Engel i kėrkon Obamės tė dyfishohen pėrpjekjet pėr njohjen e Kosovės
Publikuar: Sot, mė 25 korrik 2010
$
New York, 25 korrik – Kongresmeni Eliot Engel u ka bėrė thirrje vendeve tė botės pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės. Me anė tė njė letre dėrguar Presidenti tė SHBA-ve Barak Obama dhe pėrfaqėsuesve tė senatit tė Amerikan, Engel sugjeron se nuk ka mė pengesa ligjore pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Kongresmeni Engel ėshtė shprehur se “Mendimi Kėshillues i GJND-sė, pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė njė fitore e madhe dhe historike pėr Kosovėn”.
Engel argumenton se “tani shumė vende tė botės mund tė ndjehen mjaft mė komode dhe rehat nė hapat e bėrė me njohjen e Kosovės”.
Pėrmes kėsaj letre, e cila duhet tė firmoset ka kongresmenėt, i kėrkohet administratės Obama, "tė dyfishojė pėrpjekjet e saj pėr tė nxitur vendet e tjera nė tė gjitha pjesėt e globit pėr tė njohur Republikėn e Kosovės, dhe tė kėrkojė nga miqtė dhe aleatėt amerikan pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė. "
"Kosova ka bėrė pėrparime tė mėdha si njė vend sovran, i pavarur. Ka mbajtur zgjedhjeve tė suksesshme demokratike. Pas pavarėsisė, Kosova ka miratuar ligje tė rėndėsishme pėr mbrojtjen e pakicave dhe pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e njė situate tė sigurt e paqėsore, dhe ka kėrkuar zhvillimin e marrėdhėnieve produktive me fqinjėt e saj”, ka theksuar Engel.
Ai tha se ėshtė koha qė vendet nėpėr botė, plotėsisht tė vlerėsojnė se nė "gjirin" e tyre tash kanė njė shtet tė ri nė Evropė dhe tė njohin, vendosin marrėdhėnie diplomatike me Kosovėn.
Engel ėshtė anėtar i lartė i Komitetit tė Punėve tė Jashtme tė Dhomės Pėrfaqėsuese nė Kongresin Amerikan dhe kryetar i Grupit tė Ēėshtjeve Shqiptare.
koha net