Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-10, 14:32   #871
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Forcimi i strukturave paralele (ilegale)

Pėrfaqėsuesit e strukturave paralele serbe nė veri tė Kosovės thonė se nuk i shqetėson fakti qė organet, tė cilat i drejtojnė, konsiderohen ilegale dhe tė papranueshme nga institucionet e Kosovės dhe ato tė pranisė ndėrkombėtare.

Duke mos i njohur institucionet e shtetit tė Kosovės, kėta pėrfaqėsues thonė se gradualisht edhe ajo pjesė e pranisė ndėrkombėtare qė nuk i njeh institucionet e pushtetit paralel tė Serbisė nė Kosovė, do t’i pranojė ato, pasi qė, sipas tyre, ata janė pėrfaqėsuesit legjitimė tė serbėve.

Marko Jakshiq, nėnkryetar i Asamblesė sė Komunave Serbe tė Kosovės, organ ky i cilėsuar si ilegal nga Prishtina zyrtare, thotė se nuk ėshtė e gjithė bashkėsia ndėrkombėtare kundėr strukturave tė pushtetit tė Serbisė nė Kosovė.

“Kjo nuk ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare. Aty janė vetėm vendet perėndimore. Bashkėsia ndėrkombėtare pėrbėn njė numėr mė tė madh shtetesh, si Rusia, Kina e India, tė cilat nuk e pranojnė shtetin e Kosovės”, thotė Jakshiq pėr Radio Evropa e Lirė.

Ndėrkohė, edhe sekretari nė Ministrinė pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanoviq beson se udhėheqėsit e strukturave tė pushtetit paralel njė ditė do tė merren seriozisht nga ndėrkombėtarėt, duke i njohur ata si pėrfaqėsuesit legjitimė tė serbėve.

“Ėshtė krejtėsisht e parėndėsishme ajo qė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė e pėrsėrisin, se nuk do tė na njohin, ngase ata nuk do tė kenė bashkėbisedues tė tjerė”, thotė Ivanoviq.

Duke besuar se udhėheqėsit e strukturave paralele janė tė zgjedhurit e serbėve, Ivanoviq pret qė edhe bashkėsia ndėrkombėtare t’i trajtojė ata si liderė tė vėrtetė tė kėtij komuniteti, duke i injoruar serbėt qė marrin pjesė nė institucionet e shtetit tė Kosovės.

Zgjedhjet e fundit lokale serbe nė Mitrovicė, tė mbajtura mė 30 maj tė kėtij viti, sollėn si rezultat formimin e komunės serbe tė Mitrovicės, e cila nuk njihet nga Qeveria dhe institucionet e Kosovės.

Kryetarja e zgjedhur nga ky proces, i cilėsuar si ilegal, Ksenija Bozhoviq, pret qė nė rend tė parė tė bashkėpunojė me pėrfaqėsuesit e Kombeve tė Bashkuara, nė kuadėr tė misionit tė UNMIK-ut.

Sidoqoftė, Zyra Civile Ndėrkombėtare dhe Qeveria e Kosovės tashmė po punojnė qė nė Mitrovicė dhe komunat veriore, bazuar nė Planin e Ahtisaarit dhe procesin e decentralizimit, tė organizojnė zgjedhje tė lira, duke synuar kėshtu vendosjen e ligjshmėrisė atje, nė harmoni me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Tags: Veriu i Kosovės, strukturat paralele, Marko Jakshiq

Me zgjedhjet e fundit komunale, institucionet e Kosovės kanė margjinalizuar nė njė masė tė caktuar strukturat e pushtetit tė Serbisė nė pjesėn qendrore dhe lindore tė vendit, duke ngritur institucione legale nėpėr komunat, ku serbėt pėrbėjnė shumicėn.

Por, veriu mbetet ende njė hapėsirė ku kėto struktura funksionojnė tėrėsisht jashtė kontrollit tė autoriteteve tė Kosovės dhe pranisė ndėrkombėtare, andaj zgjedhjet atje dhe shuarja e strukturave paralele shihen si mė sfiduese.
Koha.net

Ende nuk dihet fati i pushimores sė fėmijėve “Pishat e Deēanit”

Largimi i forcave paqeruajtėse ndėrkombėtare nga kompleksi i objekteve tė pushimores sė fėmijėve nė Deēan “Pishat e Deēanit” dhe kthimi i saj fėmijėve tė Kosovės po bėhet njė proces gjithnjė e mė i ndėrlikuar sesa qė ėshtė deklaruar muajt e kaluar nga forcat italiane tė KFOR-it, tė cilat para 11 viteve e shndėrruan atė nė kamp ushtarak.

Qė nga fillimi i kėtij viti ėshtė proklamuar largimi i forcave italiane nga pushimorja, kur edhe janė ulur nė tavolinė ushtarakėt italianė, pushtetarėt deēanas dhe priftėrinjtė e Manastirit tė Deēanit, qė tė gjejnė zgjidhjen mė tė mirė pėr tė gjitha palėt.

Nė fillim tė pranverės ishte caktuar muaji qershor si datė e lirimit tė pushimores “Pishat e Deēanit”, por kėtij vendimi nuk i janė pėrmbajtur forcat italiane tė KFOR-it, tė cilat duket qė nuk i kanė mė kompetencat e vendimit pėr lirimin e pushimores, pasi qė nė deklaratėn zyrtare tė KFOR-it pėr KosovaLive nuk jepen sqarime dhe pėrgjigje konkrete lidhur me pyetjet e parashtruara pėr arsyet e mospėrmbajtjes sė premtimeve tė dhėna.

“Transferimi i pėrgjegjėsive nuk ėshtė implementuar nė mėnyrė autonome nga KFOR-i, sipas direktivave nga ana e Komandės Aleate Strategjike pėr Evropė e NATO-s me seli nė Bruksel, e cila mbėshtetet nė vlerėsimin e komandantit operativ pėr kushtet e sigurisė.

Kurse pėr ēdo informatė tjetėr pėr ēėshtjen e pushimores drejtohuni Komandės kryesore tė KFOR-it nė Prishtinė”, deklaroi shefi i Zyrės pėr informim i Grupit Shumėkombėsh Luftues Perėndim, nėnkoloneli Angelo Vesto.

Derisa mė herėt flitej pėr kohėn kur mund tė lirohet pushimorja, tash forcat italiane nuk japin datė tė caktuar kur mund tė ndodhė kjo, pėrveē qė premtojnė se tė gjitha transferimet do tė realizohen me transparencė maksimale dhe pa asnjė befasi.

Edhe po tė lirohej pushimorja, Komunės sė Deēanit nuk do t’i lejohet menaxhimi i kėtij kompleksi, ngase kjo ėshtė menduar t’i besohet “Karitasit” italian, i cili, me dėshirėn e vet apo me kėrkesė tė dikujt tjetėr, ka paraqitur njė ofertė.

“Kemi formuar njė komision pėr vlerėsimin e kėsaj oferte dhe tash komisioni ėshtė duke e shqyrtuar atė.

“Karitasi” italian dėshiron ta marrė pushimoren nė menaxhim pėr 30 vjet, por ne jemi tė pajtimit vetėm pėr 10 vjet”, jep njė arsye tė mundshme tė bllokimin e procesit pėr lirimin e pushimores, kryetari i Deēanit, Rasim Selmanaj, i cili nė fakt ėshtė mė tepėr nė rolin e shikuesit sesa tė vendimmarrėsit nė kėtė ēėshtje.

Selmanaj nuk pėrmend ndonjė arsye tjetėr pėr mbetjen peng tė pushimores, megjithėse ai nuk e mohon ekzistimin e problemeve mė tė thella.

Manastiri i Deēanit nuk pėrmendet nga asnjėra palė si faktor bllokues pėr lirimin e pushimores, por fakt ėshtė se kjo pushimore sė bashku me shumė ndėrmarrje tė tjera me rreth njė mijė hektarė tokė tash konsiderohen “pronė” e Manastirit me Pakon e Ahtisaari-t, pasi me atė pako pėrcaktohet se ēdo tokė apo ndėrmarrje qė ndodhet nė “zonėn mbrojtėse” ėshtė pasuri e Manastirit, prandaj Manastiri e ka fjalėn e fundit pėr ēdo vendim qė ka tė bėjė me tokat nė kėtė zonė, pėrfshirė edhe shumė prona private, pronarėve tė tė cilave edhe mė tej po u mohohet e drejtat mbi pronėn.
Koha.net

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante