Momentin spektakolar të formimit të hershëm të yllit më të ri në gjithësi kanë arritur ta kapin shkencëtarët e universiteteve në Yale dhe Harward me ndihmën e teleskopit special të NASA-s, transmetoi gazeta britanike “Telegrapf”.
Astronomët amerikanë e kanë zbuluar yllin më të ri të njohur në galaktikën Persey, rreth 800 vit drite larg galaktikës sonë Rruga e qumështit.
Shkencëtarë besojnë se e kanë zënë momentin e saktë kur ylli i vogël, i emërtuar L1448-IRS2E, ka lindur.
“Është shumë e vështirë të detektohen objektet në fazën e formimit të hershëm të yllit, sepse janë shumë afatshkurtër dhe emetojnë pak dritë”, ka thënë udhëheqësi i studimit Xupeng Chen nga Yale.