Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-10, 10:46   #735
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Thumbs up Ministri Musliman Italian, vizitė Xhamive

Alfredo Maiolese konvertoi besimin nė islam, vizitė xhamive pėr Ramazan Ministri italian: Shqipėria hyn nė BE si vend mysliman
“Islami ėshtė vlerė pėr Shqipėrinė dhe Europa duhet ta pranojė Shqipėrinė pikėrisht pėr kėtė”. Kjo deklaratė i pėrket ministrit italian nė Parlamentin Botėror tė Shteteve Pėr Siguri dhe Paqe, Alfredo Maiolese, i konvertuar nė mysliman.


Maiolese pėr 40 ditė me radhė ishte pjesė e njė grupi besimtarėsh myslimanė, anėtarė tė familjeve mbretėrore tė shteteve arabe si dhe italianėsh, qė vizituan Shqipėrinė. Vizita nė Shqipėri u zhvillua nė njė moment tė veēantė, nė muajin e Ramazanit. Larg hoteleve luksoze dhe protokolleve zyrtare, grupi prej rreth 20 anėtarėsh vizitoi thuajse tė gjitha xhamitė shqiptare, madje duke kaluar netėt nėpėr to, nė mėnyrė qė veē qėndrimit nė shtėpitė e Zotit, tė kryenin edhe adhurimet aty, pėr mė tepėr gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit. Tri ditė mė parė, njė ditė para largimit nga Shqipėria, ministrin italian 44-vjeēar e takuam nė xhaminė e Rrugės sė Kavajės nė Tiranė, ku ndodhej pėr vizitė. I veshur me njė veshje tė thjeshtė myslimane, ai dha kėtė intervistė pėr gazetėn “Panorama”.
Pėrse ndodheni nė Tiranė?
Unė ndodhem nė Tiranė nė kuadėr tė njė vizite nėpėr vende myslimane. Nuk kam qenė kurrė nė Shqipėri dhe meqė ėshtė njė vend me shumicė myslimane qė dėshiron tė hyjė nė Bashkimin Europian, doja tė shikoja nga afėr se si ėshtė situata e myslimanizmit nė kėtė vend.
Do tė qėndroni gjatė nė Shqipėri, cili ėshtė qėllimi juaj?
Rreth 40 ditė. Dua tė shikoj rreth e rrotull vendit.
Pse e braktisėt fenė tuaj dhe u konvertuat nė mysliman?
Ka dy arsye. E para ėshtė fillesa, ose si tė them, ftesa e njė njeriu pėr t’u kthyer nė mysliman, saktėsisht e Princit Abdul tė Arabisė Saudite dhe e dyta iluminizmi. Unė iu drejtova All’llahut dhe i thashė: Ti je Zoti im, mė jep njė pėrgjigje.
Si shtetas perėndimor, a keni ndeshur nė probleme pėr faktin qė jeni kthyer nė mysliman nė njė vend kristian si Italia?
Unė jam europian dhe Europa ėshtė njė kombinim kombesh dhe kulturash, qė kanė qėllim tė sjellin zhvillim. Nė Europė kemi liri besimi, liri mendimi, liri shprehjeje dhe lėvizjeje. Nuk ka lidhje me pozicionin shtetėror. Shteti ėshtė laik dhe nuk ka tė bėjė me besimin. Gjithkush mund tė zgjedhė atė qė do. Islami nuk i sjell probleme Europės, nėse nuk ėshtė vetė Europa qė hap probleme, apo mė mirė tė them ndonjė parti politike, e cila pėr tė rėnė nė sy krijon pėrplasje mes islamizmit dhe kristianizmit. Por njerėzit nuk janė kundėr islamit. Ėshtė politika qė i instrumentalizon. Pėr shembull, le tė marrim rastin nė Francė. Franca, nė njė kohė tė tillė vėshtirėsish ekonomike nė botė, nuk duhet ta ketė problem gruan. Njė grua mund tė dalė rrugės me minifund dhe askush nuk thotė asgjė, ndėrsa kur vendos njė shami nė kokė dhe ėshtė e mbuluar bėhet problem. Kjo nuk duhet tė jetė shokuese. Myslimanėt respektojnė ligjin e Zotit dhe tė njeriut. Ėshtė e rėndėsishme qė tė respektohet Kushtetuta europiane dhe ajo e secilit vend, nė Itali ėshtė Kushtetuta europiane dhe ajo italiane, nė Shqipėri ėshtė Kushtetuta shqiptare. Ėshtė e rėndėsishme qė njerėzit si do qofshin, t’i respektojnė kėto ligje dhe ligjet duhet tė respektojnė lirinė e njeriut. Sepse nė njė lloj kuptimi ėshtė si komunizmi. Ju nė Shqipėri e keni kaluar atė. Nė vitin 1989 ju zbuluat se komunizmi nuk ishte ai qė sillte lumturinė dhe iu drejtuat kapitalizmit si zgjidhje. Zgjidhja e vėrtetė pėr mua ėshtė islami, ai islam qė respekton burrat, gratė, kombet, kristianėt, jo kristianėt, islami i respekton tė gjithė. Dhe ėshtė feja qė krijon stabilitet, paqe qėndrueshmėri mes kombeve dhe njerėzve.
Cili ėshtė aktiviteti juaj aktual nė Itali?
Unė jam profesor ekonomie dhe kam marrė doktoraturėn edhe pėr tė drejtėn ndėrkombėtare dhe ndonjėherė shkoj nė Xhenova dhe jap mėsim atje mbi islamin dhe kuptimin e kėsaj feje.
Qeveria Berluskoni njihet si njė qeveritė e ekstremit tė djathtė si dhe qė ndjek politika diskriminuese ndaj emigrantėve. Shumica e emigrantėve nė Itali i pėrkasin pikėrisht vendeve islame. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Njerėzit nuk arrijnė tė kuptojnė ndryshimin mes myslimanizmit dhe emigracionit klandestin. Lufta e Qeverisė tani ėshtė kundėr emigracionit klandestin dhe jo emigracionit, edhe pse ndonjėherė kėto ngatėrrohen. Pėr shembull, shumė vite mė parė nė Itali nga Maroku erdhėn marokenėt, por ata ishin myslimanė, apo shqiptarėt, myslimanė apo kristianė, ēfarėdo qofshin, ata ishin tė varfėr dhe donin tė hanin e tė merrnin mė shumė se sa kishin pasur mė parė dhe nė Itali gjetėn parajsėn. Kėshtu filluan tė shkelnin ligjet, tė vidhnin, tė vrisnin. Nėse ata do tė kishin qenė myslimanė tė vėrtetė, nuk do tė kishin vrarė, se do tė respektonin ligjin e Zotit, por ata nuk ishin dhe kėshtu italianėt filluan tė kishin frikė prej tyre, pėr shkak tė sjelljeve qė bėnin. Sot falė Zotit imazhi i shqiptarėve nė Itali ka ndryshuar, sepse ata tani kanė njė familje dhe njė sjellje shumė tė mirė dhe kristianė apo myslimanė, janė tė pranueshėm pėr italianėt. Sot problemi janė rumunėt, sepse ata vijnė dhe krijojnė probleme tė mėdha.
Prej sa kohėsh ndiqni nė fenė islame?
Qė 17 vjeē.
Dhe sot jeni?
Jam 44 vjeē.
Punoni pėr njė qeveri laike, a ndiheni nė pozitė pėr veshjen tuaj tradicionale islame qė keni aktualisht?

Unė nė Itali nuk vishem kėshtu. Jam veshur me veshje islame, sepse jam mes vėllezėrve. Unė nuk kam ardhur kėtu as si deputet dhe as si ministėr, por si vėlla mes myslimanėve nė xhami. Nė Itali vishem me kollare e xhaketė. Ėshtė ēėshtje sintonie: Po tė shkoj nė Mekė, vishem si mysliman, por po tė kem takim me Kryeministrin Sali Berisha, do tė vishem me kostum.Ē’pėrshtypje keni pėr Shqipėrinė dhe rrugėn e saj nė integrimin europian?Vlera e Shqipėrisė ėshtė islami dhe Europa duhet ta pranojė tė tillė. Ėshtė njėlloj sikur Europa ta pranonte Romėn pa Koloseun, Pizzan pa kullėn e famshme,apo Venecian pa kanalet detare.

Kush ėshtė ministri Alfredo Maiolese

Alfredo Maiolese, Ambasadori Fuqiplotė dhe ministri italian nė Parlamentin Ndėrkombėtar pėr Siguri dhe Paqe, ėshtė diplomuar pėr Ekonomi si dhe pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare. Maiolese ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Gjithashtu ėshtė president i Akademisė Diplomatike nė Genova nė Italisė. Nė 1993 kur kishte 10 vjet qė ishte konvertuar nė mysliman, ai u bė Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Genovas dhe anėtar i Kėshillit i Feve tė qytetit tė Genovas. Nė 2005 ai emėrohet anėtar i Kėshillit Akademik i Universitetit Italo-Zviceran pėr Paqe. Qė nga viti 2005 ėshtė anėtar i Jurisė Ndėrkombėtare pėr ēmimin “Gruaja e Vitit”, qė jepet nga Universum, Zvicėr dhe qė mbahet ēdo vit nė Lugano. Nė 2006 Maiolese emėrohet Ambasador Kulturor pėr zonėn e Mesdheut nė Universum, Zvicėr. Po nė 2006 emėrohet Ambasador Fuqiplotė i Parlamentit Ndėrkombėtar pėr Siguri dhe Paqe. Nė 2007, diplomati italian, Maiolese, i konvertuar nė mysliman, do tė ishte i ftuar nė pallatin e Mbretit Abdullah nė Mekė nė Arabinė Saudite.

*Marrė nga gazeta Panorama*
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė