Titulli: Islami Fe Universale Dhe Bashkėkohore
Mision gjithėpėrfshirės
Misioni i Muhammedit [alejhis-selam] nuk ėshtė mision i kufizuar me njė shekull, me njė periudhė tė caktuar e nuk vlen pėr njė fis apo kohė tė caktuar siē ishin misionet e pejgamberėve tjerė, po ai ėshtė mision pėr tė gjithė, duke qenė vula e pejgamberėve ku misioni i tij do tė vazhdojė deri nė Ditėn e Fundit, ai ėshtė udhėzim i ardhur nga Zoti pėr gjithė njerėzimin. Njeriu nė asnjė mėnyrė nuk mund tė ndahet, ai ėshtė i pėrkryer, njė qenie qė nuk mund tė bėhet ndarja e shpirtit prej materies. Andaj, ai ka njė synim – All-llahun, rrugėn islame qė e shpie dhe e orienton drejt suksesit nė kėtė botė dhe shpėrblimit nė botėn tjetėr. Ky mision i pėrfshinė tė gjitha fazat e jetės sė njeriut, duke filluar me fėmijėrinė, rininė dhe pleqėrinė, duke i ofruar rregullimin e jetės. Kur jemi te njeriu, Islami veēohet nga sistemet tjera edhe me parimet qė kanė tė bėjnė me njeriun pas vdekjes sė tij, siē ėshtė pastrimi – larja, tė mbuluarit, ceremonia e varrimit, ngushėllimi, lutja pėr tė...
Nga kuptimi i universalitetit tė Islamit ėshtė pėrfshirja nė tė gjitha aspektet e jetės sė njeriut, duke filluar nga sfera e veprimtarisė qė shfaqėn pėrmirėsime, plotėsime, ndryshime etj., kėtė e bėn duke orientuar njeriun nė tė gjitha aktivitetet jetėsore qofshin ata materiale, shpirtėrore, individuale apo shoqėrore, morale, fetare dhe shkencore. Nuk ka ndarje: nė atė tė fesė dhe tė shtetit, por jeta nuk e duron kėtė ndarje, ngase ajo ėshtė njė tėrėsi. Ai duhet t’i luajė ato nė mėnyrė qė ta ruajė integritetin e tij moral, ta ruajė identitetin e tij, t’i nderojė tė drejtat e Zotit dhe t’i zbatojė obligimet e tij sociale.
***
Islami gjithmonė ėshtė kundėr ritualeve sipėrfaqėsore, kundėr koncepteve qė nuk kanė jetė tė qėndrueshme. Koncepti islam qėndron nė parime tė shėndosha ku burimin e kanė nga Kur’ani. Mirėsia vjen nga besimi i sinqertė dhe i vėrtetė, qė ndaj besimtarėve tregohet shpirtmirėsi dhe nga vendosmėria nė ēfarėdo rrethanash qė tė jetė besimtari, duke iu bėrė ballė sfidave. Krahas mirėsisė vjen devotshmėria e cila kėrkon njė pėrdorim tė drejtė tė mendjes, duke kuptuar vėrtetėsinė e Zotit, qėllimin e jetės, pėrdorimin e pasurisė duke e pėrdorur nė rrugėn e Zotit. Dituria ėshtė aftėsi e gjithmbarshme e njeriut, duke qenė kėshtu pjesė pėrbėrėse e personalitetit dhe qenies sė tij. Kjo ėshtė dituri qė e kualifikon njeriun pėr tė qenė mėkėmbėsi i Krijuesit tė tij dhe duke i mundėsuar tė ketė respekt dhe afėrsi edhe me engjėjt e Zotit.
Jeta e ka prejardhjen nga Zoti. Ajo nuk ėshtė as e amshueshme, e as njė fund nė vetvete, por njė fazė kalimtare pas sė cilės tė gjithė do t’i rikthehen Krijuesit. Njeriu ėshtė njė i dėrguar i lirė, i pajisur me vullnet tė lirė, por qė ka pėrgjegjėsi. Njeriu ėshtė qenie e ndershme dhe me dinjitet tė lartė. Dinjiteti i tij rrjedh prej frymėzimit. Ajo qė ėshtė mė me rėndėsi ėshtė fakti se ky dinjitet nuk pėrkufizohet nė ndonjė racė, ngjyre apo klasė tė veēantė njerėzore. Kjo ėshtė e drejtė natyrore e ēdo njeriu, qenies mė tė ndershme nė tokė, mėkėmbės i Zotit.
Kėtė lartėsim ia dha Islami.
Agim Jakupi
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|