Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-07-10, 19:04   #27
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: gjykata e hages e gjykon e e denon Republiken e Kosoves per gjenocidin e srebrenices

Tėrmkolli: Pėr rigjykimin e Haradinajt, e interesuar Serbia

Rigjykimi i pjesshėm i kryetari tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, ka nxitur debat nė Kuvendin e Kosovės. Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka cilėsuar si lajm shqetėsues, por edhe tė dhimbshėm, vendimin e Apelit. Ndėrkohė, deputetė tė AAK-sė, kanė thėnė se pėr rigjykimin ėshtė e interesuar Serbia, por edhe qarqe tė caktuara brenda Kosovės. Krasniqi ka kėrkuar qė tė mos politizohet rasti.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės kanė shprehur shqetėsimin pėr rigjykimin e kreut tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinajt, tė cilit iu shqiptua vendimi i Apelit tė Tribunalit tė Hagės njė ditė mė parė.

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka thėnė se lajmi pėr rigjykimin e pjesshėm tė Ramush Haradinajt ka shqetėsuar opinionin, institucionet dhe Kuvendin e Kosovės.

“Njė lajm i tillė ka shqetėsuar institucionet e Kosovės, veē tė tjerave dhe pėr faktin se ajo ėshtė bėrė nė prag tė njė vendimi tė madh qė ėshtė pritur nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės".

"Edhe kėsaj radhe drejtėsia do tė triumfojė dhe ne kemi besim nė drejtėsinė ndėrkombėtare dhe presim tė dalė e vėrteta nė shesh dhe Haradinaj t’i kthehet, edhe familjes, edhe politikės nė Kosovė”, ka deklaruar Krasniqi nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės.

Ish-deputetja e LDK-sė, qė tashmė ka kaluar nė AAK, Melihate Tėrmkolli, ka thėnė se pėr rigjykimin e Haradinajt, ėshtė e interesuar Serbia, por edhe qarqe brenda dhe jashtė Kosovės.


“Pėr rigjykimin e z Ramush Haradinaj, ėshtė shumė e qartė se ėshtė tepėr e interesuar Serbia, por, po ashtu, ėshtė shumė e qartė se janė tė interesuara edhe qarqe tė caktuara brenda dhe jashtė Kosovės”.

“Do tė thosha se nuk ėshtė mirė tė gėzoheni shumė. Mos u gėzoni shumė se koha e errėt e sundimit tė Qeverisė Thaēi po perėndon. Po vjen koha e Ramush Haradinajt, dhe ai, si kryeministėr i Kosovės do tė ketė shumė punė pėr tė ndėrtuar vendin, tė cilin pandalshėm po e shkatėrrojnė kryeministri Thaēi dhe presidenti Sejdiu”, ėshtė shprehur Tėrmkolli.

Ndaj kėsaj deklarate ka reaguar kryeparlamentari, duke kėrkuar qė rasti tė mos politizohet.

“Ky rast ėshtė i dhimbshėm, ėshtė shqetėsues dhe nuk duhet politizohet pėr ta akuzuar kėtė apo atė. Ne, edhe nė tė kaluarėn, jemi pėrmbajtur nga gjykime tė tilla”, ka thėnė Krasniqi.

Por, edhe nėnkryetari i AAK-sė, Ahmet Isufi, ka pohuar se dikujt po i pėrshtatet, qė nė kėtė kohė vendimtare pėr Kosovėn, Haradinaj tė gjendet nė Hagė.

“Pas dy vjetėsh pėrsėritet njė storie, e cila lė pėrshtypjen se dikush nuk e do stabilitetin e Kosovės, se i vjen erė e keqe kėsaj gjendjeje, nė momentin kur nė GJND kemi njė gjykim - padia nga ana e Serbisė pėr pavarėsinė e Kosovės”.

“Kjo lidhje na bėn me dije se dikujt i ka konvenuar qė z Haradinaj tė kthehet pėrsėri nė Hagė, pa asnjė paralajmėrim, pėrveēse njė ditė para nisjes sė tij pėr nė Hagė”, ka theksuar deputeti Isufi.

Njohės tė ēėshtjeve juridike, kanė thėnė se rigjykimi i pjesshėm i rastit Haradinaj dhe tė tjerėt, ėshtė shumė i rrallė, meqė, siē thonė nė Tribunalin e Hagės, s’ka pasur asnjė rast tė tillė, tė rifillojė gjykimi pėr njė pjesė tė po tė njėjtave akuza.

Aktualisht, Ramush Haradinaj dhe Lah Brahimaj gjenden nė paraburgim nė Hagė. Kėshilli Drejtues i AAK-sė, do tė takohet gjatė ditės pėr tė diskutuar gjendjen e krijuar pas vendimit tė Apelit.

Ndėrkohė, Grupi Parlamentar i AAK-sė ka kėrkuar nga tė gjitha institucionet qė tė bėjnė tė gjitha veprimet zyrtare pėr ta kthyer Haradinajn nė Kosovė.

Njė kėrkesė e tillė ėshtė mbėshtetur edhe nga deputetė tė partisė nė pushtet, Partisė Demokratike tė Kosovės.
Radio Kosova e Lirė
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė