Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-10, 17:18   #853
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Petkovic: Eulex tė hetojė pasurinė e deputetit serb

Dikur vetė i dyshuar dhe i shkarkuar pėr afera korruptive, Sllavisha Petkovic, ish-ministėr pėr Kthim, i bėn thirrje EULEX-it dhe Prokurorisė Speciale qė tė hetojnė pasurinė dhe pozitat qė mban Sllobodan Petrovic, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit dhe rival i tij politik.

Ish-ministri pėr Kthim dhe Komunitete nė Qeverinė e Kosovės, Sllavisha Petkovic, i ka bėrė thirrje publike EULEX-it, Prokurorisė Speciale dhe Task Forcės Anti Korrupsion qė tė hetojnė pasurinė si dhe dy pozitat qė mban anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, Sllobodan Petrovic.

Petkovic qė tashmė ėshtė deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe kryetar i Partisė Serbe Social Demokrate nė Kosovė, ka thėnė pėr Express se ai ėshtė i bindur se organet e hetuesisė kanė ēfarė tė gjejnė nė rast se ata hetojnė pasurinė dhe pozitat qė mban kryetari i Partisė Liberale Serbe nė Kosovė, Sllobodan Petrovic.

Ky deputet serb thotė se pėrveē pasurisė qė duhet t`i hetohet, ai ėshtė shumė i bindur qė Sllobodan Petrovic ka keqpėrdorur dhe abuzuar me dy postet qė mban si drejtor nė Postė-Telekomin e Kosovės (PTK) si dhe si anėtar i Bordit tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.

“Nėse nuk kanė filluar hetimet ndaj tij, jam i sigurt se EULEX-i do ta bėjė njė gjė tė tillė, dua t`i them EULEX-it kryeprokurorit, organeve tė tjera qė tė shikohet vetėm lista e tė punėsuarve serbė nė PTK, kush janė ata njerėz dhe a punojnė tė gjithė ata dhe se a ka aty edhe emra fiktivė, e qė rroga e tyre i shkon nė xhirollogari tjetėrkujt”, thotė ish-ministri pėr Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkovic.

Ai thotė se pėr njė kohė tė gjatė ka qenė ministėr pėr Kthim dhe Komunitete dhe nuk ka mundur nga tė ardhurat e tij personale qė tė blejė njė banesė apo shtėpi pėr tė jetuar.

“Sot jetoj nė Prishtinė, privatisht; nuk kam mundur asgjė nga tė ardhurat e mia personale tė kursej dhe tė blej ndonjė banesė apo shtėpi dhe tash si ėshtė e mundur qė Petrovic pėr njė kohė shumė tė shkurtėr tė bėjė gjithė kėtė pasuri”, ka vlerėsuar ai.
Mesazhi.com
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė