Ivanoviq: Ndarja e Kosovės, nuk pėrjashtohet
Nė Serbi nuk bisedohet pėr idenė e ndarjes sė Kosovės, por kjo ide nuk mund tė pėrjashtohet, tha Oliver Ivanoviq, sekretar shtetėror nė Ministrinė pėr Kosovėn, nė Qeverinė e Serbisė. Nė intervistėn pėr Radion Evropa e Lirė, ai i quajti tė nevojshme bisedimet nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, pavarėsisht qėndrimeve diametralisht tė kundėrta tė tė dyja palėve. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet tė kėrkojnė njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Ivanoviq, mendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr pavarėsinė e Kosovės tashmė ėshtė i ditur. Pėr mesin e shtatorit ėshtė paralajmėruar seanca e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Ēfarė prisni nga kjo seancė?
OLIVER IVANOVIQ
Unė po shpresoj qė Asambleja e Pėrgjithshme, megjithatė do tė pėrpiqet tė korrigjojė efektin negativ, tė cilin e ka krijuar mendimi kėshillėdhėnės i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe se do ta pranojė rezolutėn e Serbisė.
Por, sido qė tė jetė, kjo seancė e Asamblesė sė Pėrgjithshme, duhet tė paraqesė rrugėn hyrėse pėr bisedime. Bisedimet janė tė nevojshme dhe kjo ėshtė mė se e dukshme. Vetėm se dallimi ėshtė qė njėra palė, shqiptarėt, konsiderojnė se me ta mund tė bisedohet vetėm pėr ēėshtjet teknike.
Ndėrkaq, ne mendojmė se ēėshtjet teknike janė tė rėndėsishme dhe se pėr to duhet tė bisedohet, por edhe statusi gjithashtu ende nuk ėshtė pėrfundimisht i definuar dhe si i tillė do tė jetė, tash dhe nė tė ardhmen, shkaktar i destabilitetit politik.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Autoritetet nė Kosovė kanė thėnė se Serbia do tė marrė goditje tė reja, befasuese dhe se ato, siē kanė thėnė ata, do tė jenė rezultat i veprimeve tė vetė Serbisė. Cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė?
OLIVER IVANOVIQ
Mendoj se kjo mė shumė ka tė bėjė me njė lloj propagande dhe reklamė, e cila ėshtė e destinuar pėr opinionin publik vendor. Do tė thotė, pėrfaqėsuesit e institucioneve nė Prishtinė iu flasin kėshtu shqiptarėve tė Kosovės nė Prishtinė, tė cilėt kanė probleme tė mėdha sociale dhe papunėsi tė madhe.
Nė kėtė mėnyrė ju japin, tė them ashtu, njė lodėr, me tė cilėn do tė mashtrohen, nė mėnyrė qė thjesht tė kalojė edhe pak kohė. E, nuk po zgjidhen problemet e mėdha sociale.
Kanė probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndėrkaq, nė vazhdimėsi keni deklarata tė tilla bombastike nė mediat e Kosovės, tė cilat iu drejtohen njerėzve qė i lexojnė ato.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė vazhdimėsi ekzistojnė zėra qė thonė se bisedimet teknike nė mes tė Kosovės dhe Serbisė janė tė domosdoshme. Nė anėn tjetėr, disa politikanė serbė vlerėsojnė se shumica e ēėshtjeve tė ashtuquajtura teknike, prekin edhe ēėshtjen e statusit tė Kosovės. A mendoni se do tė ketė bisedime, duke pasur parasysh pozicionimet e kundėrta tė autoriteteve tė Kosovės dhe tė atyre nė Serbi?
OLIVER IVANOVIQ
Unė mendoj se bisedime do tė ketė dhe se ato janė nevojė e situatės dhe nevojė e momentit. Zgjidhja e disa ēėshtjeve teknike janė tė nevojshme pėr shqiptarėt, pėr serbėt dhe gjithė tė tjerėt.
Por, e thėnė objektivisht, ėshtė vėshtirė tė bisedohet pėr ēėshtje teknike, si pėr shembull problemet e energjisė elektrike, nėse nuk vėrtetohet se kush ėshtė sovran qė tė sjellė vendimin qė tė vihet nė punė shėrbyesi i dytė.
Pastaj, pėr telekomunikacionin, duhet tė vėrtetojmė se kush ėshtė sovran qė tė sjellė vendime lidhur me kėtė. A duhet kėtė ta bėjnė vetėm institucionet nė Prishtinė, apo duhet qė ta kenė edhe pėrkrahjen, fundja, tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nėse nuk dėshirojnė qė serbėt ti pėrfshijnė nė procesin e sjelljes sė vendimeve?
RADIO EVROPA E LIRĖ
E gjithė kjo, a vendos disa barriera qė kėto bisedime tė mos fillojnė fare?
OLIVER IVANOVIQ
Unė nuk mendoj se kjo do tė jetė barrierė. Thjesht, bisedimet do tė duhet tė fillojnė, vetėm se ėshtė i rėndėsishėm formati, sepse, nga ajo qė Serbia nuk do tė tėrhiqet, ėshtė formati ku do tė ulen tė dyja anėt dhe nė mes ėshtė prania e UNMIK-ut, nga e cila nuk do tė hiqet dorė, Do tė thotė, UNMIK-u ėshtė i vetmi qė ka legjitimitetin e politikės sė jashtme.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēfarė mendoni se do tė mund ti zbuste qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė tė dyja palėve nė bisedimet eventuale?
OLIVER IVANOVIQ
Ndonjė perspektivė e qartė evropiane dhe, do tė thosha, harta e rrugės, e cila do tė kishte edhe kohėt kalimtare dhe pikėt kalimtare, si dhe vėrtetimin e tė arriturave.
Kjo do tė mund tė ishte atraktive pėr tė dyja anėt dhe mendoj se kjo do tė sillte deri te relaksimi dhe marrėveshja, sepse kjo qė tash kemi, ėshtė zgjidhje e njėanshme, e cila i intereson vetėm njėrės prej dy palėve tė interesuara.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa ditė mė parė, kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, ėshtė cituar tė ketė thėnė se shqiptarėve tė Kosovės duhet tiu ofrohet zgjedhja e autonomisė nga 1 deri nė 100. Numri 100 nėnkupton pavarėsinė. Por, njė gjė tė tillė ai e ka kėrkuar edhe pėr serbėt e veriut tė Kosovės. Sipas jush, kjo kėrkesė, a nėnkupton ndarjen e Kosovės dhe a po e favorizon Serbia idenė e tillė?
OLIVER IVANOVIQ
Nė Serbi nuk ka ide tė tillė, gjegjėsisht, ndarja nuk ėshtė temė, pėr tė cilėn bisedohet. Por, thėnė objektivisht, ajo nuk mund tė pėrjashtohet, sepse kjo gjendje, qė ėshtė e tendosur dhe nė tė cilėn tė dyja anėt mbajnė pozicionim tė fortė, Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe Kosova nuk e pranon veriun, kjo gjendje kėrkon njė zgjidhje.
Zgjidhja ėshtė prapė bisedimet pėr statusin, gjė qė do tė sjellė deri te njė rezultat, ēfarėdo qoftė ai. Nėse ai rezultat ėshtė i pranuar nga tė dyja palėt, gjegjėsisht, nėse ėshtė fryt i kompromisit nė mes tė dy opsioneve tė kundėrta, Evropa dhe bota do ta pranojnė atė. Do tė thotė, ēfarėdo qė merremi vesh ne, Evropa do ta pranojė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Por, pėr bisedime tė tilla pėr statusin, nuk janė tė gatshme autoritetet nė Kosovė. Si mendoni se mund tė dilet nga ky, nėse mund tė quhet, rreth vicioz?
OLIVER IVANOVIQ
Autoritetet nė Prishtinė duhet tiu pėrgjigjen qytetarėve tė tyre ose atyre qė i perceptojnė si autoritete. Si do ti zgjidhin problemet sociale, nėse problemi me Serbinė do tė mbetet tash e 100 vjet? Si do ta zgjidhin ēėshtjen e mbretėrimit tė ligjit, si do tė luftojnė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nėse vazhdimisht para kėsaj luftė vendoset ēėshtja politike?
Ndėrkaq, ēėshtja politike ėshtė e kushtėzuar me statusin e pazgjidhur. Si do tė shkojnė tutje nėse nuk mund tė hyjnė nė asnjė organizatė ndėrkombėtare, sepse njė gjė tė tillė Serbia do ta bllokojė? Si do tė shkojnė tutje, nėse askush nuk do tė vijė qė tė investojė nėn njė atmosferė tė tillė?
Mendoj se kėto janė ēėshtje, tė cilat duhet ti vėnė para vetes politikanėt e pėrgjegjshėm, qofshin ata serbė ose shqiptarė. Unė, mendoj se ėshtė interes, jo vetėm i Serbisė, por i tė gjithėve nė kėtė hapėsirė dhe mė gjerė nė Ballkanin perėndimor, qė serbėt dhe shqiptarėt tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrbashkėt.
Unė e di qė ėshtė e vėshtirė, kur kihet parasysh se shqiptarėt e Kosovės kanė krijuar njė bindje pėr kėtė se ēėshtja ėshtė e kryer dhe nė kėtė mėnyrė kanė krijuar pritje joreale nė mesin e popullit shqiptar.
Por, ėshtė fakt se do tiu duhet qė ta gėlltisin pilulėn e hidhur dhe tė thonė po, ne e kemi shpallur pavarėsinė, por ajo ėshtė e pamjaftueshme pėr tė jetuar mė mirė. Dhe, pėr tė jetuar mė mirė, duhet qė me Serbinė tė gjejmė njė marrėveshje, para sė gjithash edhe pėr atė se si do tė duket ajo autonomi, nga 1 deri nė 100.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Por, kjo autonomi, nga 1 deri nė 100, nėse do tė realizohej, a paraqet kjo, nė njėfarė mėnyre, njė ndarje tė brendshme tė Kosovės?
OLIVER IVANOVIQ
Unė po ju them se kjo ėshtė ēėshtje e marrėveshjes sė dy palėve. Unė nuk e dua fjalėn ndarje dhe nuk e pėrdori atė kurrė nė paraqitjet e mia publike.
Thjesht, mendoj se kjo nuk ėshtė njė zgjidhje e mirė. Por, ēfarėdo zgjidhje, tė cilėn do ta sillnin tė dyja palėt dhe do tė dakordoheshin bashkėrisht pėr tė, do tė jetė e pranueshme pėr gjithė botėn dhe duhet tė jetė e pranueshme pėr tė gjithė njerėzit qė jetojnė kėtu.
Do tė thotė, unė mund tė jetoj me zgjidhjen, pėr tė cilėn do tė merreshin vesh tė dyja palėt.
Radio Evropa e Lirė