Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-10, 17:44   #845
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

EULEX-i i la ftesė Azem Sylės tė paraqitet

Nėn mbikėqyrjen e Prokurorisė Speciale tė Kosovės (PSRK-sė), Policia e EULEX-it ka nisur sot nė mėngjes bastisjen e shtėpisė sė ish-komandantit tė UĒK-sė, Azem Syla, nė Kishnarekė.

Sipas komunikatės sė EULEX-it kjo bastisje ėshtė e lidhur me hetimet nė rastin Bllaca.

Bastisja ėshtė autorizuar nga gjykatėsi i procedurės paraprake i Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė.

Njė prokuror special i EULEX-it ėshtė i pranishėm nė vendin e ngjarjes pėr tė siguruar mbledhjen e efektshme tė materialit dėshmues dhe tė japė shpjegime tė plota pėr personat e pranishėm nė vendngjarje.

Koha.net nga burime tė tė sigurta u informua se bėhet fjalė pėr bastisjen e shtėpisė sė ish-komandantit tė UĒK-sė, Azem Syla, i apostrofuar nga Nazmi Bllaca, tashmė i identifikuar si punėtor i SHIK-ut.

Koha.net po ashtu merr vesh se bastisja ka nisur nė orėn dhjetėt tė mėngjesit, nė shtėpinė e Azem Sylės, nė fshatin Kishnarekė, afėr Komoranit.

Forcat policore tė EULEX-it fillimisht kanė gjetur tė mbyllur shtėpinė, kurse njė kushėri i tij fillimisht ua ka hapur dyert e oborrit, e pastaj ka ardhur i biri i Azemit, i cili pasi ka parė autorizimet pėr bastisje ka lejuar policėt tė hyjnė brenda.

Raportohet se ėshtė kontrolluar edhe xhipi “Hamer” i tij.

Hetuesit janė parė tė kenė nxjerrė nga shtėpia disa plumba tė tipit “Magnum”.
Nė bastisje po marrin pjesė rreth 15 policė, tė gjithė tė EULEX-it.

Pas pėrfundimit tė bastisjes tė shtėpisė sė ish komandantit tė UĒK-sė, ėshtė dorėzuar ftesa pėr tė u paraqitur nė Prokurorinė Speciale. I dyshuari duhet tė paraqitet brenda javės nga data e dorėzimit tė ftesės.
Koha.net

Serbia ua ndal pagat policėve “tė padėgjueshėm” nė Kosovė

Pesė policė tė Kosovės nga komuniteti serb ia kanė parė sherrin njė trajnimi nė Qendra pėr siguri publike, edukim dhe zhvillim nė Vushtrri. Si pasojė e spiunimit qė u ka bėrė komandanti i Stacionit Policor nė Vushtrri, Milija Milosheviq, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Serbisė, policėve serbė qė punojnė edhe pėr MUP-in u janė ndėrprerė pagat nga atje.

Burime tė gazetės “Koha Ditore” kanė bėrė tė ditur se policėt serbė kanė qenė tė paralajmėruar tė mos shkojnė nė trajnime tė tilla, tė cilat janė tė obligueshme pėr zyrtarėt policorė, nėse duan tė marrin edhe nga njė pagė nga Serbia, pėrveē asaj qė marrin nga Kosova.

“Pagat e kėtyre policėve janė ndėrprerė pėr shkak se janė ‘tradhtuar’ nga komandanti Milia Milosheviq, i njohur si ‘Piksi’.

Ai ka raportuar me emėr dhe mbiemėr nė MUP se kush janė policėt qė i kanė thyer rregullat dhe pėr kėtė u janė ndėrprerė pagat”, ka thėnė burimi i gazetės.

Gazeta ka kontaktuar tė martėn me komandantin e Stacionit nė veri tė Mitrovicės, Milija Milosheviq, i cili shumė herė ka dėshmuar se pėrfill vetėm urdhrat e pranuara nga MUP-i, por ai nuk ka dashur tė fliste.

“Jam nė mal dhe nuk po tė dėgjoj”, ka thėnė Milosheviq duke e mbyllur telefonin sapo ka kuptuar se ėshtė kontaktuar nga “Koha Ditore”.

Komandant “Piksi” ėshtė paralajmėruar nga zyrtarėt e Policisė sė Kosovės dhe tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme se nuk do tė tolerohen mė veprimet e tij.

Milosheviq ka aktualisht njė dosje nė Prokurori dhe disa dosje nė Inspektoratin Policor tė Kosovės, por ende nuk ka asnjė vendim.

Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės ndėrkaq nuk kanė mundur tė flisnin pėr rastin e ndėrprerjes sė pagave nga MUP-i serb pėr pesė policėt e Kosovės.

Zėdhėnėsi Arbėr Beka e ka konfirmuar tė martėn se nė Qendrėn pėr siguri publike, edukim dhe zhvillim nė Vushtrri ka trajnime tė shpeshta tė policėve pėrfshirė edhe nga komuniteti serb, por nuk ka mundur tė saktėsonte se nė trajnimin e fundit nga cili rajon kanė qenė ata.

“Ka shumė trajnime qė janė obliguese, siē ėshtė ricertifikimi, i cili nėnkupton se sė paku njė herė brenda vitit tė testohen aftėsitė e policit nė pėrdorimin e armės, nė dhėnien e ndihmės sė parė dhe aftėsitė psikofizike”, ka thėnė Beka.

Ai ka premtuar se tė mėrkurėn do tė japė informata shtesė pėr policėt qė kanė ndjekur trajnimin.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka pranuar ditė me parė nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore” se ka policė tė Kosovės qė paguhen nga Serbia, por ka premtuar se kjo nuk do t’u zgjasė shumė pasi qė priten tė merren masa.

“Ne do tė bėjmė njė vlerėsim dhe do tė bėhet njė ndarje: nuk do tė lejohen individė nė polici tė marrin rrogė tė dyfishtė edhe nga Buxheti i Kosovės edhe nga MUP-i i Serbisė”, ka thėnė ai.

“Ka kėso raste, nuk e di sa ėshtė numri i tyre, por do tė bėhet vlerėsimi dhe nėse nė tė kaluarėn janė toleruar pėr shkak tė numrit tė pėrqindjes tash ka mjaft serbė, tė cilėt janė tė interesuar tė rekrutohen dhe ata qė s’janė tė gatshėm ta kryejnė punėn e vet nė mėnyrė profesionale, ata duhet tė shkojnė, t’ua lėshojnė vendin atyre qė duan tė jetojnė nė Kosovė, qė duan tė vendosin rendin dhe ligjin dhe t’i respektojnė institucionet e Kosovės”.

Burime tė gazetės brenda Policisė kanė bėrė tė ditur se masa e parė qė do tė merret ndaj Milija Milosheviqit dhe disa tė tjerėve ėshtė ndėrrimi i vendeve tė punės, ndėrkaq pas pėrfundimit tė hetimeve edhe do tė suspendohen.

Ish-polici i Serbisė para vitit 1999, tash komandant i njė stacioni tė Policisė sė Kosovės, Milija Milosheviq, edhe pas hyrjes nė policinė kosovare ėshtė treguar luajal ndaj shtetit serb dhe strukturave paralele nė Mitrovicė.
Koha.net

Ambasadori Anton Berisha rrezikon tė shkarkohet

Afera rreth ēekut 16.2 milionė euro e vitit 2007 mund t’ia rrezikojė postin ambasadorit tė Kosovės nė Slloveni Anton Berishės.

Kjo, pasi qė nė kohėn kur Berisha ishte drejtor i Bordit tė Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit, garancia bankare e konsorciumit “Kosmocell”, nė vlerė prej 16.2 milionė eurosh ishte zhdukur dhe nuk kishte pėrfunduar nė arkėn e shtetit. Sė fundi EULEX-i ka filluar ta hetojė ketė aferė.

Zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme e Kosovės, Vlora Ēitaku, duke thėnė se askush nuk ėshtė mbi ligjin, ka paralajmėruar se nėse vėrtetohet implikimi i ambasadorit Berisha nė aferėn e ēekut 16-milionėsh tė konsorciumit “Kosmocell”, atėherė MPJ-ja do tė ndėrmarrė veprime karshi gjetjeve tė EULEX-it.

Numri dy i MPJ-sė kosovare ka potencuar se secili person, i cili konkurron pėr ndonjė post nė kuadėr tė shėrbimit diplomatik, duhet tė sjellė edhe njė vėrtetim nga policia qė nuk ėshtė i ndjekur penalisht apo nėn hetime.

“Askush nuk ėshtė mbi ligjin, e as shėrbyesit tanė diplomatikė”, ka thėnė ajo, ndėrsa ka shtuar se “nė kohėn kur ėshtė bėrė emėrimi, tė gjithė kandidatėt kanė deponuar njė deklaratė nga policia qė nuk janė nėn hetime, dhe nė rast se ndryshojnė rrethanat do tė ndryshojnė edhe veprimet tona”.

Ndėrsa zėdhėnėsi i Presidencės sė Kosovės, Xhavit Beqiri ėshtė shprehur se Presidenca nuk dėshiron tė prejudikojė diēka nė kėtė drejtim, por do tė presin deri nė rezultatin e hetimeve.

“Koha Ditore” tė shtunėn e javės sė kaluar ka raportuar se EULEX-i ėshtė duke hetuar aferėn e ēekut 16.2 milionė eurosh tė konsorciumit “Kosmocell”, i cili tash e tri vjet vazhdon tė mos jetė i derdhur nė thesarin e shtetit, e kjo kishte ndodhur nė kohėn kur nė krye tė ART-sė ishte ambasadori aktual Berisha.

Hetimet e EULEX-it rreth garancisė bankare nė vlerė prej 16.2 milionė eurosh tė konsorciumit “Kosmocell”, i pati konfirmuar pėr KD edhe kryetari aktual i Bordit tė ART-sė, Ekrem Hoxha.

Ndryshime nė stafin diplomatik kosovar janė paralajmėruar edhe mė herėt nė kuadėr tė njė procesi tė filluar nga Qeveria e Kosovės tė ashtuquajtur “riformatim” e herė “riformatizim”.

Zėvendėsministrja Ēitaku ka thėnė tė hėnėn pėr gazetėn se procesi i “riformatimit” tė stafit diplomatik ėshtė duke u konsoliduar.

“Ne me Ligjin pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe me shėrbimin diplomatik jemi tė obliguar qė tė vlerėsojmė performancėn pėr tė gjithė pėrfaqėsuesit tanė diplomatikė, dhe mė pas, duke u bazuar nė vlerėsimet e bėra, do tė merren edhe hapat pėr avancimin apo pėr uljen e gradave tė shėrbyesve tanė diplomatikė”, ka thėnė Ēitaku.

Mė tutje, ajo ka sqaruar se janė formuar dhe janė duke punuar edhe komisionet pėrkatėse pėr njė vlerėsim tė tillė.

“Neve shumė shpejt besojmė se ministri i Jashtėm nė koordinim me presidentin do tė marrin vendimet pėr ndryshimet eventuale nė shėrbimin diplomatik”, ka thėnė ajo.

“Riformatimi” ka nisur nė fund tė muajit mars me shkarkimin e gjashtė ministrave, tre nga PDK-ja dhe tre nga LDK-ja. Ėshtė pėrcjellė me shkarkime tė kryeshefave tė agjencive tė ndryshme dhe me emėrime e shkarkime tė zėvendėsministrave.

Gazeta mė herėt pati raportuar se si tė parėt nė kėtė proces ėshtė e mundur tė pėrfshihen ambasadori nė Tiranė, Gazmend Pula, ambasadori nė Romė, Albert Prenkaj, si dhe ambasadori nė Bernė, Naim Mala.

“Asnjėri nga kėta tre ambasadorė nuk ka dėshmuar se ėshtė i denjė pėr tė qenė nė krye tė pėrfaqėsive diplomatike nė shtetet respektive”, ka thėnė njė zyrtar i lartė brenda Qeverisė sė Kosovės, nė kushte anonimiteti.
Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė