Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-10, 09:26   #855
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Kėshilli i Sigurimit debaton sot pėr Kosovėn


Prishtina dhe Beogradi pritet tė pėrqėndrohen nė mendimin kėshilldhėnės tė GJND-sė Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, me ftesė tė kryesueses sė radhės, Federatės Ruse, debaton tė martėn pėr Kosovėn, dy javė pas vendimit tė GJND-sė.
Edhe Prishtina por edhe Beogradi zyrtar pritet tė pėrqėndrojnė vėmendjen nė mendimin kėshilldhėnės tė Gjykatės.
Autoritetet serbe kanė bėrė thirrje pėr hapjen e dialogut edhe pėr ēėshtjen e statusit, ndėrkohė qė Prishtina zyrtare thotė se kjo ēėshtje ėshtė mbyllur.
BE-ja e ka pėrshėndetur gatishmėrinė e Serbisė pėr bisedime dhe ėshtė shprehur e gatshme pėr t’i lehtwsuar ato.
Siē njofton korrespondenti i BBC-sė nė Prishtinė, Arbėr Vllahiu, mbledhja e radhės e KS tė OKB-sė, qė u thirr me shpejtėsi nga Federata Ruse, si kryesuese e radhės, pritet tė thellojė edhe mė shumė dallimet mes Prishtinės e Beogradit mbi ēėshtjen e statusit tė Kosovės.
Tė dyja palėt do tė kėmbėngulin nė qėndrimet e tyre, posaēėrisht pas vendimit tė GJND-sė pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.
Autoritetet serbe, qė kanė dorėzuar nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė njė projekt rezolutė pėr Kosovėn, thuhet se do tė kėmbėngulin nė qėndrimin se mosmarrėveshjet territoriale nuk mund tė zgjidhen me shkėputje, duke e cilėsuar vendimin e GJND-sė si tė mangėt.
Beogradi zyrtar pritet qė tė riaktualizojė sėrish ēėshtjen e statusit tė Kosovės, pėrmes negociatave tė reja.
Por Prishtina zyrtare thotė se mendimi i GJND-sė ka pėrmbyllur ēėshtjen e statusit dhe se me Beogradin zyrtar do tė diskutojė vetėm pėr ēėshtjet e interesit tė pėrbashkėt tė tė dyja shteteve tė pavarura.
Autoritetet nė Kosovė thonė se vendimi i GJND-sė ka hapur perspektiva tė reja pėr vendin dhe gjithė rajonin.
Ndėrkohė, gjendja nė Koosvė nė tre muajt e fundit, pėr tė cilėn periudhė do tė diskutojė edhe KS i OKB-sė, nga sekretari i pėrgjithshėm, Ban Ki Moon ėshtė cilėsuar si e qėndrueshme.
Por ai ka tėrhequr vėrejtjen pėr brishtėsinė e situatės nė veriun e vendit, pas njė numri incidentesh muajin e kaluar.
Projekt rezoluta serbe, thuhet tė ketė ngjallur kritika nė mesin e vendeve anėtare tė KS tė OKB-sė, qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, tė cilat kanė bėrė thirrje pėr njė zgjidhje tė pėrbashkėt me Serbinė.
Ndėrkohė, Bashkimi Evropian ka pėrshėndetur pėrkushtimin e autoriteteve tė Serbisė pėr dialog dhe thotė se ėshtė nė dijeni tė projekt rezolutės serbe tė paraqitur nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.
Por zyrtarė tė BE-sė kanė refuzuar tė komentojnė mbi pėrmbajtjen e projekt rezolutės serbe, me tė cilėn bėhet thirrje pėr dialog pėr tė gjitha ēėshtjet e hapura.
Nė njė deklaratė pėr BBC-nė, tė zėdhėnėses sė Pėrfaqėsueses sė Lartė tė BE-sė, pėr politikė tė jashtme dhe siguri, Maja Kocijanēiq, thuhet se “marrėdhėniet e mira fqinjėsore, bashkėpunimi rajonal dhe dialogu janė baza mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar BE-ja”.
Duke ripėrsėritur qėndrimin e zonjės Ashton qė nga 22 korriku, pas vendimit tė GJND-sė pėr Kosovėn, nė deklaratėn e zėdhėnėses Kocijanēiq, thuhet se “BE ėshtė e gatshme qė tė lehtėsojė procesin e bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit me pikėpamjen e promovimit tė bashkėpunimit, me qėllim tė arritjes sė pėrparimit nė integrimin evropian dhe pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve”.


Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė