Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-10, 17:09   #851
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Gjoka: Diplomatėt shqiptarė trajnohen nė Rusi

Ambasadori shqiptar nė Federatėn Ruse, Sokol Gjoka ka deklaruar gjatė njė takimi nė Moskė se njė pjesė e mirė e diplomatėve shqiptarė trajnohen nė Rusi.

Gjoka ka folur gjatė njė tryeze nė universitetin MGIMO nė datėn 25 shkurt tė kėtij viti.

Nė kėtė takim, Gjoka pohoi edhe bashkėpunimin Shqipėri-Rusi nė fushėn e sigurisė dhe tė shėrbimeve sekrete.

“Nė Shqipėri ėshtė krijuar njė traditė e mirė, qė i dėrgojnė diplomatėt e ardhshėm pėr mėsim nė MGIMO, dhe keta diplomatė janė sot disa ambasadorė shqiptarė nė vende tė ndryshme”, tha Gjoka gjatė takimit me studentė dhe diplomatė nė Universitetin MGIMO tė Ministrisė sė Jashtme Ruse.

Nuk dihet se nė ē’fusha ėshtė shtrirė bashkėpunimi mes dy qeverive dhe trajnimi i diplomatėve shqiptarė, por ambasadori Gjoka ka deklaruar se marrėdhėniet mes dy vendeve janė tė qėndrueshme.

Nė tė njėjtin takim Gjoka lėshoi deklaratėn “bombė” se Shqipėria dhe Rusia bashkėpunojnė nė fushėn e shėrbimeve sekrete.

Ambasadori pohoi madje se ka patur edhe veprime operacionale tė pėrbashkėta, por pa e specifikuar se cilat ishin kėto operacione.

“Njė nga drejtimet e bashkėpunimit aktiv ndėrkombėtar tė Shqipėrisė, dhe me Federatėn Ruse, pėrfshin kooperimin e shėrbimeve inteligjente, shkėmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete”, deklaroi ai para studentėve dhe zyrtarėve tė MPJ-sė ruse.

Dihet qė kjo deklaratė shkaktoi njė furtunė nė Tiranė, por jo vetėm.

Qėndrimi i ambasadorit u publikua nė momentin kur nė qarqet politike flitet se diplomatė tė caktuar i kanė shitur informacione sekrete tė NATO-s, vendeve jo anėtare tė organizatės.

24 orė pas publikimit tė deklaratave tė Gjokės, ambasadori shqiptar pranė NATO-s nė Bruksel, Artur Kuko, ka telefonuar menjėherė nė qeveri, pikėrisht nė Drejtorinė e Sigurimit tė Informacionit tė Klasifikuar (DSIK).

Burime nga DSIK pohojnė pėr “GSH” se ambasadori shqiptar ka kėrkuar informacione tė qarta, tė kėrkuara prej tij nga partnerėt e NATO-s, nėse vėrtet pohimi i ambasadorit shqiptar nė Rusi pėr operacione tė pėrbashkėta dhe veprime konkrete mes dy shėrbimeve informative, kanė qenė ose jo tė vėrteta.

Menjėherė pas kėsaj, nga DSIK ėshtė nisur njė shkresė urgjente nė zyrat e Shėrbimit Informativ tė Shtetit (SHIK).

Brenda 24 orėve tė ardhshme Shėrbimi Informativ Shtetėror i ktheu pėrgjigje DSIK-sė se vperime tė pėrbashkėta me Rusinė ka patur, por asnjė institucion nuk ka deklaruar se dyshon pėr rrjedhje informacioni sekret.

Letra, me firmėn dhe vulėn e SHISH-it, ėshtė pėrcjellė me vula dhe firma tė tjera tė DSIK-sė, nė zyrat shqiptare tė NATO-s nė Bruksel, pėr t’u informuar mė pas partnerėt e NATO-s.

Ajo qė tashmė dihet me siguri, ėshtė se deklarata e ambasadorit shqiptar nė Rusi, Sokol Gjoka, ka zgjuar edhe njėherė vėmendjen e partnerėve ndėrkombėtarė.
BalkanWeb
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė