Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LABI
Ne konceptin e qytetarise;ne rrethanat kur ekziston nje entitet politik i njesuar (brenda nje territori,demografije dhe sovraniteti te caktuar), te jesh patriot/atedhetar do t'thot te sillesh konform drejtave dhe detyrave qe qytetari i gezon (si tager ligjor) me lidhjen/mardhenien juridike (te perhershme apo vazhdueshme) qe lidh me shtetin perkates .
1.Te jesh patriot do te thot t'mos biesh ndesh me ligjet ne fuqi.
2.Te pergjigjesh detyrimeve dhe obligimeve qe derivojne nga fakti i te qenurit shtetas/qytetar i shtetit perkates .
3.Te kesh te kultivuar ndjesine/pergjegjesine e te kujdesurit,ruajturit te ASAJ CFAR ESHTE E PERBASHKET (hapsiren publike, ambientin).
4.Te paguash taksat, dhe obligimet qe ke ndaj subjekteve te ndryshem "SI KONSUMATOR".
5. Dhe te besh diq per veten (gjithesecili duke bere diq per veten, me nej far menyre ben dhe per shtetin)
|
Nė kontekstin e qytetarisė, sipas meje, tė jesh patriot do tė thotė tė mos pajtohesh kurrė me ligjet diskriminuese dhe tė reagosh me guxim dhe vetėmohim kur bėhet padrejtėsi ndaj tjetrit.
Ta duash atdheun apo shtetin tėnd don tė thotė tė mos lejosh qė ai tė jetė e tė bėhet i poshtėr e i nėpėrkėmbur.
Martin Luther King edhe Mahatma Ghandi krejt aktivitetin e tyre jetėsor e zhvilluan kundėr ligjit, por qė tė dy sot janė simbole tė patriotizmit.
Pjesa bazė (themelore) e patriotizmit qė na ka munguar gjithmonė ne shqipeve, ėshtė GUXIMI QYTETAR. Shohim fqinjin qė pasurohet me hajni e vepra kriminale - nuk reagojmė, bashkėjetojmė me tė. Shohim dhe e dijmė se kryetarin, udhėheqėsin, ministrin, nėpunėsin e kemi kriminel e hajn - nuk reagojmė, bashkėpunojmė e bashkėjetojmė me tė. Heshtim. Nuk ke rrymė edhepse paguan rregullisht - hesht. Nuk ke ujė, nuk ke pastėrti, edhepse paguan rregullisht pėr to - hesht...
Ndonjė popull a komb tjetėr nuk sillet kėsisoj. As ndonjė lloj i kafshėve jo.
Ameba?
Ndoshta.