Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-10, 16:50   #840
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Zėri i Amerikės E hėnė, 26 Korrik 2010
Foto: AP


Marri palamenti i shkaut!
  • Qeveria e Serbisė tha se pret qė edhe 55 vende tė tjera ta njohin Prishtinėn tani qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė deklaroi se shkėputja e Kosovės nga Serbia nė vitin 2008 nuk pėrbėn shkelje tė ligjit ndėrkombėtar. Ministri i jashtėm serb, Vuk Jeremiē, tha sot se vendimi qė Gjykata shpalli tė enjten ia ka bėrė tė vėshtirė Serbisė tė vazhdojė fushatėn e saj diplomatike kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Zoti Jeremiē i bėri komentet nė njė seancė tė ngutshme tė parlamentit nė Beograd pėr tė diskutuar rreth reagimit tė Serbisė ndaj opinionit tė Gjykatės sė OKB-sė.
Parlamenti i Serbisė filloi tė debatojė sot mbi njė rezolutė e cila kėrkon bisedime tė reja mbi statusin e Kosovės, pas vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, e cila deklaroi se shkėputja e Kosovės nga Serbia nuk binte nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar.
Kėrkesa pėr njė rezolutė tė tillė mund tė rrezikojė objektivin e Beogradit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve tė BE-sė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe blloku prej 27 vendesh ka deklaruar se marrėdhėniet e mira mes Serbisė dhe Kosovės janė njė kusht kryesor pėr anėtarėsimin.
Rezoluta parlamentare, e pesta pėr Kosovėn qė nga viti 2005, e hedh poshtė opinionin e dhėnė javėn e kaluar nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė. Ajo i kėrkon qeverisė tė lobojė pėr negociata rreth njė statusi tė ri duke propozuar njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
Me njė politikė tė tillė, Beogradi mund tė dalė kundėr shumicės sė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe Shteteve tė Bashkuara, tė cilat e kanė njohur Kosovėn.
Ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiē e shpjegoi kėshtu situatėn:
"Vendi ynė dhe institucionet e tij tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike nė kėtė moment ndodhen pėrballė njė dileme; pra nėse duhet tė vazhdojnė t’i pėrmbahen rreptėsisht sovranitetit dhe tėrėsisė tokėsore tė vendit tė tyre, duke pėrdor tė gjitha mjetet ligjore, politike dhe diplomatike nė kėtė betejė."
Zoti Jeremiē tha se aktiviteti diplomatik i Serbisė deri nė hapjen e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, do tė pėrqendrohet nė pengimin sa tė jetė e mundur tė njohjeve tė mėtejshme tė Kosovės.
Beogradi ka bllokuar anėtarėsimin e Prishtinės nė organizatat rajonale dhe nuk lejon mallrat apo njerėzit me dokumente tė Kosovės tė hyjnė nė territorin e Serbisė, qė ėshtė rruga mė e shkurtėr pėr nė tregjet e Bashkimit Evropian.
Nė debatin parlamentar, partitė e opozitės kritikuan ashpėr qeverinė se humbi dy vjet me kėtė lloj diplomacie e cila nuk arriti tė sigurojė njė opinion tė Gjykatės Ndėrkombėtare nė favor tė Serbisė.
Tomisllav Nikoliē, i cili kryeson grupin mė tė madh opozitar, Partinė Progresive Serbe, la tė kuptohet se pas vendimit tė gjykatės, qeveria duhet tė ndryshohet.
"Ne kėrkuam qė deklarata e njėanshme e pavarėsisė tė shpallej njė akt nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar. Por Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tha se kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar. Ne morėm atė qė merituam. Dhe tani, na duhet tė vuajmė nga kjo. Ēdo gjė do tė ndryshohet nė Serbi pėrveē qeverisė, pėrveē njerėzve qė janė pėrgjegjės. Ne tė gjithė ndihemi tė turpėruar, tė poshtėruar, tė mundur, vetėm qeveria vazhdon aty ku ėshtė," tha zoti Nikoliē.
Rezoluta pritet tė hidhet nė votė sonte vonė ose pas mesnate dhe besohet se do tė miratohet.

  • Pas nje kohe do ta festojne ne Hage.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 27-07-10 nė 16:51
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė