
Ai ka kundėrshtuar shtrirjen e autoritetit tė Kosovės nė veri tė vendit, duke i cilėsuar institucionet kosovare si tė njė shteti tė vetėshpallur. Ideja pėr dėrgimin e njė njėsie tė posaēme policore nė veri tė Kosovės, ėshtė ripėrsėritur nga ministri i brendshėm, Bajram Rexhepi, i cili i tha BBC-sė se vendimi politik pėr kėtė ēėshtje tashmė ėshtė marrė.
Zoti Rexhepi tha se sipas nevojės dhe nėse niveli i dhunės ėshtė i lartė, me mbėshtetjen e policisė sė Kosovės dhe tė EULEX-it, ky njėsit duhet tė jetė i gatshėm pėr veprim.
"Ne nė parim jemi marrė vesh me komponentin e EULEX-it si dhe kemi biseduar edhe me shefin e operacioneve civile nė Bruksel, qė e ka pėrkrahur njė qasje tė kėtillė, dhe meqė nė njėsitė speciale tė policisė ka edhe pjesėtarė tė komunitetit serb, qė tė mos ketė keqkuptime sepse kjo nuk ėshtė e orientuar ndaj komunitetit serb por ndaj kriminelėve, sipas nevojės tė jenė tė angazhuara edhe njėsitė speciale", tha ministri Rexhepi.
Ai tha se qytetarėt serbė nė veri po e pėrkrahin idenė e vendosjes sė rendit dhe ligjit dhe tė sigurisė. Ministri Rexhepi tha se nuk pret pėrshkallėzim tė situatės nė veri por ripėrsėriti qėndrimin se nė ēdo rast tė pėrdorimit tė dhunės nga kushdo "pėrgjigja do tė jetė adekuate dhe me forcė proporcionale".
Ndėrkohė, misioni evropian pėr sundimin e ligjit thotė se pėr momentin nuk e pėrkrah idenė e dėrgimit tė njė njėsiti policor nė veri, megjithėse zėdhėnėsja e tij, Karin Limdal, i ka deklaruar BBC-sė se EULEX-i po punon nė krijimin dhe trajnimin e njė njėsie tė tillė.
"Sikundėr e ka thėnė kreu i misionit, tani pėr tani nuk ka asnjė marrėveshje pėr dėrgimin e ndonjė njėsiti tė posaēėm tė Policisė nė veri tė Kosovės. Por ajo qė EULEX-i po bėn ėshtė se po punon me tė gjitha palėt e interesuara drejt krijimi dhe trajnimit tė njė njėsiti tė posaēėm shumėkombėsh policor i cili mundėsisht mund tė pėrdoret nė gjithė Kosovėn pėrfshirė edhe veriun. Por, tani pėr tani nuk ka asnjė marrėveshje pėr vendosjen e ndonjė njėsiti tė posaēėm policor nė veri, ku situata tani ėshtė e qetė dhe ne shpresojmė se do tė vazhdojė tė jetė e tillė," ka deklaruar Limdal.
Ideja e dėrgimit nė situata tė dhunės tė njė njėsiti tė posaēėm policor nė veriun e vendit, pasoi njė valė tė dhunės afro dy javė mė parė qė la pas vetes edhe viktima nė njerėz. Gjendja e pėrshkallėzuar u debatua edhe nė KS tė OKB-sė, i cili i cilėsoi incidentet si tė izoluara dhe kėrkoi nga palėt qė tė tregojnė pėrmbajtje. /BBC/
Telegrafi
Economist: "Turqia, miku mė i ngushtė i Serbisė"
Nėse Serbia vazhdon luftėn kundėr Kosovės, vendet e BE-sė do ta lėnė jashtė Beogradin. Turqia duket si startegjia e daljes.
Serbia po shikon nė tė shkuarėn, por edhe drejt sė ardhmes. Mė 11 korrik, presidenti serb, Boris Tadiq, nderoi rreth 8000 viktima boshnjake tė masakrės sė Srebrenicės.
Nė tė njėjtėn kohė, nė veri tė Serbisė, nė Novi Sad, tė rinjė nga gjithė Evropa po shijonin festivalin vjetor tė muzikės Exit.
Emri i festivalit u zgjodh nga organizatorėt pėr tė gjetur njė dalje nga nacionalizmi serb, derisa pas 10 vjetėsh ėshtė shndėrruar nė njė nga destinacionet mė tėrheqėse tė verės pėr mijėra tė rinj nga i gjithė kontinenti.
Pėr ta, luftėrat e Serbisė janė diēka e lexuar nė librat e historisė, e qė nė verė kanė mbetur nė fund tė ēantave tė shkollės.
Padyshim, nuk ėshtė kėshtu pėr tė gjithė. Ratko Mlladiq, komandanti i serbėve nė masakrėn e Srebrenicės, vazhdon tė mbetet nė arrati, ndonėse kėrkohet nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė si i akuzuar pėr gjenocid.
Nė fjalimin e tij para trupave serbe, pas masakrės sė Srebrenicės, Mlladiq tha se e kishte ēliruar qytetin nga turqit - njė term fyes qė pėrdorej pėr boshnjakėt.
Si pėr ironi, tani Turqia duket tė jetė miku i ri mė i mirė i Serbisė. Pas pjesėmarrjes nė pėrkujtimin e Srebrenicės, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri turk, vizitoi Beogradin.
Njė numėr marrėveshjesh u nėnshkruan mes dy vendeve, pėrfshirė heqjen e vizave. Pakti pėr tregtinė e lirė do tė hyjė nė fuqi nė shtator.
I shoqėruar nga Tadiqi, kryeministri Erdogan vizitoi Sanxhakun, rajon me shumicė boshnjake nė Serbi, ku dy udhėheqėsit hapėn qendrėn kulturore turke.
Gjatė vitit tė fundit, Turqia ka filluar tė luajė njė rol mė aktiv nė Ballkanin Perėndimor, duke punuar pėr tė pajtuar serbėt e boshnjakėt nė Bosnjė dhe grupet rivale myslimane nė Sanxhak.
Ndėrhyrjet e mėhershme tė Turqisė nė rajon nuk kanė qenė shumė tė mirėpritura.
Festivali Exit organizohet nė njė kėshtjellė pranė Danubit, ndėrtuar nga austriakėt 300 vjet mė parė, nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur territoret nga Perandoria Osmane. Por, natyrisht qė kėshtjella ka njė pamje mė mikpritėse sot.
Organizatorėt, megjithatė, thonė se numri i pjesėmarrėsve, nė veēanti nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, kėtė vit ka rėnė ndjeshėm, pėr shkak tė goditjes nga kriza ekonomike.
Me gjithė deklaratat e zyrtarėve pėr rritje ekonomike, besimi ėshtė lėkundur. Njė tjetėr arsye ėshtė ngadalėsimi i procesit tė integrimit tė Serbisė nė BE.
Shumė tremben se Kosova mund ta ngadalėsojė kėtė ritėm edhe mė shumė. Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė japė opinionin kėshillėdhėnės mė 22 korrik lidhur me ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.
Serbia, pas kėsaj, planifikon tė kėrkojė nga Asambleja e Pėrgjithshme miratimin e njė rezolute, ku do tė bėhet thirrje pėr bisedime tė reja pėr statusin e Kosovės.
Por, udhėheqėsit e Serbisė kanė marrė paralajmėrime se ky hap do ti irritojė vendet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, 22 nga tė cilat janė vende tė BE-sė.
Serbia ka bėrė kėrkesėn pėr tė marrė statusin e vendit kandidat nė BE. Por, Gjermania e ka bėrė tė qartė se preferon njė periudhė pushimi sa i pėrket zgjerimit, pas hyrjes sė Kroacisė. Kjo e fundit pritet tė anėtarėsohet nė vitin 2012 apo 2013.
Nėse Serbia vendos tė vazhdojė luftėn pėr Kosovėn, Gjermania dhe vendet e tjera e kanė justifikimin e pėrkryer qė ta lėnė Serbinė jashtė.
Qėllimi strategjik i Serbisė ėshtė anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian, thotė minisitri i Tregtisė, Millosavleviq. Por, ai shton se nėse ka vonesa nė kėtė drejtim, vendi do ti forcojė marrėdhėniet me Rusinė, Kinėn dhe Turqinė.
Pas dy vjetėsh, mbushet njė shekull nga koha kur Turqia u dėbua nga Ballkani, pas mė shumė se 500 vjetėsh qėndrimi. E ja ku ėshtė Turqia sėrish. Duket sikur nuk u ikėn dot rrugėve tė ēuditshme tė historisė. (i.b.)
Radio Evropa e Lirė
Avioni i Fazlliqit u nis nga Tirana, pėsoi nė Kroaci
Njė avion i vogėl biznesi, i nisur nga Tirana drejt ishullit tė Braēit nė Kroaci, pėsoi dje njė aksident nė zbritje, ēka shkaktoi djegien e pjesshme tė tij.
Mediat kroate njoftuan se pasagjerėt e vetėm tė kėtij avioni ishin Damir Fazlliq, 35 vjeē dhe Ivan Zogoviq, 62 vjeē.
I pari njihet nga disa afera nė Shqipėri, ndėrsa pėr tė dytin agjencia e lajmeve kroate, "Vjesti" raporton se ėshtė jurist nė profesion, me shtetėsi amerikane dhe kombėsi serbe.
Anėtarėt e ekuipazhit kanė qenė pilotėt Zoran Modly, 62 vjeē, Milosh Stanojeviq, 33 vjeē, si dhe stjuardesa 28-vjeēare, Senka Vukeliq, tė tre me shtetėsi dhe kombėsi serbe.
Pėr fat tė mirė, qė tė gjithė i kanė shpėtuar pėr mrekulli kėtij aksidenti tė rėndė, duke pėsuar vetėm plagosje tė lehta.
Gazeta Shqiptare bėn tė ditur sot se Avioni Cessna 550, nė pronėsi tė kompanisė "Princ Aviation" njoftoi rreth orės 16:56 tė pasdites sė djeshme qendrėn e emergjencave nė Split, se po haste vėshtirėsi gjatė uljes nė pistėn e aeroportit tė Braēit.
Nisja e avionit Cessna 550 nga aeroporti i Rinasit ėshtė konfirmuar pėr televizionin "NEWS24" nga drejtoresha e komunikimit nė aeroport, Arlinda Ēausholli. Gazeta Shqiptare publikon sot detaje pėr rrethanat si ndodhi aksidenti.
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliq, njihet nė Shqipėri nga disa afera biznesore. Rreth njė vit mė parė, Prokuroria shqiptare filloi ndaj tij hetimet pas dyshimeve tė ngritura nė media por edhe nga opozita se biznesmeni serbo-boshnjak po ushtronte nė Shqipėri aktivitetin kriminal tė pastrimit tė parave.
Pas shtatė muajsh hetime, prokuroria e Tiranės nuk mundi tė ngrejė ndonjė akuzė ndaj Fazlliq, pėr shkak se nuk gjeti prova dhe fakte.
Koha.net