Tifozėt e AEK-ut rrahin trajnerin e tyre
Publikuar: E hėnė, mė 09 gusht 2010
$(document).ready(function(){ var px_def =14; var px = 0; var px_uplim=25; var px_downlim=10; $(".resizer-plus").click( function(){ var px = $(".articleDetails").css("font-size"); px= parseFloat(px, 10);// returns x as an integer in base 10 parseInt(x, 16 if(px = px_downlim){ px-=2; $(".articleDetails").css("font-size", px+"px"); } }); });
Athinė, 9 gusht - Tifozėt e skuadrės greke AEK, kanė hyrė nė fushė nė pėrfundim tė ndeshjes miqėsore mes klubit tė tyre dhe Kalitheas dhe e kanė sulmuar fizikisht trajnerin e tyre, serbin Dushan Bajeviq, shkruajnė mediumet greke dhe serbe tė dielėn. AEK-u, anėtar i Superligės sė Greqisė, ishte mysafir i Kalitheas qė garon nė Kategorinė e Dytė tė Greqisė dhe pėsoi me rezultatin 2:1. Tifozėt e skuadrės kryeqytetase ishin tė pakėnaqur me taktikėn e trajnerit dhe humbjen dhe sulmuan fizikisht 61-vjeēarin. Pas disa goditjeve, Bajeviq ra pėrtokė, por deri nė atė moment edhe ai shpėrndau disa grushte.
Incidenti ka ndodhur vetėm dy javė para se AEK-u tė zhvillojė ndeshjen e parė tė raundit tė "play-offit" tė Ligės sė Evropės kundėr skuadrės skoceze Dundee United. Edhe pse kjo ishte humbja e parė e rėndė e AEK-ut kėtė verė, prapė tifozėt ishin tė irrituar me prezantimin e futbollistėve tė tyre dhe me strategjinė e trajnerit. "Ėshtė turp pėr klubin tonė. Njė ngjarje e tillė ėshtė tėrėsisht e papranueshme. Qėllimi ynė ėshtė qė tė mbajmė Bajeviqin edhe mė tutje nė krye tė skuadrės. Kam biseduar me tė pas ndeshjes dhe ai ka qenė nė shok. Por, nuk do tė ndahemi kėshtu. Ne u bėjmė thirrje tifozėve tanė tė vėrtetė qė tė qėndrojnė prapa klubit dhe tė distancohen nga grupe tė tilla tė tifozėve", ka thėnė presidenti i AEK-ut, Stavros Adamidis, pėr faqen zyrtare tė klubit grek.
Tifozėt e AEK-ut dhe nė pėrgjithėsi tifozėt grekė njihen si mjaft tė dhunshėm.
Pėr Bajeviqin kjo ėshtė periudha e tij e tretė nė AEK. Ai kishte qenė trajner i skuadrės nga viti 1988 deri nė vitin 1996, mė pas nga viti 2002 deri nė vitin 2004. Ai ėshtė emėruar sėrish trajner i kėsaj skuadre nė vitin 2008. Ai ka udhėhequr edhe skuadrat e tjera greke, si Olympiacos, PAOK e Aris dhe ėshtė ndėr trajnerėt mė tė njohur nė Greqi.
Nė fakt, kjo nuk ka qenė hera e parė nė karrierėn si trajner qė Bajeviq ėshtė konfrontuar me tifozėt. Nė njė ndeshje tė elitės sė futbollit serb tre vjet mė parė, Bajeviq me Cėrvena Zvezdėn ishte duke pėsuar nga Vojvodina me rezultatin 3:0 dhe fyerjet e tifozėve vazhdonin nė drejtim tė tij, duke detyruar trajnerin qė nė minutėn e 70-tė tė marrė rrugėn pėr nė zhveshtore dhe tė mos kthehet mė nė funksionin qė kishte.