Dėshmitė e bisedimeve sekrete publikohen tė mėrkurėn
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), ka paralajmėruar se tė mėrkurėn e ardhshme do ti bėjė publike dėshmitė pėr deklarimet e bėra ditė mė parė pėr zhvillimin e bisedimeve sekrete mes zyrtarėve tė Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė.
Avni Arifi, anėtar i kryesisė sė AAK-sė, gjatė njė konference me gazetar, tha tė dielėn se AAK-ja ėshtė shumė e vetėdijshėm pėr gjėrat qė ka thėnė dhe shqetėsimin e ngritur, se ka biseda tė fshehta mes Kosovės dhe Serbisė. Sipas tij, kjo ėshtė bėrė me qėllim qė tė tregohet sė ėshtė Qeveria ajo qė ka sekrete, e jo AAK-ja.
Ne kemi dashtė tė flasim pėr njė sekret tė Qeverisė me i dhėnė hapėsirė tė mjaftueshme Qeverisė qė tė sqarojė se pse kanė ndodhur takime tė tilla, dhe Qeveria e Kosovės e keni parė qė nė asnjė moment nuk e ka refuzuar vėrtetėsinė e takimeve, mirėpo kanė bėrė tėrheqje taktike, apo kanė folur se nuk do tė bisedojnė kurrė pėr veriun apo tė ngjashme.
AAK-ja, sipas Arifit, e kundėrshton fuqishėm ndryshimin e Pakos sė Ahtisaarit dhe zgjedhjen e statusit tė veriut tė Kosovės pėrmes njė statusi special, e cila ėshtė pėrfolur ditėve tė fundit. Sepse sipas tij, pakoja e Ahtisaarit ka qenė kompromis i Kosovės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, dhe Aleanca kėrkon implementimin e plotė tė kėsaj pakoje.
Shqetėsim tjetėr qė ka shfaqur Arifi, ka qenė edhe privatizimi i PTK-sė, ēėshtje e cila sipas tij ėshtė bėrė nė kundėrshtim me tė gjitha zotimet e mė hershme dhe pėr kėtė ai ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės, anulimin e tenderit, respektimin e procedurave dhe rishqyrtimin e strategjisė sė privatizimit tė PTK-sė nė Kuvendin e Kosovės.
Kryeministri Hashim Thaēi ka kėrkuar njė front unik tė faktorit politik tė Kosovės nė prag tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, duke i injoruar deklaratat e AAK-sė pėr kontakte tė fshehta tė zyrtarėve tė kabinetit tė tij mė ata tė Qeverisė sė Serbisė.
Nė fillim tė javės qė po lėmė pas, gjatė njė konference pėr gazetarė, anėtari i Kryesisė sė AAK-sė, Ardian Gjini, tha se ka informacione qė Qeveria e Kosovės po zhvillon bisedime tė fshehta me Serbinė, pa dijeninė e popullit dhe pjesės tjetėr tė spektrit politik, mirėpo kryeministri Thaēi nuk ka thėnė as Po as Jo, por e ka quajtur kėtė si deklaratė qesharake.
Telegrafi
Pakoja e Ahtisaarit ėshtė pėrmbushur vetėm 52%
Vetėm pak mė shumė se gjysma e kėrkesave tė shtruara nė Pakon e Ahtisaarit kanė mundur tė pėrmbushen tėrėsisht, thuhet nė vlerėsimin e Zyrės Civile Ndėrkombėtare, ndėrkohė qė kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar se ky dokument, mbi bazėn e tė cilit ėshtė shpallur pavarėsia e mbikėqyrur e Kosovės ėshtė implementuar rreth 90 pėr qind.
Nė njė vlerėsim tė fundit tė zyrės Civile Ndėrkombėtare (ICO), e mandatar pėr tė garantuar zbatimin e Pakos sė Ahtisaarit, thuhet se deri mė 14 qershor tė sivjetmė, janė 7 kėrkesa pėr tė cilat institucionet e Kosovės nuk kanė bėrė gjė deri mė tash pėr ti pėrmbushur dhe 46 i kanė pėrmbushur pjesshėm. Ndėrsa 58 kėrkesa tė tjera i kanė pėrmbushur plotėsisht. Kalkuluar nė pėrqindje, i bie qė 51.78 pėr qind e Pakos ėshtė pėrmbushur plotėsisht, por qė shumica e kėtyre kėrkesave kanė tė bėjnė me ligjet.
Bazuar nė matricėn 18 faqesh tė monitorimit tė Pakos sė Ahtisaarit, tė titulluar Zbatimi i propozimit gjithpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit gjendja e zbatimit, thuhet se disa nga kėto kėrkesa qė paraqiten si standarde ėshtė dashur tė bashkė-implementohen nga institucionet vendase dhe ndėrkombėtare kurse tė tjerat veē e veē.
Kėsisoj Prishtina zyrtare ka pėrmbushur 50 kėrkesa, 44 sosh i ka pėrmbushur pjesshėm, kurse 4 tė tjera as qė ka nisur ti pėrmbushė. Mė aktive nė pėrmbushjen e tyre, sipas tė dhėnave tė Kohės Ditore, janė treguar institucionet ndėrkombėtare me mision nė Kosovė, qė kanė implementuar 33 standarde, 14 pjesėrisht, ndėrsa 3 nuk i kanė plotėsuar fare.
Serbia ndėrkaq ėshtė treguar fare pak e interesuar pėr ti pėrmbushur kėrkesat qė dalin nga Pakoja e Ahtisaarit. Ajo nuk ka nisur tė bėjė gjė nė dy sosh, ndėrkaq pėr dy tė tjera ka ofruar bashkėpunim tė pjesshėm. Ndėrsa Maqedonia ėshtė treguar kooperative, i ėshtė dėrguar njė kėrkesė demarkacioni i kufirit midis saj dhe Kosovės dhe ai ėshtė i pėrmbushur tashmė.
Telegrafi