Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-10, 23:01   #3
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shkrimi i Vitit

Fundamentalizmi dhe homo rationalis

Sipas njė ankete tė Allensbach-Institut nė Gjermani rezultoi se 50 % e gjermanėve nė pjesėn e Gjermanisė perėndimore mendojnė se emigrantėt mysliman janė njė ngarkesė, kurse nė atė lindore mbi 74%. Paragjykimet kanė marrė karakter kolektiv dhe fajet i kanė myslimanėt e moderuar, qė nuk i kundėrvihen me vendosmėri njė terroristi.
Kancelarja Merkel nė ditė e Bajramit nderoi Kurt Westergaard, karikaturistin e Danimarkės, qė karikaturizoi Muhametin. Ky akt tregon se emigrantėt me ngarkesėn e tyre fetar, nuk mund ta kthejnė prapa shoqėrinė perėndimore: nuk mund tė imponojnė qėndrime tė veta, nuk mund ta kufizojnė lirinė dhe nuk do tė tolerohet kthimin nė mesjetė. Liria individuale e njeriut ėshtė njė e mirė e cila nuk mund tė kufizohet as nga brenda, as nga jashtė. Ajo nė mes tė tjerash gjatė laudacios tha: " Nuk ėshtė me rėndėsi a ėshtė e mirė karikatura a jo, a ėshtė e nevojshme a jo, por fshehtėsia e lirisė qėndron te guximi...!"
Shtetet shqiptare nuk duhet t’ i njohin diplomat e imamėve nga jashtė, por vetėm nga universitetet shqiptare. Ata nuk i predikojnė arabėve, por shqiptarėve dhe gjuhė zyrtare duhet t’u imponohet shqipja edhe kur bėhet thirrja nga minarja. Ja teksti shqip, pas disa dekadave e kuptova, edhe pse e kisha dėgjuar qindra herė, nuk dija ēka domethėnė:

" Zoti ėshtė i madh
Unė dėshmoj se nuk ka Perėndi tjetėr pos Zotit,
Unė dėshmoj se Muhameti ėshtė i dėrguar i Zotit
Nxitoni pėr lutje
Nxitoni te pėrshpirtshmėria
Nxitoni te vepra mė e mirė
Lutja ėshtė mė e mirė se fjetja
Zoti ėshtė i madh
Nuk ka Perėndi tjetėr pos Zotit"

Kėtė e kėndon hoxha nga minarja. Pėrkthimi ėshtė bėrė nga libri i klasės sė shtatė nė Gjermani, nga i cili mėsohen religjionet botėrore dhe po aty, shkruan se thirrja e ezanit me megafon, ėshtė e ndaluar nė Gjermani...

*
Njė arab nga Arabia Saudite tregon se atje, nė popull e xhami, flitet se Gjermania brenda 20 viteve do tė muslimanizohet. (70% e lėndėve mėsimore nėpėr shkolla qenkan atje tema fetare). Se me iluzione tė tilla jetohet, e dėshmoi kėtė edhe guvernatori i Libisė duke i bėrė apel Europės tė konvertohet nė Islam. Nėse vėrtet mbi 80 milion gjerman brenda 20 viteve do tė bėheshin musliman, atėherė nevojitet njė konvertim 4 milionėsh nė vjet. Shumė e braktisin dhe ka faqe nė internet tė ish muslimanėve: ex-muslime.de, tė turqve dhe e arabėve. Tani kryetari gjerman Wulff krahas krishterimit dhe judaizmit e quajti edhe Islamin si pjesė tė Gjermanisė. Nė popull mendimin e tij e ndajnė vetėm 24 %. Kisha katolike e kundėrshtoi duke thėnė se duhet korrigjuar deklarata nė: "Muslimanėt janė pjesė e Gjermanisė, jo Islami."
Televizioni gjerman tregoi njė arsimtar nė Afganistan pa vesh. Talebanėt ia kishin prerė veshin, pse nuk dėgjon dhe nuk u bindet kėrkesave tė tyre dhe vazhdon t’ i mėsojė fėmijėt shkrim-lexim. Sipas talebanėve, njeriu duhet tė lexojė, por vetėm vargjet e Kuranit, jo libra tjerė, sepse nė atė kohė, libra tjerė nuk ka pasur...
Njė anketė tjetėr nė 11 qendra europiane tregon se nė BEE ēdo i pesti mysliman ėshtė i papunė, ndėrsa vetėm 7% e tė tjerėve. Ēdo i dyti mysliman, 50 %, nė vitin e fundit ka qenė i diskriminuar dhe diskriminimi ėshtė rritur nė pesė vitet e fundit. Gratė me shami gjithashtu flasin pėr diskriminimin e tyre. Emri dhe mbiemri mysliman ėshtė shumė herė vendimtar edhe pėr punėsim. Sigurisht edhe nė Arabinė Saudite mė parė punėsohet njė me emėr mysliman se sa krishterė. Fundamentalistėt jo vetėm se dėmtojnė Islamin e moderuar, por polarizojnė, shkatėrrojnė dhe pengojnė integrimin duke i humbur perspektivėn qytetarėve mysliman, qė jetojnė nė Europė.
Epoka e njeriut tė quajtur homo rationalis ka tejkaluar parajsėn, qė parashohin religjionet:
Pėr ēka ka nevojė homo rationalis SOT?

1. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot apo disa Zotėra, qė i tregojnė kuptimin e jetės, motivin e ekzistencės, arsyen e vdekjes, e jo t’ i tregojė si duhet tė vishet...
2. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot i cili i tregon si tė pakohet vuajtja, si shėrohet kanceri, sida, jo njė Zot i cili i tregon se me kė duhet tė martohet dhe kė duhet ta vrasė njeriu...
3. Homo rationalis nuk ka nevojė pėr njė Zot i cili i tregon se ēka duhet tė hajė e ēka duhet tė pijė, por njė Zot i cili i tregon se si tė arrihet nė Tokėn e re, tė sapozbuluar nga amerikanėt, qė gjendet 20 vjet drite larg tokės...
4. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot i cili i cili nuk ka frikė nga njeriu dhe nuk fshihet...
5. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot tė dashurisė, tolerancės dhe mirėkuptimit, jo njė Zot, qė ushqen urrejtjen e njeriut kundėr njeriut...
6. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot i cili i tregon tė vėrtetėn gjatė jetės, jo tė gėnjehet me riciklim, me jetė pas vdekjes, sepse kjo nuk mund tė vėrtetohet kurrė pėr tė gjallin...sepse nuk ka asnjė fakt nė natyrė se shpirti mund tė jetojė pa trup, ashtu si softueri ėshtė i papėrdorshėm, i pajetė pa harduerin...
7. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot i cili ndalon diskriminimin siē ndalon ligji, jo diskriminimi tė ngrihet nė parim jete e gruaja, gjysma e popullit, tė satanizohet me paragjykime...
8. Homo rationalis ka nevojė pėr njė profet shembėlltyrė, jeta e tė cilit mund tė kopjohet pa pasur frikė pėr shkeljen e parimeve morale apo tė ligjore tė kohės nė tė cilėn jetohet...
9. Homo rationalis ka nevojė pėr njė Zot, qė dėrgon religjion me vlera universale dhe pėr tė gjitha kombet, pėr njerėzimin, jo pėr t’ i fragmentizuar ata, copėtuar dhe motivuar ta vrasin njėri tjetrin...
10. Homo rationalis ka nevojė pėr argumente tė pakundėrshtueshme dhe qė mund tė provohen, jo pėr pėrralla dhe ideologji, qė prodhojnė mjerim dhe vuajte...
11. Homo rationalis nuk vishet, nuk hanė, nuk mendon, nuk punon dhe nuk mund tė jetojė sipas rregullave tė atyre njerėzve qė nuk dinin as tė numėronin, as sa kontinente ka toka...sepse njė nxėnės me tetė vjet shkollė, sot, dinė mė shumė se gjithė profetėt sė bashku...
12. Homo rationalis ka nevojė pėr njė religjion qė nuk skadon kurrė, jo njė qė nuk i pėrshtatet kohės dhe e pėrjashton kushtetuta, vetėdijesimi dhe civilizimi i njeriut...
13. Homo rationalis digjet pėr dituri dhe njohuri dhe nuk mund tė kėnaqet me pėrralla, prandaj ai pyet dhe merret me kėrkime dhe zbulime, ja, kjo ėshtė arsyeja pse Homo rationalis nuk mund tė futet nė njė kornizė dhe tė mbyllet brenda, sepse nė kodin e tij gjenetik gjendet kureshtja, dėshira pėr ta kuptuar fillim e universit dhe arsyen, me fakte shkencore, sepse tė tillė e deshi Zoti! Dhe, gjithė kėto, dėshiron t’ i dijė gjatė jetės, jo pas vdekjes!
14. Homo rationalis ka nevojė pėr njė libėr tė shkruar personalisht nga Zoti, sepse ai qė dinė tė ndėrtojė qiellin, diellin... ai qė bėri njeriun me dhjetė bilion qeliza, ai qė bėri mikrokozmosin dhe makrokozmosin, dinė tė shkruaj vet dhe t’ i bėjė tė gjithė me njė fe, natyrisht, sikur tė kishte dėshirė pėr tė prodhuar religjione...
************************************************** ***************

Propzoj :
Ky shkrim te zgjidhet si shkrimi i vitit e autori si ANTAR i Vitit!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė