Tema: Morali Islam
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-10, 23:56   #17
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Morali Islam

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
Qeni, qė e ruan tė zotin e vet, shtėpinė dhe familjen e tė zotit tė vet qė e ushqen... Qė ėshtė nė gjendje me kalu qindra kilometra pėr me u kthy tek i zoti... A konsiderohet qė ka moral?

Personalisht, njė sjellje njė mėnyrė jetese, njė veprim qė bėhet pa asnjė interes material dhe pa qėllim pėrfitimi, e quaj moral.

100% e muslimanėve dhe tė krishterėve sillen mirė sepse ia kanė frikėn Zotit dhe flakės sė ferrit. Ose duan tė shijojnė tė mirat e xhennetit.
Nga kėndi njerėzor, unė kėtė e quaj jomoralitet dhe josinqeritet primar, origjinal.

(E dij qė ėshtė jashtė temės.)

Por,

shprehja musliman i moralshėm, thjeshtė nuk ka kuptim. Sipas mendimit tim.
Pse?
Sepse nėse ti e pranon se ka "musliman tė moralshėm", atėherė automatikisht po e legjitimon edhe shprehje "musliman i pamoralshėm". Dmth paska mundėsi me qenė edhe musliman edhe i pamoralshėm.
Apriori, mjafton veq me thanė "filani ėshtė musliman", kjo vetvetiu dmth "filani ėshtė i moralshėm ose i ndershėm". Ndėrsa kur thua "filani ėshtė musliman i moralshėm", dmth qė "njė filan tjetėr paska mundėsi me qenė musliman i pamoralshėm". (Sipas kėsaj, nėse i thua dikujt "jam musliman", nuk i ke thanė kurrgjo hiq, sepse nuk dihet a je musliman i moralshėm a i pamoralshėm.)
Kėtė nuk e duron feja Islame. As logjika.

Unė mendoj se Morali ka mundsi me jetu vet. Pa i ndihmu feja, pa i ndihmu askush.
Mos me qenė morali inicial njerėzor, Kurani nuk do tė kishte kurrfarė vlere.
Ka pasė njerėz tepėr tė urtė dhe tė moralshėm nė kėtė botė, edhe mija vjet para se me u pėrplasė nė tokė Kurani edhe Bibla.
Morali si moral mund te kete mbeshtetje te PERHERSHME vetem ne religjion, por morali dhe religjioni S'JANE NJE. Morali si parim nuk egziston pa religjion, kurse morali si praktike, si rast individual i sjelljes nuk varet drejtperdrejte nga religjioziteti. Ajo qe i lidhe eshte argumenti i perbashket : bota tjeter, me e larte. Meqe eshte "tjeter", ajo bote eshte religjioze: meqe eshte "me e larte" ajo eshte bote morale.
Ky raport deshmon edhe varesine e ndersjelle dhe pavarsine e ndersjelle te religjonit dhe moralit.
Morali eshte religjion i derdhur, i shprehur ne synime dhe regulla te sjelljes, perkatsishte sjellje e vullnetshme e njeriut ose mardhenie me te tjeret e harmonizuar me faktin se Zoti egziston. Se duhet te bej detyren time pa marr parasysh te gjitha veshtiresite dhe rreziqet te cilave u ekspozohem ( dhe kjo eshte ajo qe e quajme moralitet per ndryshim nga sjellja e motivuar prej interesit).
Pra pa religjion s'ka moral si parim, si ide : moralitet praktik ka. Mirpo ky moralitet praktik eshte gjithnje me i dobet , sa me shume largohet nga burimi qe i jep fuqine fillestare.
Kurse mbi ateizmin nuk mund te themelohet asnje sistem moral, mirpo ateizmi nuk e heq drejtperdrejte moralitetin. psh: vala e pornografise dhe e "moralit te ri" te lirise seksuale ne kufijte e vendeve socialiste ndalet me force, me cenzure, pra thjeshte me masa artificiale. Per te luftuar aidsin sistemet ateiste ne diten nderkombetare te sides shperndajne kontraceptive dhe te udhezojne si t'i perdoresh kurse religjioni e lufton perhere me moton mos be kurveri ( a eshte me e logjikshme dhe morale me u bazuar ne parimin 'mos be kurveri' [religjioni], apo, be kurveri sa te mundesh vetem perdore kondomin [ateizmi]). Eshte shume lehte qe njeriu t'i thote vetes : nese jetoje vetem sot dhe nese vdes neser dhe do te harohem, perse te mos jetoje sipas endjes dhe pa obligime. Por me e veshtire njekosishte me e moralshme eshte t'i thuhet vetit : nese jetoje vetem sot dhe do te vdes neser, perse te mos jetoje sipas udhezimeve te MORALIT (Kur'anit) dhe te dal faqe bardhe ate dite kur do te takohemi me Zotin e Madherishem.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė