Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-10, 13:03   #1500
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim AW: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?

30 vitet e Adelinės, 25 vite pushtet nė estradė.


Njė zė i mrekullueshėm, kėmbė tė bukura, flokė tė shėndritshme, trup seksi dhe njė karakter rebel, askush nuk ka arritur tė ndalė “mbretėreshėn” e pop muzikės shqiptare, qė ka kaluar disa dekada pa u larguar nga skena...

Mosha nuk ėshtė aspak problem pėr atė. Tė jesh 30 vjeēe e bėn tė ndihet sikur 20. Nuk ka asnjė rregull qė tė thotė se nė kėtė moshė tė vishesh dhe tė veprosh nė kėtė apo nė atė mėnyrė. Ne po jetojmė nė njė kohė tė mrekullueshme pėr gratė. Nė fakt kur njerėzit mendojnė pėr Adelina Ismailin, ata mendojnė pėr zėrin, flokėt, kėmbėt e bukura por edhe pėr trupin seksi. Akoma mund tė vesh njė fund tė shkurtė dhe tė del nė skenė, sepse ėshtė e vetmja gjė qė e bėn tė ndihet mirė. Nė skenė ajo ka eksperimentuar si askush tjetėr, duke u paraqitur ekstravagante, seksi, me fustane tė gjatė dhe nuk ndihet aspak e cunguar. Kėmbėt e saja janė akoma seksi dhe e mbajnė gjallė pasi akoma shumė mirė funksionojnė pėr mrekulli. Nėse nė skenė paraqitet serioze, njerėzit me siguri do mendojnė se kjo nuk ėshtė Adelina e vėrtetė, pasi jemi mėsuar gjithmonė tė shohim surpriza nga ajo. Kush e mendon vallė Adelinėn nė skenė serioze dhe tė mbuluar, kur ajo theu tabutė e njė femre moderne, duke treguar se edhe femrat shqiptare dinė tė duken seksi dhe janė tė bukura. Sekreti i bukurisė sė saj ėshtė se ajo gjithmonė ndihet mirė ne jetėn e saj pasi arrinė gjithēka qė dėshiron. Bėn tretmane pėr trupin dhe fytyrėn tek profesionist mė tė mirė, dhe thjeshtė ndihet shumė komode.

“Po tė mos ishte Adelina brum i mirė, nuk do tė kishte mundėsi tė arrinte deri kėtu”

Adelina Ismaili ėshtė si zjarri. E tillė ka qenė dhe do tė mbetet gjithmonė. E vėshtirė qė ti fshehėsh shkėndijat dhe 30 vitet e saj janė prova mė e mirė qė nuk ėshtė shuar apo kthyer kurrė nė hi. Ajo gjithmonė na ka “djegur” me performancat seksi, me zėrin, flokėt dhe karakterin e saj prej njė rebele. Nė jetė nuk ka ditur asnjėherė tė ndalet dhe kush ėshtė pėrpjekur ta bėjė, ėshtė larguar pa shpresė sepse zjarri djeg nėse nuk tregohesh i kujdesshėm. Kush e ka dėgjuar dhe e ka ndjekur nė skenė, e ka shijuar ngrohtėsinė qė rrezaton, kurse kush e ka dashur ėshtė pėrfshirė nė pasionin e saj. Zjarri i femrės sė pop muzikės shqiptare qė me tė drejtė ėshtė cilėsuar si mbretėreshė e padiskutueshme e tij “djeg” edhe sot nė 30 vitet e saja. Mė 14 dhjetor 1979, nė Prishtinė erdhi nė jetė vajza me emrin Adelina Ismaili. Adelina ishte fėmija i parė i Rexhep dhe Mona Ismailit. I ati njė emigrant i cili akoma sot e kėsaj dite punon nė Wien tė Austrisė kurse e ėma atė kohė njė bibliotekiste. Deri mė sot kur internet ka bėrė tė mundur tė prekshme gjithēka, emri i Adelina Ismailit ėshtė shumė i kėrkuar dhe arrinė shifrėn prej 1 milion e 500 mijė kėrkime nėn emrin e saj. Ajo gjithmonė ka kėnduar kėngė hite tė cilat akoma sot e kėsaj ditė dėgjohen me tė madhe dhe mbase numri i madh i videove e ka bėrė kėngėtaren mė tė klikuar dhe mė tė dėgjuar nė internet. Deri mė tani ka plot 25 vite, qė gjendet nė skenė dhe akoma qėndron fuqishėm. Kėndon qė nga mosha 5 vjeēare, atė kohė kur edhe filloi pjesmarjen nėpėr shumė festivale pėr fėmijė dhe duke u kthyer nė shtėpi me shumė trofe nė duar. I ati i Adelinės nuk ishte ndonje funksioner apo drejtor televizioni, por ajo kishte njė talent shumė tė madh tė cilin e ka shfrytėzuar deri nė maksimum. “Po tė mos ishte Adelina brum i mirė, nuk do tė kishte mundėsi tė arrinte deri kėtu”, ėshtė cituar tė ketė thėnė e ėma e saj, Mona. Ndryshe nuk do tė kishte mundėsi tė jetė artistja mė e paguar pėr momentin. Mėsojmė se njė vit pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, ajo hedh nė treg njė album tė ri, i cili pėrmbante diku 17 kėngė tė reja, disa prej tė cilave edhe sot dėgjohen. Albumi nuk pėrmbante ndonjė klip tė realizuar por arriti njė sukses tė jashtėzakonshėm pasi kishte njė shitje prej 100.000 kopjeve vetėm nė Kosovė, duke mos llogatirur tregun muzikor nė Maqedoni dhe diasporė. Thjeshtė ishte kėngėtarja mė e shitur dhe mė e dėgjuar. Ėshtė interesante pasi me kalimin e kohės dhe me paraqitjen e emrave tė rinjė nė estradė, Adelinės fronin nuk ia mer dot askush. Sot kur ajo ka mbushur tė 30-tat, pėrsėri pushton skenėn. Shumė albume tė realizuara, koncerte tė panumėrta, klipe tė nxehta, llogari tė mbushura dhe mė e rėndėsishmja njė armatė tė madhe fansash. Kėngėtarja tashmė nuk bėn festa me rastin e ditėlindjeve, pasi nuk i numėron vitet, sepse vitet kalojnė kurse ajo duket akoma mė e bukur dhe mė e freskėt. Trupi i saj lė pėr tė dėshiruar si njė vajzė 18 vjeēare. Adelina nuk ka kohė qė tė festojė ditėlindjen pasi me siguri qė do tė festojė duke kėnduar dhe njėherit tė festojė sė bashku me fansat. Punėt e saja nė Zvicer, Itali dhe France ende i mban fshehtė dhe me buzėqeshje tė lehtė u prononcua: "Gjėrat e mira vijne ngadalė. Jam njeri me fat, kaq guxoj tė them".
Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė