Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-08-10, 15:48   #899
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Shtrenjtohet gjithēka

Shtrenjtimi i miellit, i bukės, i mishit, i qumėshtit, i djathit, i duhanit, i karburanteve dhe i gati tė gjitha produkteve tjera ushqimore ka ngritur 0.3 pėr qind koston e jetesės sė kosovarėve. Sipas kėtyre trendeve, ekonomistėt thonė se kjo ngritje e ēmimeve do tė vazhdojė. Drejtuesit e Qeverisė thonė se s`mund tė ndikojnė nė ēmimet e tregut.

Tė gjitha produktet ushqimore qė konsumojnė kosovarėt nė baza ditore janė shtrenjtuar.

Kjo ka ngritur koston e jetesės nė kėtė vend pėr 0.3 pėr qind. Ēmimet nė muajin korrik dhe gusht dallojnė shumė prej atij tė qershorit.

Sė fundi, shtrejntimet kanė ndodhur edhe me bukėn dhe miellin, gjė qė shqetėsoi qytetarėt.

Tė gjitha statistikat dhe organet kompetente flasin pėr njė ngritje tė ēmimeve mė shumė se 5 pėr qind.

Nga 0.25 centė sa ka qenė njė bukė, tash, si pasojė e ngritjes pėr njė bukė duhet tė paguajnė rreth 0.35 ose 0.40 centė.

Shtrenjtimi i bukės erdhi si pasojė e rritjes sė ēmimit tė miellit, ku nė muajt e fundit nė Kosovė dhe rajon mielli ėshtė shtrenjtuar 36 pėr qind.

Para pak javėsh 100 kilogramė miell shiteshin pėr 24 euro, tani ky ēmim ka arritur nė 40 euro dhe pritet tė arrijė nė 45 euro. Kjo do tė afektojė nė ēmimet e kilogramit tė bukės pėr gati qind pėr qind.

Kėtė e kanė paralajmėruar edhe furrtarėt, duke deklaruar se ēmimi i bukės do tė arrijė nė 0. 45 centė.

Instituti i Statistikave tė Kosovės tregoi pėr rritje tė ēmimeve edhe pėr njė mori produktesh tjera. Indeksi i tėrėsishėm i ēmimeve tė konsumit, tregon ky institut, ėshtė mė i lartė pėr 0,3 pėr qind nė muajin korrik krahasuar me muajin qershor.

“Ēmimet e konsumit nė Kosovė u ngritėn pėr 0,3 pėr qind nė muajin korrik 2010 krahasuar me muajin qershor 2010”, thuhet nė raportin e Entit.

Ngritje e ēmimeve vėrehet te pemėt 12.7 pėr qind, pėrdorimi i pajisjeve pėr transportin personal si nafta dhe benzina 3.3 pėr qind, qumėshti, djathi, vezėt 1.1 pėr qind, duhani 1.8 pėr qind dhe shumė produkte tjera.

Shtrenjtuar ėshtė edhe pėrdorimi i pajisjeve pėr transportin personal 10.9 pėr qind, perimet 9.2 pėr qind, duhani 5.2 pėr qind, sheqeri, reēeli, mjalti, ēokollata dhe ėmbėlsirat 14.1 pėr qind, veshja 2,5 pėr qind, furnizimi me ujė dhe shėrbimet e ndryshme qė kanė tė bėjnė me vendbanimin 13.9 pėr qind, mishi 1.3 pėr qind, kafja, ēaji dhe kakao 4.8 pėr qind, arsimi 4.4 pėr qind.

Afron Totaj, furrtar, tha se ēmimi pėr njė bukė gjatė ditės ka arritur nė 0.35 centė, ndėrsa nga paralajmėrimet qė kanė marrė nga importuesit ky ēmim pritet tė shkojė deri nė 45 centė. Pėr rritjen e ēmimeve, kryesisht tė produkteve bujqėsore, zėvendėsministri i Bujqėsisė, Xhabir Morina, tha se ngritja e ēmimit tė bukės ka ardhur si pasojė e rendimenteve tė ulėta tė grurit.

Ai tha se kjo s`ka ndodhur vetėm nė Kosovė.

“Ne jemi njoftuar qė ka shqetėsime nė kėtė drejtim dhe kėtė ngritje tė ēmimit tė grurit e ka shkaktuar rendimenti i ulėt i grurit jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė regjion dhe ndalja e eksportit tė prodhuesit mė tė madh tė grurit - tė Rusisė”, tha Morina.

E zėdhėnėsi i kėsaj ministrie, Jusuf Salihu, tha se ministria nuk mund tė diktojė ēmimet nė treg.

Ai tha se mė shumė kompetent pėr kėtė ēėshtje janė ata tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Tregtisė.

“Pėr momentin nė Prishtinė tek ne ėshtė 0.30 centė njė bukė. Ēmimi pėr miell ėshtė 40 euro, buka pėr 35 centė. Me kėtė ēmim nuk mund tė ekzistosh”, ka thėnė ai.

Nė anėn tjetėr, kryetari i Agjencisė Kosovare tė Biznesit, Agim Shahini, ka kritikuar pėr kėtė ēėshtje vetė Qeverinė e Kosovės.

Nė njė intervistė pėr Express, ai ka thėnė se AKB tash sa kohė ka kėrkuar nga qeveria qė t`i heqin disa tatimet pėr produktet bazė ushqimore.

Ai tha se nė Kosovė pa tė drejtė nuk ėshtė bėrė ndonjė favor pėr prodhuesit vendorė dhe produktet ushqimore nuk janė liruar nga disa tatime.
“Ky liberalizim i tepruar po i diskriminon prodhuesit vendorė, duke u dhėnė pėrparėsi konkurrentėve nga jashtė t`i dėmtojnė ata”, tha Shahini.

Aleanca e Biznesit, ka treguar Shahini, ka kėrkuar qėmoti qė tė rritet akciza nė produkte lukse, por tė hiqet akciza nė produktet ushqimore qė janė tė pėrditshme. Dhe ka kėrkuar qė tė hiqen krejt tatimet pėr produktet si mielli, qumėshti dhe shumė produkte tė tjera ushqimore.

“Heqja e tatimeve nė kėto produkte do tė ndikonte nė lirimin e tyre dhe jo shtrenjtimin e tyre”, ka thėnė Shahini.

Qeveria e Kosovės nuk ka komentuar asgjė rreth kėsaj ēėshtjeje. Drejtuesit e Ministrisė sė Bujqėsisė kanė treguar se kjo vjen si pasojė e problemeve botėrore nė bujqėsi.

Gjithashtu, ngritjes sė ēmimeve i ka kontribuar edhe ndalimi i furnizimit me miell i Rusisė nėpėr Evropė.

Produktet e shtrenjtuara:

Pemėt - 12.7 pėr qind.
Nafta dhe benzina - 10.9 pėr qind
Duhani - 5.2 pėr qind.
Mielli - 35 pėr qind
Vezėt – 1.1 pėr qind
Ėmbėlsirat - 14.1 pėr qind
Shėrbimet qė kanė tė bėjnė me vendbanimin - 13.9 pėr qind
Mishi - 1.3 pėr qind
Kafja dhe ēaji - 4.8 pėr qind
Arsimi - 4.4 pėr qind
Qumėshti ėshtė shtrenjtuar
Djathi ėshtė shtrenjtuar
Sheqeri ėshtė shtrenjtuar
Reēeli dhe mjalti

Liruar - janė vetėm mallrat dhe shėrbimet pėr mirėmbajtjen e zakonshme tė ekonomisė shtėpiake. Ato janė liruar -2.3 pėr qind dhe shėrbimet pėr transport - 4.1 pėr qind.

Karburantet nė tėrė Kosovėn janė shtrenjtuar 7 deri nė 10 centė, varėsisht prej llogarive tė pompave tė benzinės. Duhani prej 20 deri nė 30 centė pėr pako. Dogana e Kosovės tash e njė muaj po e zbaton nė terren pakon e re tė akcizės qė mė vonė ka ndikuar edhe nė krejt ēmimet tjera ngadalė. Kjo pėrpjetės e ēmimeve do tė vazhdojė edhe pėr njė kohė.
Gazeta expres

Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė