Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-08-10, 22:55   #858
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Hyseni nė KS: Ka ardhur koha tė ndėrrohet 1244-shi


Nga Express mė 03.08.2010 nė ora 22:00

(E plotėsuar) Ministri i Jashtėm i Kosovės, Skender Hyseni, ka thėnė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, se ka ardhur koha qė Rezoluta 1244 tė zėvendėsohet me njė rezolutė tė re, e cila do tė reflektonte realitetet e krijuara me pavarėsinė e Kosovės dhe me Mendimin e qartė tė GJND-sė nė favor tė saj.

"Kėrkesa jonė pėr zėvendėsim tė 1244 ėshtė nė linjė me objektivin e Kosovės pėr t'u bėrė anėtare e OKB-sė. Anėtarėsimi nė OKB ėshtė objektiv tė cilin synojmė t'a arrijmė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundshme, si njė hap i natyrshėm pas Mendimit tė GJND-sė", ėshtė shprehur Hyseni, i cili ka falėnderuar Kombet e Bashkuara dhe Kėshillin e Sigurimit pėr rolin vital qė kanė luajtur nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė pasluftės nė Kosovė.

Hyseni ka theksuar se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nuk ka lėnė vend pėr paqartėsi se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka qenė nė pajtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Prandaj, ai iu ka bėrė thirrje vendeve qė kanė pritur vendimin e GJND-sė, para se tė marrin vendimin pėr njohjen e Kosovės, qė ta bėjnė kėtė tani.

Kryediplomati i Kosovės ka theksuar se tani ėshtė ēasti qė Kosova dhe Serbia tė nisin bashkėpunimin si shteti me shtet, pėr ēėshtje tė interesit tė ndėrsjellėt.

"Ka ardhur koha qė Kosova dhe Serbia tė fillojnė njė kapitull tė ri, kapitull tė bashkėpunimit shtet me shtet. Bashkėpunimi midis vendeve tona nė ēfarėdo ēėshtjesh qė mund tė identifikohen si ēėshtje tė interesit pėr tė dy vendet ėshtė thelbėsore pėr tė ardhmen tonė evropiane. Dėshiroj qė edhe njė herė nė mėnyrė tė qartė tė nėnvizoj gatishmėrinė e Republikės sė Kosovės pėr bashkėpunim me Republikėn e Serbisė. Bashkėpunimi nė ēfarėdo fushe duhet tė zhvillohet mbi baza krejtėsisht tė barabarta dhe mund tė ndodh vetėm mbi bazė tė bashkėpunimit shtet me shtet", ka thėnė Hyseni.

"Kemi njė thirrje pėr tė bėrė sot. Edhe njė herė i bėjmė thirrje Serbisė. Le tė fillojmė tė bashkėpunojmė si dy shtete fqinje pėr tė mirėn e vendeve tona. Kjo ėshtė e vetmja rrugė qė duhet ndjekur. Mos hidhni mė tepėr postblloqe diplomatike nė kėtė rrugė. Kėtė po e kėrkon bota, kėtė po na e kėrkojnė miqtė e pėrbashkėt. Le tė bėhemi tė pėrgjegjshėm", ka shtuar ai.

Ministri i Jashtėm i Kosovės ka rikujtuar se para mė pak se dy vite, me kėrkesė tė Serbisė, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė kėrkoi nga GJND-ja tė ofrojė njė Mendim Kėshillėdhėnės pėr pavarėsinė e Kosovės. "Atėherė, pata theksuar se 'ėshtė pėr keqardhje qė njė kėrkesė e tillė ėshtė paraqitur'. Jo pse kisha dyshime nė legjitimitetin dhe tė drejtėn e Kosovės pėr pavarėsi, por brenga ime ishte se procesi nė Gjykatė pashmangshėm do tė kishte efekte tė vonimit tė shumė proceseve qė lidheshin me Kosovėn, por po ashtu edhe me Serbinė, dhe domosdoshmėrisht do tė vononte fillimin e normalizimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve tona. Po ashtu do t'ju kujtohet edhe deklarata ime e mėtejme lidhur me procesin nė GJND tė cilėn dėshiroj t'a pėrsėris: ' Dua tė ritheksoj pėrkushtimin tonė ndaj drejtėsisė dhe besimin tonė nė drejtėsi dhe se ne kemi besim tė plotė nė drejtėsinė e GJND-sė. Prandaj, kemi besim tė plotė se trajtimi dhe vendimi i GJND-sė do tė jetė i drejtė dhe i paanshėm", ėshtė shprehur Hyseni.

Mė 22 korrik 2010, GJND-ja e paraqiti Mendimin Kėshillėdhėnės, tė cilin Kosova e mirėpret. Gjykata konkludoi, me shumicė votash, se "Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės e shpallur mė 17 shkurt 2008 nuk kishte shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare".

"Mendimi ėshtė eksplicit dhe i qartė dhe nuk lė hapėsirė pėr dyshime. Gjykata Ndėrkombėtare ėshtė deklaruar nė favor tė Kosovės nė tė gjitha pikat. Ne tani, presim me padurim njohjet tjera tė Kosovės dhe bėj thirrje tė gjitha shteteve tė cilat e kanė shtyer njohjen e Republikės sė Kosovės nė pritje tė Mendimit tė Gjykatės, qė tani t'a njohin Republikėn e Kosovės. Asgjė nė Mendimin e dhėnė nga Gjykata nuk krijon dilema rreth shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės, qė ėshtė njė fakt i ēimentuar. Ėshtė e qartė se pavarėsia e Kosovės nuk ka krijuar asnjė precedent. Kosova ka ėshtė dhe gjithmonė ka qene rast i veēantė, pėrkatėsisht sui generis. Pavarėsia e Kosovės ėshtė nė interes tė gjithė Ballkanit Perėndimor. E ardhmja e Kosovės dhe e Serbisė ėshtė nė Bashkimin Evropian dhe Nė NATO. Pėr kėtė arsye duhet tė vendosen marrėdhėnie tė mira fqinjėsore. Kjo ėshtė kėrkesė e jona. Ėshtė koha qė Serbia tė zbatojė pėrgjegjėsitė e saj", ka theksuar ministri Hyseni.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė