Zi botėrore: Ndėrron jetė oktapodi Paul
Njė lajm qė do tė mėrzisė tė gjithė tė apasionuarit e futbollit e sidomos ata tė basteve sportive. Ka ngordhur oktapodi Paul. Oktapodi qė kishte fituar njė famė botėrore i ka gjetur tė gjitha ndeshjet qė i janė kėrkuar nė botėrorin e Afrikės sė Jugut 2010. Ai ėshtė gjendur i pajetė nė Gjermani, e ka bėrė tė ditur akuariumi Sea Life nė Oberhausen qė kujdesej pėr oktapodin. Paul ishte shumė i dashur nga njerėzit dhe pas botėrorit ai u bė njė orakull i vėrtetė pėr futbollin. (albeu.com)
Paul kishte arritur moshėn 2 ½ vjet dhe ngordhi nė akuariumin e tij "Sea Life" nė qytetin gjerman tė Oberhausen. Paul parashikoi pėrfundimin e saktė tė gjitha shtatė lojrave tė Gjermanisė. Ai i bėnte parashikimet e tij duke hapur kapakun e njė prej dy kutive plastike tė vendosura ne akuarium, ku secila prej tyre pėrmbante njė midhje dhe duke dhe njė flamur ekipi.
Gjatė kontrolleve nga mjekėt ditėn e hėnė, rezultoi qė Paul nuk kishte asnje problem, por siē duket nuk ja ka dalė dot gjatė natės. Ai ka ngordhur nga shkaqe natyrale.
Pas ngritjes nė rėndėsi globale gjatė Kupės sė Botės nė Afrikėn e Jugut nė qershor dhe korrik, Paul doli nė pension nga biznesi i parashikimeve, menjėherė pas finaleve midis Spanjės dhe Hollandės, ku si fitues zgjodhi Spanjėn, rezultat i saktė. Pas daljes nė pension, ai u kthye nė rolin e tij primar, argėtimin e fėmijėve qė e shikonin nga akuariumi.