Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-10, 14:10   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Blair: I premtova Rugovės, do ta ndihmoj popullin e Kosovės

Heshtja si art i vrasjes sė vlerave

Enver Bytyēi
Kur Tony Blair e filloi fjalėn e tij nė Kuvendin e Kosovės me njė mirėnjohje dhe pėrkujtesė pėr rolin, personalitetin dhe figurėn e shquar tė Ibrahim Rugovės, kishte nė atė sallė deputetė, tė cilėt ishin zverdhur, ishin nxirė ose ishin skuqur.



Kundėrshtarėt ekstremistė tė Rugovės ishin zverdhur, sepse ende nuk pajtohen me vlerat monumentale qė ai kishte prodhar. Ata qė nuk dėshironin vlerėsimin dhe rivlerėsimin e emrit tė Rugovės, ngaqė u paksohen "meritat", ishin nxirė. Njė pjesė e vogėl, e cila ka hedhur baltė mbi presidentin historik tė vendit, por qė e ndjen peshėn e fajit pėr kėtė, ishte skuqur. Megjithė dallimet midis tyre, tė tri kėto kategori "mėkatarėsh" kanė diēka tė pėrbashkėt: - Duan me ēdo kusht qė jehona e asaj qė pohoi ish-kryeministri britanik pėr ish-presidentin historik tė Kosovės tė kufizohet nė kohė e nė hapėsirė, mundėsisht tė mbetej "pronė" e sallės sė parlamentit, pra, tė mos bėjė vend nė median e shkruar dhe elektronike.



"Bomba" e Blair pasonte "bombėn" e Clinton nė favor tė njeriut qė mė shumė se gjithkush tjetėr i dha atdheut tė tij pėrkushtimin e njėkohėsisht mė shumė se ēdokush tjetėr u sulmua prej bashkombasve tė vet me gurė. Ishte vėrtetė njė ngjarje e madhore tė dėgjoje ish-kryeministrin britanik mė njė arsenal vlerėsimesh pėr vlerat e njeriut simbol tė shqiptarėve.



Por nė vend tė krenarisė pėr atė vlerėsim tė jashtėzakonshėm tė liderėve mė tė fuqishėm tė botės sė kohės sė Rugovės, ka pasuar heshtja, njė heshtje qė vret, madje qė rivret pa mėshirė, parasėgjithash tė vėrtetėn. Heshtin nė Prishtinė, heshtin dhe nė Tiranė. Hestin gjithashtu nė Shkup, Mal tė Zi apo Preshevė. Shumica prej heshtin tyre pėr shkak tė xhelozisė, tė njė xhelozie tė pajustifikuar, me tamahin pėr t’i bėrė hije krenarisė sė shqiptarėve, Ibrahim Rugovės.



Ata qė heshtin pėr kėtė shkak kanė nė dorė shumicėn dėrmuese tė mediave, paguajnė jo pak gazetarė, opinionistė dhe komentatorė, u japin urdhėra tė prerė editorėve mercenarė, qė tė mos i japin vend emrit, veprės dhe personalitetit tė papėrsėristhsėm tė hapėsirės shqiptare, Ibrahim Rugovės. Kėta mjeranė, qė s’kanė asgjė tė pėrbashkėt me interesat e kombit shqiptar, pėrveēse me interesat e pushtetit personal e klanor, nuk kanė ndėrmend tė kujtohen se sa dėme tė mėdha i sjellin kombit tonė me heshtjen vrasėse tė tyre ndaj vlerave tė pakontestueshme tė popullit tonė.



Metoda e heshtjes pėr atė qė nuk "mund ta varrosėsh" pėrndryshe ka qenė dhe ėshtė njė koncept paranojak i sė majtės shqiptare. Ndėrkohė qė jo pak tė vetėshpallur "djathtas" mbeten idhtarė tė kėsaj metode.


Sipas modelit majtist shqiptar e mė gjerė, njė ide, njė vizion, njė lider, njė pikėpamje, e cila nuk mund tė kundėrshtohet, duhet tė lihet nė heshtje. Heshtja ėshtė kapaku i harresės. Harresa, nėse vepron si njė proces i vazhdueshėm, zbeh efektet e njė fenomeni, tė njė ndodhie madhore apo tė njė figure tė shquar kombėtare.



Kėshtu ka ndodhur nė kohėn e diktaturės nė Shqipėri, kur emra tė shquar tė historisė dhe kulturės shqipe ishin mbuluar nga "pluhuri i harresės". Nė tė vėrtetė "harresa", pra heshtja, vjen nė njė stad tė dytė. Nė metodologjinė e sė majtės shqiptare dukuria e heshtjes, e pėrdorur si mjet denigrimi, ėshtė shfaqur pas njė beteje maratonė dhe pėr jetė a vdekje kundėr vlerave tė kombit tonė. Nė momentin kur "lufta" pėr ta rrėnuar dhe varrosur vlerėn e shtuar nė historinė tonė kombėtare ka dėshtuar, atėherė ėshtė pėrdorur heshtja si mjet pėr tė shkuar te harresa.


Mė sė shumti forma tė tilla tė "luftės sė ftohtė" janė pėrdorur dhe pėrdoren kundėr nacionalistėve, si dhe programeve, pikėpamjeve dhe vizioneve nacionaliste. Ibrahim Rugova mbetet modeli i aplikimit tė kėsaj strategjie vrasėse. Edhe nėse emri i tij pėrmendet ndonjėherė, kryesisht nga idhtarėt e vet tė LDK-sė, vlerat qė ai ka prodhuar e mbrojtur nuk janė bėrė nė mėnyrė tė njėmendtė objekt studimi, ekspertize dhe deshifrimi.


Nė literaturėn shqipe ka shumė momente, kur mund tė shquash qėndrimin kundėr pėrmes heshtjes. Mospromovimi, lėnia nė errėsirė, mosreklamimi i ideve bashkėkohore, injorimi i mendimit nacional shqiptar mbetet forma mė perfekte e izolimit tė kėtij mendimi.



Botimet me pėrmbajtje nacionaliste dhe thellėsisht demokratike, veēmas botimet, tė cilat zbulojnė tė vėrteta tė hidhura, janė tė destinuara tė mos pranohen nė auditoret e universiteteve, tė mos lejohen tė reklamohen nė ekranet televizive, tė mos gjejnė vend nė faqet e gazetave, pra tė mbeten thjesht pjesė e manualit tė bibliotekės, nė pritje tė katalogizimit digjital nė njė kohė tė ardhme.



Figurat e shquara tė kombit shqiptar, nė pamundėsi tė kundėrshtohen dhe varrosen pėrgjithnjė, mbeten ashtu nė heshtje, duke lėnė te publiku vetėm shijen e emrit qė ata i kanė dhėnė kohės kur kanė jetuar. Nė kėtė mėnyrė mesazhi i heshtjesponsorėve ėshtė se kėto figura "kishin vlerė" nė kohėn kur ata jetuan, por nuk mund tė pėrēojnė vlerė nė kohėn tonė.


Kėshtu po ndodh prej 20 vitesh me Gjergj Fishtėn dhe Faik Konicėn, emr tė cilėt nė diktaturėn komuniste ishin tė ndaluar. Kėshtu ka ndodhur me Bekim Fehmiun, pėr tė cilin duhej qė vdekja t’ia jepte pėrmasat e mėdha qė kishte. Kėshtu ka ndodhur deri diku me Azem Hajdarin dhe kėshtu po ndodh me idetė, vizionin, filozofinė dhe emrin e Ibrahim Rugovės si dhe personalitete tė tjera, qė rrallė i vijnė kėtij kombi.



Deri tė enjten e kaluar, kur Tony Blair evidentoi njė prej momenteve tė "hegjemonisė" morale me emrin Ibrahim Rugova, pakkush po fliste pėr emrin e kėtij personaliteti tė madh. Duhej pritur mė shumė se ditėlindja, ditėvdekja e tij, qė tė shkruhej e tė flitej diēka pėr kėtė emėr prominent. Edhė nė kėtė rast shmangjet e medias nga ngjarja janė tė pazakonta.


Politika e ditės dritėshkurtėr, politika e korruptuar moralisht dhe materialisht duket se ka shtrirė tentakulat e saj nė tė gjithė rrjetin e informacionit. Nė asnjė media elektronike nuk kam vėnė re deri tani tė bėhet njė debat pėrkujtimor pėr tė evidentuar vlerat e presidentit historik tė Kosovės, ose vlerat e mendimtarėve tė shquar tė kombit, tė cilėt i pėrmendėm mė lart.



Kjo indiferencė e shoqėruar me heshtjen vrasėse tė mediokritetit e ka dėmtuar dhe po e dėmton pėr sė tepėrmi tė sotmen dhe tė ardhmen e shqiptarėve. Kjo heshtje e shoqėruar me indiferentizmin cinik tė bashkohėsve tanė po vret jo vetėm trashėgiminė nacionale, por edhe tė ardhmen e kombit tonė.
Bota e qytetėruar ka ngritur njė rrjet tė gjerė pėr tė evidentuar vlerat e asaj qė quhet elitė politike, intelektuale dhe shkencore e vendit. Pėr promovimin e figurave tė pėrmasave tė Ibrahim Rugovės funksionojnė institute dhe qendra tė shumta studimore, fondacione dhe grupe tė mėdha biografėsh, ekspertėsh, historianėsh, politologėsh.


Tė gjitha kėto jo vetėm studiojnė dhe ekzaminojnė pikėpamjet dhe idetė filozofike e politike, por dhe nxjerrin pėrfundimet e domethėnėnies sė asaj qė studiojnė. E mė nė fund, kjo pėrpjekje vihet nė funksion tė studimit tė eksperiencės nė mėnyrė kritike, duke u dhėnė brezave qė vijnė trashėgiminė nacionale qė studiuesit kėnė vėnė nė ekspertizė. Mė nė fund studime tė tilla, tė cilat nė Shqipėri janė me shumicė pėr Migjenin, Poradecin apo Kutelin, mungojnė pėr mendimtarėt prominentė tė mendimit filozofik e nacional shqiptarė, si Fishta, Konica, Sami Frashėri, Pashko Vasa etj. Aq mė pak ka njė angazhim serioz tė vihet nė funksion studimi dhe ekspertiza e vlerave qė kanė prodhuar figura tė tilla tė shquara, si Ibrahim Rugova.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė