Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-10, 14:45   #873
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

LDK-ja “jeton” e poshtėruar nga PDK-ja

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi (PDK) ėshtė duke bėrė gabime, por ato duhet tė korrigjohen nga anėtarėt e kabinetit qeveritar dhe pjesėtarėt e opozitės, ka deklaruar ministri i Shėndetėsisė nė Qeverinė e Kosovės, Bujar Bukoshi (LDK).

Bukoshi pėr tė relativizuar paksa “kritikat” ndaj Thaēit, ka thėnė se nuk ka qeveri ideale. “Sigurisht qė ka gabime. Edhe unė kur kam qenė kryeministėr kam bėrė gabime, por qėllimi ėshtė qė gabimet tė parandalohen... Unė mendoj po ashtu se janė bėrė pėrparime nga qeverisja aktuale”.

Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), sipas ministrit Bukoshi, vazhdon tė “jetojė” e poshtėruar dhe e nėnshtruar pėrballė partnerit tė koalicionit qeverisės, Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK).

“Ky problem daton prej formimit tė koalicionit tė madh, i cili mund tė thuhet se nuk ka funksionuar pėr shkak tė raportit jo tė barabartė mes dy partnerėve kryesor qeverisės. LDK-ja ka qenė shumė e dobėt, e poshtėruar dhe e nėnshtruar karshi PDK-sė. Dhe, kėto janė probleme me tė cilat duhet tė merret LDK-ja”.

Nė njė intervistė pėr Zėrin, Bukoshi po ashtu ka thėnė se nėse kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa do tė kandidohej pėr kryetar tė LDK-sė, atėherė ai do ta pėrkrahte pa asnjė rezervė.

LDK-ja, sipas tij nuk do tė dėshmojė asnjė vlerė dhe as demokraci tė brendshme, nė qoftė se presidenti Fatmir Sejdiu, i cili pritet tė jetė kandidati i vetėm pėr kryetar tė partisė, nuk do tė ketė kundėrkandidat gjatė zgjedhjeve tė brendshme partiake nė vjeshtėn e kėtij viti.

Ish-kryeministri nė ekzil, Bukoshi, nuk heziton tė pranojė se nė 100 ditėt e marrjes sė postit tė ministrit tė shėndetėsisė nuk janė arritur suksese, tė mėdha, por megjithatė vlerėson se janė bėrė “disa punė tė mira”. Sipas tij sigurimet shėndetėsore vazhdojnė tė mbesin sfidė pėr dikasterin qė drejton. Telegrafi

Fija e parė


Prokurorėt e EULEX’it i kanė rėnė nė gjurmė vjedhjes sė njė viti mė parė nė Dhomėn e Dėshmive. Ata i kanė identifikuar tė dyshuarit. Hetimet komplekse pėr kėtė ēėshtje ende po vazhdojnė. Mė nė fund, duket se ngjarjes sė rėndė pėr reputacionin e Policisė sė Kosovės i ėshtė gjetur filli.

Prokuroria Speciale e Kosovės, saktėsisht prokurorėt e EULEX-it, duket se mė nė fund kanė gjetur fillin e lėmshit nė lidhje me rastin e vjedhjes nė dhomėn e dėshmive.

Ngjarja e rėndė pėr reputacionin e Policisė sė Kosovės, ku ishte vjedhur drogė e para, ka ndodhur nė prill tė vitit tė kaluar, ndėrkohė qė deri mė tash, hetimet nuk kanė sjellė ndonjė rezultat konkret.

Por mė nė fund, duket se diēka ka lėvizur nė zbardhjen e rastit mė tė rėndė pėr policinė e vendit.

Edhe pse deri mė tash nė lidhje me kėtė rast, vetėm janė marrė nė pyetje disa persona dhe janė suspenduar pėr kohė tė shkurtėr disa policė, duket se tė dyshuarit janė gjetur.

“Nė lidhje me kėtė rast, ka persona tė dyshuar dhe kemi arritur t’i identifikojmė ata”, thotė Kristiina Herodes, njė nga zėdhėnėsit e EULEX-it pėr Express.

Por ajo nuk jep shumė detaje duke u arsyetuar se meqė hetimet janė shumė komplekse dhe se janė duke vazhduar, atėherė nuk mund tė tregojė detajet pėr tė mos dėmtuar hetimet.

“Prokuroria Speciale ėshtė duke u marrė me kėtė rast dhe hetimet janė duke vazhduar”, thotė zėdhėnėsja Herodes.

Sipas saj, edhe Policia e Kosovės ėshtė duke e kryer njė pjesė tė punės sė vet, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e punės ėshtė duke u bėrė nga EULEX-i.

Nė lidhje me kėtė rast, zyrtarė tė Policisė sė Kosovės nuk duan tė japin shumė sqarime, por nė tė njėjtėn kohė shpjegojnė se kanė bashkėpunim shumė tė mirė me EULEX-in.

“Por pėr raste tė caktuara dhe procese tė hetimeve tė caktuara, ka detaje qė nuk mund tė bėhen publike pėr opinion”, thotė Arbėr Beka, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės.

Ndėrkohė, burime tė gazetės brenda Policisė sė Kosovės, shpjegojnė se nė fillim kanė qenė ata qė kanė nisur menjėherė hetimet pėr kėtė rast.

“Pas pak kohėsh, EULEX-i e ka marrė rastin dhe ata janė duke e hetuar tėrėsisht ēėshtjen, duke pėrfshirė prokurorė dhe hetues”, thotė njė zyrtar i lartė i Policisė sė Kosovės pėr Express.

Megjithėkėtė, sipas tij, askush nuk e ndalon Policinė e Kosovės qė tė arrestojė ndonjė person nėse pėr tė gjen fakte tė mjaftueshme.

Ky zyrtar shpjegon se tash pėr tash, interesimi i medieve nė drejtim tė Policisė sė Kosovės, pėr tė kuptuar pėr hetimet nė lidhje me kėtė rast, ėshtė i gabueshėm.

“Ne nuk kemi asnjė tė dhėnė sa i pėrket kėsaj dosjeje, pėrveē hetimeve fillestare”, thotė burimi i gazetės.

Pas vjedhjes nė dhomėn e dėshmive, Policia kishte suspenduar pesė zyrtarė tė saj, prej tė cilėve njė nėnkolonel, dy majorė dhe dy oficerė tė sigurimit.

Por tė njėjtit, dy javė mė vonė, janė kthyer sėrish nė vendet e tyre tė punės pasi nė atė kohė ishte thėnė se nuk janė gjetur dėshmi tė mjaftueshme.

Nė dhomėn e cila do tė duhej tė ishte e sigurt, janė vjedhur 47 kilogramė e 627 gramė substanca narkotike tė llojit heroinė, 7 bimė kanabis, 3 mijė e 828 euro para tė gatshme, 520 rupi indianė, 6.5 milionė lira turke, 5 mijė lejė rumunė, 950 lekė shqiptarė dhe njė ēantė e zezė sportive.

Ish-tė suspenduarit

Eprorėt e suspenduar, tė kthyer nė punė janė: nėnkolonel Fatos Haziri, zėvendėsi i tij, majori Haxhi Krasniqi dhe majori Senan Kelmendi si dhe dy oficerė tė sigurimit.

Por ata kanė nisur punėn nė Policinė e Kosovės nė pozita tė tjera nga ato qė kanė mbajtur deri nė pėrfundimin e hetimit nga ana e Inspektoratit tė Policisė.

Pėrkundėr kėrkesės sė vazhdueshme tė deputetėve, analistėve dhe ekspertėve tė sigurisė se pėrgjegjėsia pėr kėtė vepėr duhet tė bjerė mbi drejtuesit mė tė lartė tė sigurisė nė vend – skandali i vjedhjes nė polici kishte ndikuar vetėm nė suspendimin e kėtyre pesė zyrtarėve policorė, tė cilėt sė fundi janė kthyer nė punė.
Gazeta expres

UNMIK: Vendos KS-ja, e jo Prishtina

Derisa Kėshilli i Sigurimit tė vendosė ndryshe, ne do tė vazhdojmė punėn tonė, thonė pėrfaqėsues tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė.

Zhvleftėsimi i Rezolutės 12 44 tė Kėshillit tė Sigurimit, mbi tė cilin bazohet puna e UNMIK-ut, ishte kėrkuar sėrish nga Prishtina zyrtare. Pas mendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, i cili flet edhe pėr Rezolutėn 12 44, duket tė jenė shkaktuar disa paqartėsi lidhur me masat legale qė mund tė ndėrmerren pėr ta larguar UNMIK-un nga Kosova dhe pėr t’i dhėnė fund 12 44-shit.

Administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė duket se nuk ndihet e kėrcėnuar nga kėrkesat e vazhdueshme tė Prishtinės zyrtare pėr zhvleftėsimin e Rezolutės 12 44 tė Kombeve tė Bashkuara.

Njė kėrkesė e tillė u paraqit edhe nė seancėn e fundit pėr Kosovėn tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Veprimi i diplomacisė kosovare u quajt i gabuar ngase, siē thuhej, me mendimin kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ėshtė konsumuar Rezoluta 12 44.

Nė UNMIK thonė se ėshtė nė duart e Kėshillit tė Sigurimit tė vendosė pėr ndryshimet eventuale. Zėdhėnėsi i kėtij misioni, Rasėll Gik, thekson se UNMIK-u do tė vazhdojė punėn derisa Kėshilli i Sigurimit tė vendosė ndryshe.

“UNMIK-u do tė vazhdojė tė punojė nė kuadėr tė mandatit tė tij qė vjen nga Kėshilli i Sigurimit, derisa Kėshilli i Sigurimit vendos ndryshe. Mendoj se ajo qė kemi dėgjuar nė seancėn e fundit pėr Kosovėn nė Kėshilli tė Sigurimit, ishte njė mbėshtetje pėr punėn tonė nga anėtarėt e kėshillit”, deklaron Giki.

Opozita nė Kosovė, ndėrkaq, vlerėson se Prishtina zyrtare, qė nga procesi nė GJND duhet ta injorojė 12 44-shin dhe tė veprojė si shtet.

Sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Burim Ramadani, sugjeron qė Prishtina zyrtare tė shfrytėzojė sesionin e 64-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr tė aplikuar pėr anėtarėsim nė OKB pa u thirrur nė Rezolutėn 12 44, por duke u bazuar nė opinionin kėshillėdhėnės tė GJND-sė, i cili, sipas tij, e ka vendosur de fakto Kosovėn nė njė pozicion tė pakthyeshėm politik e legal.

“Kosova nuk duhet tė vendoset nė pozicion defansiv pėr tė filluar debatin nėse 12 44-shi ėshtė gjallė ose jo. 12 44-shi faktikisht nuk ėshtė mė i gjallė dhe Kosova duhet tė jetė nė ofensivė nė kėtė drejtim”, shprehet Ramadani.

Pavarėsisht karakterit kėshillėdhėnės tė mendimit tė GJND-sė, i cili nuk obligon asnjėrėn palė pėr veprime tė caktuara, analistėt nė Prishtinė thonė se Kosova do tė duhej tė pėrfitonte nga vlerėsimet e trupit mė tė lartė tė drejtėsisė nė botė.

Analisti Halil Matoshi, pohon qė nė aspektin legal 12 44-shi mbetet ende nė fuqi dhe se pėr shkak tė pėrbėrjes sė Kėshillit tė Sigurimit nuk mund tė pritet ndonjė ndryshim i saj.

Megjithatė, ai thotė se duhet tė priten zhvillimet nė Nju-Jork nė vjeshtėn e kėtij viti.

“Besoj qė Asambleja e Pėrgjithshme do t’u bėjė kėrkesė palėve si shtete -Serbisė dhe Kosovės, qė tė bisedojnė pėr ēėshtje tė kufijve, tė krimit tė organizuar, luftimin e trafikimit dhe tė tjera”, thekson Matoshi.

Rezoluta 12 44 ishte miratuar mė 10 qershor tė vitit 1999. Nė mendimin e GJND-sė thuhet se qėllimi i dokumentit nė fjalė ishte krijimi i njė regjimi tė pėrkohshėm e tė jashtėzakonshėm juridik qė synon stabilizimin e Kosovės dhe se si i tillė, ėshtė projektuar pėr ta bėrė kėtė nė njė bazė tė pėrkohshme.
Radio Evropa e Lirė

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė