Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-10, 07:30   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Martohen rrejshem

Martohen rrejshėm

Dokumentari “Martesa tė rrejshme”, i cili do tė transmetohet nė emisionin ‘Jeta nė Kosovė’, i realizuar nga gazetari Jeton Musliu, trajton njė temė “tabu”, duke u bazuar nė njė artikull, me tė cilin, Musliu zuri vendin e tretė pėr “Gazetari tė shkėlqyeshme”.
Nga Albana S. Muja mė 25 nėntor 2010 nė ora 12:41
Gazetari Jeton Musli para pak kohe pati fituar vendin e tretė pėr “Gazetari tė shkėlqyeshme”, me njė artikull me anė tė sė cilit trajtoi njė temė tabu, ashtu siē ishin kriteret e bursės llogaritėse pėr “Gazetari tė shkėlqyeshme” kėtė vit.

Nga 149 gazetarė tė Ballkanit vetėm dhjetė prej tyre janė pranuar, ndėrsa fitues i vendit tė tretė ishte gazetari Jeton Musliu.

Temėn tė cilėn Musliu trajtoi nė artikullin e tij pėr njė vit rresht, nuk e la vetėm me kaq, vendosi qė kėtė temė ta trajtojė edhe nė formė tė dokumentarit, tė cilin e emėroi “Martesat e rrejshme”.

Dokumentari flet pėr martesat e shqiptarėve me gra tė vendeve tė tjera, njėkohėsisht duke i lėnė gratė e tyre nė pritje, mirėpo duke pėrfituar nga tė dytat, materialisht apo edhe nė forma tjera.

Dokumentari do tė transmetohet edhe pėr njė publikė mė tė gjerė, nė emisionin “Jeta nė Kosovė”, tė enjten mbrėma, nė RTK.

Jeta Xhara, redaktore e kėtij emisioni, flet rreth kėtij fenomeni.

“Ėshtė njė temė tabu nė shoqėrinė kosovare, qė ėshtė duke ndodhur para syve tanė qe disa vite. Gratė Shqiptare ndahen nga burrat e tyre, duke i lėnė kėshtu qė tė ikin pėr tu martuar nė Gjermani apo kudo tjetėr, vetėm pėr arsyeje qė ta shohin njė perspektivė mė tė mirė pėr vetėn dhe fėmijėt e tyre qė tė mund tė kenė tė ardhura mė tė mira ekonomike ose nė tė ardhmen qė tė mund tė emigrojnė. Ėshtė shumė tragjike, nė ēfarė situate duhet tė vihen gratė e Kosovės, nėse e pranojnė njė gjė tė tillė”, u shpreh Xharra.

Sipas Xharrės, ky fenomen asnjėherė nuk ėshtė bėrė temė nė media dhe ėshtė krejtėsisht tabu, ajo thotė se ėshtė edhe mė tabu fakti qė familjet tona i inkurajojnė dhe nuk e ndalojnė, e edhe kjo bėhet pėr arsye financiare, sepse krejt familja pėrfiton nga kjo.
“Kjo pėr mua ėshtė e pa pranueshme edhe si redaktore e kam pa shumė tė nevojshme qė ta zhvilloj kėtė temė, njėkohėsisht jam fasionuar qė njė mashkull gazetar e merr pėrsipėr ta hulumtojė kėtė temė dhe nuk frigohet prej komenteve tė rrethit qė do t’i ketė, e qė mund tė ketė kritika dhe kjo prish imazhin tonė”, u shpreh Xharra.

Audienca e RTK-sė sipas Xharrės ėshtė e gjerė dhe pėrveē Kosovės, edhe diaspora do tė ketė mundėsi ta ndjek kėtė dokumentar duke mos vazhduar tė jenė indiferentė ndaj kėtij fenomeni.

Ajo tha se transmetimi i kėtij dokumentari ėshtė me shumė interes pikėrisht pse transmetohet nė kėtė emision.

“Pėr neve si emision qė merret me analiza mė tė thella dhe prek tabu qė tė diskutoj gjėra qė nuk diskutohen diku tjetėr, tema e Musliut nė dokumentar ėshtė tepėr e rėndėsishme dhe gėzohem qė jemi platformė pėr njė gazetar tė tillė, i cili guxon tė hulumtoj tema tė tilla dhe “Jeta nė Kosovė” ėshtė vendi qė njė guxim tė tillė duhet tė shpėrblejė mė sė paku me transmetim”, tha ajo.

Dokumentari u realizua nė bashkėpunim me “Rrjetin e Gazetarėve Hulumtues Ballkanik- “Birn”, Robert Bosch Stiftung dhe Erste Foundation.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante