Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-10, 17:17   #2
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Knaus: Kosova aktualisht s’ka perspektivė evropiane

Duhet tė jeni shtet i njohur nga BE-ja dhe institucionet e saj pėr tė pasur tė ardhme evropiane, thotė Gerald Knaus, drejtor i Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet.



RADIO EVROPA E LIRĖ
Njė javė mė parė, Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė qartėsoi se pavarėsia nuk shkeli tė drejtėn ndėrkombėtare. Megjithatė, Serbia ende po lufton, tash nė nivelin politik, dhe ka paraqitur rezolutė nė Asamblenė e Pėrgjitshme tė OKB-sė. Si e shihni situatėn pas GJND-sė?

GERALD KNAUS
Mendoj se globalisht, kjo sigurisht se ėshtė parė si fitore pėr Kosovėn dhe mbetet tė shihet nėse ministri i Jashtėm i Kosovės ka tė drejtė nė pritjet e tij se do tė pasojnė njohje tė shumta nga vendet anėtare tė OKB-sė.

Nė anėn tjetėr, kur ėshtė fjala pėr Evropėn, qė nė disa mėnyra ėshtė sfida mė e rėndėsishme pėr Kosovėn, vendimi i GJND-sė nuk ka ndryshuar asgjė deri mė tash.

Kosova ende nuk ka mundėsi qė tė ketė ēfarėdo marrėdhėnieje zyrtare kontraktuale me Bashkimin Evropian.


Meqė ky ėshtė njė parakusht pėr anėtarėsim nė njė tė ardhme nė BE, kjo sigurisht se ėshtė zhgėnjyese. Mbetet shumė e paqratė, se kur, nėse jo tash, pesė vendet e BE-sė, qė nuk e kanė njohur Kosovėn, do ta rishikojnė politikėn e tyre.

Nė tė njėjtėn kohė, ky vendim mund t’ia bėjė mė tė vėshtirė Serbisė ecjen e saj nė rrugėn kah anėtarėsimi nė BE, derisa politikat serbe tė mos bėhen mė fleksibile.

Edhe para vendimit, shumė anėtare tė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn, kanė qenė shumė tė frustruara me politikėn serbe, qė duket se po ia vėshtirėson punėn Evropės nė stabilizimin e Ballkanit.

Dhe, disa anėtare tė BE-sė, qė janė skeptike nė pėrgjithėsi rreth zgjerimit tė BE-sė me vendet e Ballkanit, po ashtu po e pėrdorin ēfarėdo ēėshtjeje tė pazgjidhur si njė justifikim pėr tė ngadalėsuar progresin e Serbisė.

Prandaj, sa i pėrket BE-sė, vendimi i GJND-sė mund t’ia vėshtirėsojė jetėn Serbisė, por jo domosdoshmėrisht duke e ndihmuar Kosovėn... tė paktėn jo deri mė tash.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Knaus, pėrse mendoni se pesė shtetet e BE-sė nuk e kanė ndryshuar qnėdrimin e tyre, kur vetė gjykata botėrore thotė se pavarėsia nuk ka shkelur ligjin ndėrkombėtar?

GERALD KNAUS
Nuk ka kėrkesė legale pėr shtetet qė ta njohin njė shtet tė ri. Kėto pesė vende kanė marrė vendimin e tyre duke u bazuar kryesisht nė politikat e tyre tė brendshme.

Dhe tash ata argumentojnė se edhe nėse deklarata e pavarėsisė ka qenė legale, fakti i secesionit ende mbetet njė gjė, qė ato nuk duan ta pranojnė.

Kėshtu qė, sikur Gjykata qė ka zgjedhur njė mėnyrė specifike tė tė pėrgjigjurit tė pyetjes, ende ekziston mundėsia pėr ēdo qeveri qė tė argumentojė, se nuk ka kėrkesė pėr ta njohur Kosovėn.

Natyrisht, kjo ėshtė zhgėnjyese pėr Kosovėn, por edhe pėr vetė BE-nė: kjo mund tė ishte njė mundėsi pėr BE-nė, qė tė arrijė njė qėndrim tė pėrbashkėt, qė ėshtė tepėr i nevojshėm.

Aktualisht edhe pse politikanėt evropianė flasin pėr perspektivėn evropiane tė rajonit, nuk ka perspektivė evropiane pėr Kosovėn, derisa nuk njihet nga 27 vendet anėtare.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Problem tjetėr nė Kosovė mbeten misionet ndėrkombėtare, qė vazhdojnė tė thonė se janė neutrale ndaj statusit. A ka kuptim ky ‘neutralitet’ pas vendimit tė GJND-sė?

GERALD KNAUS
Pėr BE-nė, neutraliteti ndaj statusit nuk vjen nga ndonjė argument ligjor, nga ndonjė gjykatė. Ėshtė reflektim i ndasisė sė BE-se dhe pėrderisa 5 nga 27 vendet anėtare nuk e njohin Kosovėn, BE-ja nuk mund tė ketė qėndrim pėr statusin.

Ky ėshtė problem dhe mendoj se ekziston njė nevojė pėr BE-nė dhe disa vende anėtare qė tė mendojnė nė mėnyrė kreative se si edhe nė kėtė kohė mund tė ketė proces tė evropianizimit me Kosovėn.

Dhe, kėtu mendoj se Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme duhet qė urgjentisht tė fillojnė tė mendojnė kujdesshėm, se cilat opsione do tė mund t’i minimizonin ndasitė e BE-sė.

Por, fatkeqėsisht, pėrderisa ka kėso ndasish, ka edhe kufizime se ēfarė mund tė bėjė BE-ja.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sėrish pėr kėto pesė vende tė BE-sė, autoritetet kosovare thonė se ato po bllokojnė integrimin evropian tė Kosovės dhe tė rajonit. A mund ta pėrballojnė kėtė pėrgjegjėsi kėto shtete?

GERALD KNAUS
Njė shtet i BE-sė po e bllokon Maqedoninė pėr njė kohė shumė tė gjatė, pėrfshirė kėtu 5 vjetėt qė kur Maqedonia ėshtė kandidate.

Sė fundi, njė tjetėr shtet e mbajti pezull Kroacinė pėr pothuaj njė vit dhe natyrisht Qiproja po ia vėshtirėson jetėn Turqisė.

Fakt fundamental pėr BE-nė ėshtė se secili vend anėtar mund ta ngadalėsojė zgjerimin. Pajtohem me sugjerimin tuaj se kjo ėshtė politikė e papėrgjegjshme nė dritė tė interesit strategjik tė BE-sė nė Ballkan dhe mendoj se disa nga shtetet qė nuk e kanė njohur Kosovėn, si Greqia pėr shembull, kanė interes qė tė shohin Kosovėn tė zhvillohet nė drejtimin e duhur.

Mendoj se pjesė e sfidės pėr Kosovėn ėshtė qė tė punojė me ato shtete qė nuk e kanė njohur, qė tė ndihmojnė nė kuptim praktik pėr tė minimizuar kėtė ndasi evropiane nė raportet Kosovė-BE.

Qė tė jem shumė konkret, mendoj se nuk ka arsye qė Kosovės tė mos i jepet udhėrrėfyesi normal i vizave, si vendeve tė tjera tė Ballkanit. Kjo nuk po ndodh deri mė tash.

Kjo nuk ėshtė ēėshtje e statusit dhe ēdo gjė qė nuk ka lidhje me statusin, duhet bėrė menjėherė.

Gjėja e dytė ėshtė qė nėse Serbia pranohet si kandidate pėr BE-nė dhe nėse nė njė tė ardhme tė afėrt, negociatat me Serbinė do tė fillojnė, mendoj se duhet tė ketė proces tė njėkohėsishėm dhe ndėrveprime tė njėjta me institucionet e Kosovės, nė mėnyrė qė Kosova tė mos mbetet prapa sa u pėrket reformave tė saj.

Nėse ka vullnet, imagjinata politike nė BE mund tė bėjė mė shumė sesa qė po bėn tash, qė tė minimizojė ndikimin e ndasive tė brendshme dhe nė fund natyrisht se ėshtė e paevitueshme qė eventualisht tė vijė nė njė qėndrim tė pėrbashkėt.

Nė tė kundėrtėn, nocioni i Ballkanit stabil, si anėtar i BE-sė, do mbetet ėndėrr e parealizueshme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Mendoni se gjėrat do tė qartėsohen nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė kėtė shtator?

GERALD KNAUS
Mendoj se problemi fundamental ėshtė se Serbia po humb nė kėtė proces. Ky ėshtė njė proces i kushtueshėm diplomatik pėr Serbinė dhe nuk do tė ketė sukses.

Fatkeqėsisht, kjo s’po i ndihmon Kosovės, sepse ēmimi i vėrtetė pėr Kosovėn gjendet nė Evropė. Dhe, vetėm kur 27 vendet anėtare e njohin Kosovėn, atėherė edhe Kosova edhe Serbia kanė shanse reale qė t’i bashkohen BE-sė.

Nga perspektiva e Kosovės, ajo qė po ndodh nė Nju Jork, nė OKB, ėshtė relaksuese, por, fatkeqėsisht, kjo nuk do t’i ndihmojė Kosovės qė ta zgjidhė problemin mė thelbėsor, qė ėshtė tė bėhet shtet normal nė Evropė me perspektivėn qė kanė Maqedonia, Kroacia, Shqipėria, Bosnja apo edhe Serbia.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Aktualsisht, nė ē’fazė gjendet perspektiva evropiane e Kosovės?

GERALD KNAUS
Duhet tė jeni shtet, pėr tė pasur perspektivė evropiane. Duhet tė jeni shtet i njohur nga BE-ja dhe insitucionet e saj. Aktualisht, BE-ja nuk e njeh Kosovėn si shtet dhe aktualisht Kosova nuk ka perspektivė evropiane.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nuk ka?

GERALD KNAUS
Aktualisht, nė horizont nuk shohim se si shtetet, si Qiproja, do ta ndryshojnė mendjen. Dhe, pėrderisa Qiproja apo Spanja nuk e ndryshojnė mendjen e tyre, Kosova nuk ka perspektivė evropiane.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Kosova ka shpallur pavarėsinė e mbikėqyrur nė vitin 2008. Tani, shumė thonė se ėshtė koha pėr pavarėsi tė plotė. A ėshtė Kosova e gatshme pėr kėtė?

GERALD KNAUS
Mendoj se janė dy aspekte tė kėsaj ēėshtjeje. Kosovės do t’i duhej mbėshtetja nga jashtė. Dhe, nė ēdo rast, asnjė vend nė Evropė s’ėshtė tėrėsisht i pavarur.

Tė gjitha shtetet nė Evropė ndajnė sovranitetin; pėrderisa kanė miratuar legjislacionin si kandidate tė BE-sė, apo si shtete tė BE-sė, ato qeverisin sė bashku nė shumė fusha vitale tė politikės.

Nuk duhet tė jetė qėllimi pėr njė pavarėsi totale. Kjo nė Evropė sot nuk ėshtė e dėshirueshme. Por, nė tė njėjtėn kohė, tė qenėt protektorat ku autoriteti pėrfundimtar bie mbi institucionet e huaja, ėshtė nė fakt problem i madh.

Nganjėherė, protektorati bėn gjėra tė dobishme dhe njerėzit qė udhėheqin protektoratet mund tė kenė qėllime tė mira. Por, fakti thelbėsor mbetet se protektoratet zakonisht nuk janė tė mira nė qeverisjen afatgjate.

Mendoj se ekziston rreziku se nė Kosovė, sikurse edhe nė Bosnjė, protektorati ndėrkombėtar nuk do pėrfundojė kurrė.

Dhe, ky do t’i bėhet zėvendėsim procesit tė vėrtetė tė evropianizimit. Pėr shembull, nėse shikoni reformat e drejtėsisė nė luftėn kundėr korrupsionit, disa institucione tė huaja apo misione ndėrkombėtare mund tė bėjnė gjėra tė dobishme, por kjo nuk ėshtė njėsoj me ndėrtimin e insitucioneve tė besueshme brenda shtetit.

Nė tė gjitha shtetet e Evropės Qendrore dhe Lindore, stimulim pėr ndėrtimin e insitucioneve tė besueshme ka qenė anėtarėsimi nė BE.

Pra, sfida pėr Kosovėn ėshtė qė ta bėjė tranzicionin nga gjendja kur Kosova ėshtė legalisht ende protektorat, ku edhe mė tej autoriteti pėrfundimtar pėr tė bėrė gjėra bie mbi ICO-nė dhe kur EULEX-i qėndron mbi Policinė e Kosovės dhe mund tė bėjė gjėra pa iu referuar institucioneve kosovare.

Ju duhet tė bėni traniziconion nga kjo gjendje nė njė situatė ku institucionet e Kosovės bėjnė gjėrat e duhura, duke u mbėshtetur nga stimulimet e jashtme.

Mendoj se debati pėr kėtė tranzicion duhet tė fillojė shpejt, sepse, ndryshe, ekziston rreziku se Kosova, sikurse Bosnja, do ta gjejė veten si protektorat edhe pas 10 vjetėsh.
Radio Evropa e Lirė


Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė