Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-08-10, 10:57   #98
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si tė vdiset

Do tė mė njohė dhe do tė mė kuptojė dikush, tė paktėn pas vdekjes? Nuk di. Desha tė mė kuptonte dhe njihte jo pėr nder e lavdi, po qė fėmijėt e mij-tė cilėve u le trashėgim punėn dhe ėndrat e mijatė mos vuajnė pėr bukė sa janė tė vegjėl, tė ndjekin studimet dhe tė gjejnė udhėn e tyre nė jetė.

Jam i sigurtė se po tė vlerėsohej nė kėtė drejtim puna dhe pėrpjekjet e mija nė tė kaluarėn, fėmijėt nuk do tė vuanin.

Nisa tė tė shkruaj njė letrė tė shkurtėr lamtumire, dhe u nxeva-ndonse mė buēasin veshėt e mė dhemb koka prapadhe shiko se ku arrita.

Dėgjo!
Shenjat nuk i kam tė mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem pėr nė zyrė a pėr shėtitje dhe mė priten kėmbėt, mė mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaēe. Netet i kam skėterrė, siē e di vetė. Kėto tė gjitha thonė se nuk e kam tė gjatė. Pra, mos u hidhėro se po tė porosit edhe njė herė.

1. Kur tė vdes mos bėni lajmėrime nga ato qė ngjiten nėpėr muret.
Vdekja ėshtė njė ngjarje qė i takon atij qė vdes dhe shtėpisė sė tij. Pse ta dijė bota? S’dua!
Nuk do tė lajmėroni, para varrimit, asnjeri, me pėrjashtim tė pesė a gjashtė njerėzve mė tė afėrmė pėr tė bėrė formalitet e varrimit dhe varrimin. Kaq!
S’kam qef tė mėrzit njeri. Sikush ka hallet e veta.

2. Dikur kisha dashur tė varrosesha nė Pogradec, pranė babajt e nėnės ose lart nė gėshtenjat, nė Shėn e Djelė. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi ėshtė njė ngatėrresė. Varrosmėni kėtu, nė Tiranė. Gjith Shqipėri ėshtė! Nuk dua asnjė shkrim mbi varr. Vetėm njė kryq, si babaj, gjyshi, stėrgjyshi.

3……………………..

4. Fėmijėt i porosit ta duan vendin dhe gjuhėn tonė gjer nė vuajtje.
Tė mos u shqasė zemra kundėr Shqipėrisė as kur do tė vuajnė pa faj. Atdheu ėshtė atdhe, bile atėhere kur tė vret. Kėtu kanė lindur, kėtu tė rrojnė me mish e shpirt, qoftė edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanė prirje pėr letėrsi. Le tė mbarojnė studimet nė ndonjė degė praktike-ajo fizikė; ay, mjekėsi ose ndonjė fakultet tjetėr, fjala vjen, pėr arėsimtar, -dhe le tė merren edhe me letėrsi. Por jo si profesjon kryesor.

Profesionismi nė letėrsi, nė vėndin tonė, ėshtė, hė pėr hė, njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur, them, pėr atė qė s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjerprinjtė. Tė vrasin shokėt, se ju bėn hije. Dhe kur nuk u bėn hije do tė thotė se nuk je i zoti pėr letėrsi. Dorėshkrimet ja u le atyre tė dyve, sidomos Pandeliut. Tė mos i prekė askush! Ay do tė rritet, do tė lexojė shėnimet e parealizuara, do t’i pėrpunojė. Pėr kėtė duhet tė grumbullojė mė parė shumė kulturė. Talenti, prirja nuk vlejnė asgjė pa punė, pa kulturė.

Askush tė mos mė prekė dorėshkrimet para se tė mė rritet djali! I vini nė arkė, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantė! Pandeli dhe Doruntinė! Tė doni njėri tjetrin, tė ndihmoni njėri tjetrin, tė duroni njėri tjetrin! Mos vini re vogėlsirat, mos u grindni pėr vogėlsira, pėr asgjė. Hithni tutje inatin, se ay ėshtė burim i shumė tė kėqijave. Pėrpiqi tė mos ju rritet mėndja. Inati dhe mendjemadhėsia na kanė bėrė dėme tė mėdha. Na prishnė. Zemra juaj tė mos njohė urrejtjen, grindjen, mėrinė. Urtėsi, butėsi, zemėrgjėrėsi! Hapni sytė pėr ēdo hap qė bėni nė jetė.

Jeta mund tė prishet nga njė hap i gabuar, vetėm nga njė hap. Pastaj vinė greminat. Kur t’ju vijė koha, martohuni. Tė dėgjoni zėrin e zemrės, po edhe tė arėsyes. Shpesh, zemra tė shpje nė udhė tė gabuar, nė qoftė se nuk e drejton arėsyeja. Mos i kėrkoni shumė jetės, sepse jeta ėshtė koprace nė mirėsi. Mos ėndėroni ato qė nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mėngjezit, qė sjell mėndjemadhėsinė. Do t’i kėrkoni jetės aq sa mund t’ju japė.

Ta doni dhe nderoni mamanė, se ka qėnė trime nė jetė, ka vojtur shumė. Tė dy kemi vojtur. Embėlsojani pak pleqėrinė pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumė pėrvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo pėrvoje mund tė jetė e dobishme pėr ju, qė tė mos vuani.
Doruntina ėshtė mė e vogla. Ajo ka nevojė pėr mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmėn tuaj, qė tė mund tė prehem i qetė nė dhe.

Mos mė qani! Mbahuni! Unė e rrojta jetėn, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin tė tjerėt kur qani. Mė dėgjoni? Lotėt janė tė kotė. Kush vdes nuk ngjallet. Unė asqė dua tė ngjallem, asqė dua ta filloj jetėn pėrsėri. Mjaft! Kėtė porosi mos e shkelni.

5. Efterpi, mė fal pėr kėtė mėrzitje tė fundit! Mbahu dhe jepu zemėr fėmijėve. Bėj siē tė porosita. Mos ndrysho asgjė. Nuk dua njerėz nė varrimin tim. Mė tė shumtit vinė pėr sehir, pėr formė. Unė i kam urryer ngahera varrimet e bujėshme, me kallaballėk. Edhe disa fjalė: kuptohet se nuk do tė lajmėrosh as njerėzit e tu, kėtu ose nė Korēė, me pėrjashtim tė Foqit dhe Nestit.

Tė pėrqafoj, tė lutem tė mė falėsh dhe lamtumirė.

Yti

Dhimitraq
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė