25.07.2010 | 08:00 UTC
Katastrofė gjatė Loveparade-it nė Duisburg

Pas shkaktimit tė turmės sė ngjeshur me pasoja vdekjeprurėse gjatė Loveparade-it nė Duisburg numri i tė vdekurve arriti nė 19. Sipas tė dhėnave tė fundit tė policisė mė shumė se 340 vetė pėsuan plagosje nė njė tunel para territorit ku do tė zhvillohej veprimtaria. Sipas policisė disa qindra mijėra tifozė tė muzikės techno kishin festuar dhe kėrcyer nė festėn e muzikės, qyteti dhe organizatorėt bėnė fjalė pėr 1,4 milionė pjesėmarrės. Paniku u shkaktua sipas policisė nga disa tė rinj qė u ngjitėn nė disa shkallė tė ngushta urgjence dhe nė njė skelė pėr altoparlantėt dhe ranė nga lartėsia. Mė shumė se njė gjysmė ore para fatkeqėsisė dėshmitarė okularė kishin paralajmėruar sipas policisė nga rreziku i njė tė ashtuquajture vrime gjilpėre para hyrjes qendrore. Parada e raver-ve u themelua nė vitin 1989 nė Berlin dhe u zhvendos nė 2007-ėn nė pellgun e Ruhr-it.