Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-10, 14:42   #872
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Komunizmi nė EULEX

Deputeti Nait Hasani ka akuzuar edhe shtatė ish-udhėheqės kosovarė tė kohės sė Jugosllavisė. Ata i ka paditur pėr krime kundėr njerėzimit dhe gjenocid. Hasani tashmė padinė e re me emra dhe fakte tė zgjeruara, e ka dorėzuar edhe nė EULEX. Ai i bėn thirrje Prokurorisė sė Kosovės, Gjykatės dhe EULEX-it, qė kėta ish-funksionarė tė lartė tė dėnohen pėr veprat qė kanė bėrė.

Nait Hasani, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e PDK-sė, padinė qė e ka bėrė kundėr udhėheqėsve tė Kosovės nė kohėn e ish-Jugosllavisė dhe pjesėtarė tė aparatit shtetėror tė asaj kohe, tashmė e ka dorėzuar edhe nė EULEX.

Pėrveē EULEX`it, kjo padi tashmė ėshtė deponuar dhe nė Prokurorinė Publike tė Qarkut nė Prishtinė dhe nė Prokurorinė Speciale tė Kosovės.
Gazeta ka arritur ta sigurojė kėtė padi, e cila ėshtė dorėzuar nė EULEX mė 29 korrik 2010.

Padisė i janė shtuar edhe emrat e shtatė personave qė kanė qenė nė funksione tė ndryshme nė kohėn e ish-Jugosllavisė.

Hivzi Sylejmani, Bajram Tmava, Bajram Maraj, Mehmet Hoxha, Kolė Shiroka, Syrja Popovci, Kurtesh Salihu, Riza Sapunxhiu janė emrat e rinj qė janė futur nė kallėzimin penal qė ėshtė dorėzuar nė Prokurorinė e EULEX-it.

Nė padi thuhet se nė bazė tė nenit 198 paragrafi 1 tė KPPK-sė thuhet se plotėsohet, precizohet, zgjerohet dhe pėrmirėsohet kjo padi ndaj 39 udhėheqėsve nė kohėn e ish-Jugosllavisė.

Tė paditurit e mėhershėm nga deputeti Nait Hasani janė Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Ymer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metė Kuēi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Duriqi, Hazėr Susuri, Nikė Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi.

Sipas kėsaj padie, e cila ėshtė dorėzuar nga avokati Bajram Krasniqi, i autorizuar nga deputeti Nait Hasani, thuhet se kėta persona akuzohen pėr vepra penale krime kundėr njerėzimit, gjenocid e vepra tė tjera tė rėnda penale.

Deputeti i PDK-sė ka thėnė se kėta persona janė pjesėmarrės tė Masakrės sė Tivarit, tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, tė Byrosė Informative tė njohur si Gol Otok, tė shpėrnguljes masive, ose aksionit tė armėve nė kohėn e Rankoviqit dhe mbėshtetės tė politikės sė Rankoviqit pėr shpėrnguljen e 250 mijė shqiptarėve pėr nė Turqi, po ashtu janė pjesėmarrės tė ngjarjeve tė viteve 1968, 1981, 1990 e tutje.

”Unė i kam mbledhur personat nė fjalė, tė cilėt prej vitit 1945, kur ėshtė mbajtur mė 10 qershor 1945 nė Prizren, Lidhja e Dytė e Prizrenit, qė ėshtė vendosur qė Kosova tė bashkohet me Serbinė dhe prej aty kanė filluar masakrat kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. Nga kėta njerėz, tė cilėt tė inspiruar nga lufta e tyre, atėherė “liridashėse”, dhe kėta kanė bėrė krime kundėr njerėzimit ndaj popullit tė vet”, pati thėnė Nait Hasani kohė mė parė.

Ai ka thėnė pėr Express se pret nga EULEX-i qė tė ndėrmarrė hapa konkretė duke thėnė se personat e pėrfshirė nė kėtė akuzė duhet tė dėnohen pėr veprat qė i kanė bėrė.

“I bėj thirrje Prokurorisė sė Kosovės, EULEX-it, qė personat qė kanė bėrė krime, e qė janė pėrfshirė nė padi, tė dėnohen”, thotė Nait Hasani.

Nė listėn e tė paditurve tė deputetit Hasani ka edhe persona qė tashmė nuk janė gjallė.

Pėr kėta persona, Nait Hasani ka thėnė se duhet tė ketė njė dėnim moral, ndėrkaq ata qė janė sot nė pozita nėpėr pushtet, duhet tė deklarohen pėr krimet e bėra dhe tė japin dorėheqje morale.

Tė gjithė kėta persona tė pėrmendur nė padi akuzohen pėr krim kundėr njerėzimit dhe gjenocid.
Nė padi pėr secilin ėshtė dhėnė edhe arsyetimi pėr kėta persona se duhet tė dėnohen pėr veprat e kryera nė kohėn e ish-Jugosllavisė.

Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Mehmet Hoxha, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Hivzi Sylejmani, Kolė Shiroka, Ymer Pula, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi- Cikulli, Veli Deva dhe Sahit Zatriqi, sipas padisė, bazuar nė Kodin Penal tė Kosovės, neni 117, akuzohen pėr vrasje, shfarosje, skllavėrim, depėrtim ose pėrzėnie me dhunė e popullsisė, burgosje ose privime tė tjera tė rėnda tė lirisė fizike nė kundėrshtim me rregullat themelore tė sė drejtės ndėrkombėtare, persekutim tė njė grupi ose kolektivi tė identifikuar pėr arsye politike, kombėtare etnie etj, zhdukje e detyruar e personave, krim i aparteidit etj.

Hasani e ka bėrė kėtė kallėzim penal nė mėnyrė individuale, mirėpo nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė ketė padi tė tjera nga Shoqata e tė burgosurve politikė dhe nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut.

Personat qė janė pėrfshirė nė padinė e fundit:
Hivzi Sylejmani,
Bajram Tmava,
Bajram Maraj,
Mehmet Hoxha,
Kolė Shiroka,
Syrja Popovci,
Kurtesh Salihu,
Riza Sapunxhiu.

Personat qė janė paditur kohė mė parė:
Fadil Hoxha,
Sinan Hasani,
Dushan Mugosha,
Ali Shukriu,
Rexhai Surroi,
Ymer Pula,
Veli Deva,
Xhevdet Hamza,
Xhavit Nimani,
Sahit Zatriqi,
Mehmet Maliqi,
Mehmet Shoshi,
Jusuf Karakushi,
Mahmut Bakalli,
Azem Vllasi,
Remzi Kolgeci,
Rrahman Morina,
Jusuf Zejnullahu,
Hashim Rexhepi,
Metė Kuēi,
Mehmet Lumi,
Hasan Mehmeti,
Ibush Kllokoqi,
Nazmi Mustafa,
Xhemshit Duriqi,
Hazėr Susuri,
Nikė Lumezi,
Miftar Jasiqi,
Hilmi Zhitia,
Rexhep Haxhimusa dhe
Vesel Latifi.

Fakte:
Faktet tė cilat janė pėrfshirė nė kallėzimin penal janė tė ndryshme. Ato fillojnė qė nga dėshmitė e botuara tė atyre qė i kanė mbijetuar Masakrės sė Tivarit nė vitin 1945, e deri te librat hulumtues tė botuar vite mė vonė. Akuzat me tė cilat kėta persona ngarkohen, janė tė ndryshme dhe fillojnė qė nga viti 1945, shpėrnguljet nė Turqi, demonstratat e ndryshme, e deri te bashkėpunimi i tyre nė vitet ‘90 me ish-regjimin serb.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė