Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
Ekspertėt: Greqia e Italia nė krizė ekportohet drejt Turqisė
TIRANĖ- Eksportuesit shqiptarė po kėrkojnė tregje tė reja pėr tė shitur produktet e tyre. Kjo pasi Greqia dhe Italia dy partnerėt tzanė kryesorė pėr importet dhe eksportet ndodhen ende tė mbėrthyer nga kriza ekonomike globale.
Banka e Shqipėrisė ka konstatuar nė raportin e fundit tė saj se vėmendja e eksportuesve po zhvendoset drejt Turqisė, volumi i eksporteve me kėtė vend ėshtė rritur.
Banka e Shqipėrisė ka konstatuar gjatė tremujorit tė dytė tė kėtij viti sinjalet e para tė rimėkėmbjes nė tregtinė e jashtme. Rritje kanė shėnuar si eksportet ashtu edhe importet, ndėrkohė qė deficiti tregtar ka zbritur nė 825,7 milion euro, ose rreth 16,2% mė pak se e njejta periudhė e vitit tė kaluar.
Rimėkėmbja e eksporteve pėrbėn njė lajm tė mirė pėr ekonominė vendase, pasi kjo industri ėshtė njė nga burimet kryesore tė punėsimit. Ky sektor i ekonomisė u pėrfshi nga kriza nė vitin 2008, si pasojė e recensionit global.
(m.a/News24/BalkanWeb) 
|
shqiperia i ka te gjitha kushtet me ju konkurue greqis po edhe italis me pem e perime ne tregun evropjan
me keqardhje po e them po isha nji dit ne nji supermarket njeri nder supermarketet ma te mdha te gjermanis quhet
METRO GJETA MALLRA NGA TER BOTA po nuk gjeta mall nga shqiperia