Uke RUGOVA hyn ne Politike
Ukė Rugova do ta nisė garėn politike nė degėn e Presidentit
Nė pjesėn e dytė tė intervistės pėr Express, Ukė Rugova, djali i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, thotė se do tė inkuadrohet nė politikė pėr ti ruajtur vlerat demokratike tė shtetit qė po ndėrtohet.
Dėshira ime ishte qė ti pres proceset e rregullta tė zgjedhjeve qė janė ēdo katėr vjet nė parti dhe tė inkuadrohem nė kėtė formė. Ka pasur edhe propozime tė tjera pėr kyējen time nė politikė, por unė nuk i kam pranuar ato. Nuk kam dashur tė fitojė pozita politike pa marrė pjesė nė zgjedhje tė brendshme tė partisė.
I pyetur se a mendon se duhet tė ketė mė shumė se njė kandidat nė garė pėr kryetar tė LDK-sė, Ukė Rugova ka deklaruar se ashtu sikurse nė ēdo fushė tjetėr tė jetės, edhe nė politikė konkurrenca ėshtė e mirė, pasi qė siē thotė ai edhe kualiteti ėshtė mė i mirė. Prandaj, ai ka thėnė se beson qė edhe nė LDK do tė ketė konkurrencė pėr pozitėn e Kryetarit. Po ashtu ai ka bėrė tė ditur se nė kėto zgjedhje do tė konkurrojė vetėm pėr strukturat udhėheqėse tė partisė, por jo edhe pėr pozitėn e kryetarit.
Ukė Rugova ka deklaruar se njė nga momentet mė tė vėshtira tė jetės politike tė Presidentit Rugova ka qenė obligimi nga Korniza Kushtetuese pėr tė dhėnė dorėheqje nga posti i Kryetarit tė Partisė. Sipas tij, edhe atėherė ky fakt ka qenė i vėshtirė pėr LDK-nė dhe e njėjta gjė po dėshmohet edhe tash. Ai ka thėnė se Presidenti Fatmir Sejdiu ka qenė i obliguar prej Kushtetutės qė ta ngrijė postin e Kryetarit tė Partisė dhe se kjo ka krijuar zbrazėtira nė hierarkinė dhe udhėheqjen e LDK-sė.
Ukė Rugova ka deklaruar se ka raporte shumė korrekte me tė gjitha subjektet politike, duke filluar nga partia nė koalicion PDK-ja, me partitė opozitare, AAK-ja, AKR-ja, LDD-ja, por edhe me partitė qė janė mė tė vogla.
I pyetur se cili ėshtė mendimi pėr koalicionin aktual, Ukė Rugova ka thėnė se ky koalicion ėshtė formuar pėr tė mirėn e vendit, ashtu sikurse kanė qenė edhe koalicionet tjera tė pasluftės nė Kosovė, si koalicioni LDK-PDK-AAK, apo edhe koalicioni i kaluar LDK-AAK.
[IMG]file:///C:/Users/Lac/AppData/Local/Temp/moz-screenshot-3.png[/IMG]
Edhe koalicioni aktual ishte nė frymė tė kontributit pėr stabilitetin nė Kosovė. Kuptohet edhe njė opozitė e fuqishme i ndihmon stabilitetit nė Kosovė. Por, koalicioni i dy partive tė mėdha mendoj se ka ndihmuar qė tė mos merremi me disa imtėsira nė politikė. Shtetet e bėjnė kėtė kur kanė kriza tė rėnda, siē ishte rastin Gjermani, kur u ulėn sė bashku CDU dhe SPD. I njėjti rast, por nė rrethana tė tjera, ėshtė me koalicionin aktual. Besoj se kjo i ka ndihmuar shtetėsisė sė Kosovės dhe kjo u vėrejt me vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, i cili thėnė troē, ėshtė rezultat i njė qeverisje stabile nė Kosovė.
I pyetur se a duhet qė ky koalicion tė vazhdojė deri nė fund mandatin qė ka marrė, Ukė Rugova ka thėnė se ėshtė koha qė nė Kosovė tė krijohet kultura e zgjedhjeve, sikurse ėshtė nė zgjedhjet perėndimore.
Duhet tė pritet koha kur mbahen zgjedhjet. Nė kėtė mėnyrė edhe populli e kupton rėndėsinė e zgjedhjeve dhe kjo ndikon nė pjesėmarrjen mė tė madhe tė njerėzve nė zgjedhje. Bie fjala, nėse njerėzit janė tė pakėnaqur me kėtė koalicion, me kėtė Qeveri, le tė dalin dhe tė votojnė pėr tė preferuarit e tyre.
|