Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-10, 17:45   #846
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Tregohet forca nė Veri

Ndryshimet nė polici nė pjesėn veriore tė vendit, bėhen nė gusht. Deri mė tash, ato janė shtyrė pėr shkak tė ndėrkombėtarėve. Nė kėtė pjesė tė vendit, KFOR-i, Policia e Kosovės dhe EULEX-i kanė nisur ushtrim tė pėrbashkėt.


Ndryshimet e paralajmėruara tė zyrtarėve tė lartė tė Policisė sė Kosovės nė veri tė vendit, duket se nuk do tė jenė shumė tė lehta.

Ndėrrimet atje ėshtė dashur tė ndodhin gjatė kėtij muaji, ashtu siē kanė paralajmėruar zyrtarėt e lartė tė Policisė sė Kosovės.

Kjo pėr faktin se shumė prej policėve nė veri tė vendit, duke pėrfshirė edhe komandantė stacionesh, nė disa raste, nuk u janė bindur urdhrave tė hierarkisė komanduese tė Prishtinės.

Ngjarja e fundit e kėsaj kryeneēėsie ishte moszbatimi i urdhrave me rastin e protestės sė serbėve lokalė, ku nga shpėrthimi i njė granate, u vra njė dhe u plagosėn disa persona nė veri tė Mitrovicės. Por, burime tė mirėinformuara tė Expressit nga Policia shpjegojnė se dėshira dhe plani i zyrtarėve tė lartė tė Policisė sė Kosovės pėr kėto ndryshime ka hasur nė kundėrshtimin e EULEX-it.

“Zyrtarėt e EULEX-it mendojnė se ende nuk duhet tė bėhen kėto ndryshime”, thotė burimi i gazetės, i cili tregon edhe pėr disponimin e krerėve tė Policisė sė Kosovės pėr kėtė ēėshtje.

“Megjithatė, aq sa di unė, zyrtarėt e lartė tė Policisė sė Kosovės janė tė vendosur qė kėto ndryshime tė bėhen nė ditėt e para tė muajit gusht”, thotė burimi nėn kushtet e anonimatit.

Aktualisht, ushtruesi i detyrės sė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Kosovės, Behar Selimi, ndodhet pėr disa ditė pushime nė bregdetin shqiptar.

I kontaktuar nga Expressi, ai nuk ka dashur tė japė asnjė koment nė lidhje me kėto ndryshime tė pritshme.

Por, nė njė deklarim tė tij tė para disa ditėve, ai ka shpjeguar se ndryshimet nė Policinė e Kosovės nė veri tė vendit, nuk kanė tė bėjnė me ēėshtje politike, por vetėm tė sigurisė.

“Koha e vlerėsimeve tė mėshirshme politike pėr punė policore atje, ka kaluar”, ishte shprehur Selimi pėr Express.

Ndėrkohė, para se tė bėhen ndryshimet nė Policinė e Kosovės nė veri tė vendit, trupat e KFOR-it kanė nisur njė ushtrim nė Zubin Potok.

Kėsaj here, ky ushtrim ėshtė shumė mė i veēantė sesa tė tjerėt, sepse bėhet sė bashku me Policinė e Kosovės dhe EULEX-in.

Kjo manovėr nis vetėm njė ditė pasi ėshtė sulmuar me armė zjarri, njė patrullė me policė rumunė tė EULEX-it nė, pikėrisht nė veri tė Kosovės.

Trupat e KFOR-it nuk sqarojnė pėr numrin e pjesėtarėve qė janė pėrfshirė nė kėtė manovėr, por tregojnė se tė gjithė do tė jenė nėn emblemėn e tyre.

“Tė gjitha automjetet do tė mbajnė shėnimin ‘KFOR’ dhe tė gjithė ushtarėt do tė mbajnė kartėn e identifikimit tė KFOR-it”, sqaron Komanda Qendrore e KFOR-it nė Prishtinė. Sipas KFOR-it, ky ushtrim nuk ėshtė pėrgjigje ose pėrgatitje pėr ēfardo situate tė pritur apo pa pritur nė Kosovė.

“Ky ushtrim ėshtė pjesė e njė cikli trajnues me afat tė gjatė qė ka pėr qėllim tė zhvillojė edhe mė tej aftėsitė dhe ndėroperacionalitetin e KFOR-it”, sqaron KFOR-i. Nė lidhje me kėtė ushtrim tė kėtij lloji, zyrtarė tė EULEX-it nuk japin shumė sqarime, madje nuk tregojnė as pėr numrin e policive tė tyre tė pėrfshira nė kėtė manovėr.

“Tė mėrkurėn (sot), afėr portės 31, policė tė EULEX-it sė bashku me njė tog tė Forcave pėr Reagim tė Shpejtė (Platoon of Quick Response Forces) do tė mbajnė njė trajnim tė pėrbashkėt me KFOR-in”, thotė Blerim Krasniqi, njė nga zėdhėnėsit e EULEX-it pėr Express.

Nė lidhje me kėtė ushtrim, askush nga Policia e Kosovės nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė se cila njėsi e tyre ėshtė dėrguar nė kėtė ushtrim nė veri tė vendit.

Ndėrkohė, zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme sqarojnė se Policia e Kosovės, KFOR-i dhe EULEX-i e mbajnė kėtė ushtrim tė pėrbashkėt pėr tė forcuar bashkėpunimin ndėrmjet tyre.

Dafina Myrtaj, kėshilltare pėr media e ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, shpjegon se njė ushtrim i tillė nuk ka tė bėjė fare me informacionet e mėhershme pėr dėrgimin e Njėsive Speciale tė Policisė sė Kosovės nė veri tė vendit.

“Informacioni pėr Dėrgimin e Njėsisė Speciale nė veri tė Kosovės, ėshtė keqkuptuar nga mediat. MPB-ja dėrgon atje njė njėsi tė tillė, vetėm kur ėshtė nevoja”, thotė Myrtaj pėr Express.

Ky ushtrim i pėrbashkėt nė veri tė vendit bėhet vetėm njė ditė pasi me armė zjarri ėshtė sulmuar njė patrullė e EULEX-it.
Gazeta expres

Qytetarėt ndalin grabitėsin

Disa qytetarė kanė ndalur njė person tė dyshuar, i cili paraprakisht i kishte grabitur njė zinxhir tė arit njė gruaje, tė cilės grabitėsi i kishte rrėzuar edhe foshnjėn nga duart.

Siē njofton policia, grabitja ka ndodhur tė martėn, afėr tregut tė Prizrenit, derisa viktima, mbante nė duar foshnjėn e saj, dhe ishte e shoqėruar njė i afėr i moshuar.

“Njė grua e cila kishte nė duar foshnjėn e saj disa muajsh, e shoqėruar edhe nga njė i afėrm i saj i moshuar, derisa po ecte nė afėrsi tė tregut nė Prizren ishte sulmuar nga njė i dyshuar i cili me forcė ja kishte marrė nga qafa njė zinxhir ari nė vlerė prej 1300 Euro.

Pas kėsaj i dyshuari tenton qė me forcė ta mbajė zinxhirin duke ja rrėzuar kėshtu foshnjėn nga duart e viktimės.

Pas kėsaj personi i dyshuar kishte tentuar qė tė ik nga vendi i ngjarjes, por ėshtė ndaluar me forcė nga disa qytetarė qė kishin parė nga afėr tėrė ngjarjen,” njofton policia, transmeton Kosovapress.

I dyshuari ėshtė Luan. H. (1988), shtetas i Republikės sė Shqipėrisė, ndaj tė cilit prokurori ka autorizuar ndalimin policor pėr 48 orė, pėr tė vazhduar me procedurat tjera.

Policia e Kosovės falėnderon tė gjithė qytetarėt pėr njė bashkėpunim tė mirėfilltė qė ndihmojnė policinė nė realizimin e misionit pėr tė ruajtur jetėn dhe pronėn e tė gjithė qytetarėve tė vendit.
Gazeta expres

Izraeli rrėnon njė fshat Palestinez tė tėrin

Trupat Izraelite kanė fshirė nga harta tė tėrin fshatin Arakib nė shkretėtirėn Negev.

Mijėra ushtarė Izraelitė rrethuan fshatin Arab tė Arakib-it derisa punėtorėt komunal rrėnuan pėr toke tė gjithė fshatin.

Dėshmitarėt e rastit tregojnė se fshati nuk ekziston mė pasi tė gjitha 45 shtėpitė u rrėnuan me arsyen se nuk kanė qenė tė pajisur me leje ndėrtimi.

Sė pari u larguan banorėt me dhunė nga shtėpitė e tyre e pastaj ushtria mbante rendin nėn kontroll me anė tė helikopterėve.

Arakib-i ishte njė ndėr 45 fshatrat Arab nė zonėn e Negev-it tė cilat janė themeluar tė gjitha para pushtimit Izraelit tė 1948-es.

Tani ekziston droja nė kėtė anė se kjo ėshtė fillimi i rrėnimit tė tė gjitha kėtyre fshatrave.
Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė