Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
ma s'pari, hallall pėr vullnetin.
Unė vete nuk kam qitė najhere bakllavė, amo "recepin" ja dij:
pra, shkojm':
Bak - Llava
Per 1 kg miell:
4 t'kuq tė vezes
1 veze tė plotė
1 gote uji zejtin
5 paketa gjalp ose 2 bardakė ēaji gjalp tė shkrirė
1.5 kg arra
sheqer per sherbet 5 gota t'ēajit
nisheste 2 bardaka ēaji.
Eh tash,
e sitim miellin ne nje vend te rrafshtė. Ia bojm biren ne mes, hedhim pak krypė, voet, ujin dhe e trusim brumin fort. E punojme me duar (e trazojm daba-daba, daba-daba) derisa brumi te shtrėngohet;
e ndajmė ne kuleē te vogjel, e lėmė me pushu dhe pastaj me t'hollojsė i hapim petat ka njo ose ka 2 a 3 bashke. (tash kjo tehollosja e peteve osht si ajo loja "mos u nxej, be njeri", nejse)
I t'hollum qe i t'holluuum? (dmth qata qe dijne me t'hollu)
I lojm qaty te teren pak dhe pastaj i shtrijme n'tepsi. (ueee, dmth po na vyjka edhe nji tepsi!!!!). Nejse. E blejm tepsinė. E lyjm me gjalp.
Pasi qe i kemi shtri gjysmen e peteve, i qesim n'midis thelbat e arrave te coptuar (t'lumet na na erdh Bajrami :)) dhe permbi to i qesim perseri gjysmat e tjera te petave (qe osht dashtė me i pas bo para se me ia nise kanges daba-daba).
Pastaj mblidhen qyshkat, e bojm atė prerjen karakteristike ne forme picagat me maje, i lagim n'tana an't me gjalpe te shkrirė te trazune me zejtin te djegur, edhe e dhezim ni cigare. Mirė boll.
Bakllaven zakonisht e pjekim n'furrė derisa te krijohet ni kore e kuqe si mrena edhe jashte.
Pastaj e pergatisim sherbetin, i cili duhet te qitet i nxehtė, derisa bakllava eshte e ftohte. Sherbeti: sheqer 3 gota uji, uje 1 gote. Sherbetimi eshte pjesa e fundit e situates se tensionuar, n'koft'se ke mrri deri qetu, hallall ta boft Zoti.
Edhe qaq e vshtir nuk osht, po me rėndėsi ėshtė mendimi!
Hajde ju boft mirė, e Me Fat Bajrami! (kur t'vjen)
|