Titulli: Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2010
Sipas AKR: LDK fiton me 31 %, PDK 28, AAK 12, Vetėvendosje 12, AKR 9.5, LDD 2.2 dhe FER-i, 2.2
AKR-ja pak pas mesnate ka shpallur rezultatet e saj nė bazė tė numėrimit tė njė tė tretave tė votave, sipas tė cilave LDK prin me mė shumė se 3 pėr qind ndaj PDK-sė. Mimoza Kusari Lila, nėnkryetarja e AKR-sė, e cila i shpalli rezultatet sipas tė dhėnave tė partisė tha se kėto rezultate janė mė ndryshe se ato tė cilat janė prezantuar nga Demokracia nė Veprim. Sipas rezultateve tona 30 pėr qind e vendeve tė votimeve, koalicioni pėr Kosovė tė re ėshtė 9.5 pėr qind, Lidhja Demokratike e Kosovės 31 pėr qind, Partia Demokratike e Kosovės 28 pėr qind, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės 12 pėr qind, Vetėvendosja 12 pėr qind, Lidhja Demokratike e Dardanisė 2.2 pėr qind, Fryma e re 2.2 pėr qind, tha ajo. Sipas Kusarit Aleanca Kosova e Re prin dukshėm nė komunėn e Gjakovės, ėshtė forca e dytė nė Han tė Elezit, gjithashtu ėshtė duke qėndruar mirė edhe nė komunėn e Prishtinės. Kusari u bėri apel tė gjithė qytetarėve qė tė kufizohen pak nė aspektin e festimit apo nė aspektin e hyrjes nė konflikte, sepse, siē tha ajo, ky ėshtė njė proces demokratik dhe si i tillė duhet tė zgjidhet me mjete demokratike. Ajo konsideron se ēfarėdo festimi i ditės sė sotme ėshtė njė papjekuri sepse ka shumė pa qartėsi nė tėrė procesin. Ajo gjithashtu shtoi se ka pasur rėnie nė komunėn e Kamenicės nga situata nė tė cilėn ka qenė Aleanca Kosova e Re. Sipas Kusarit situata sociale dhe ekonomike ėshtė tejet e rėndė sa qė nuk lė hapėsirė as pėr eufori dhe nuk lė hapėsirė pėr asnjė parti politike tė bėjė festė duke konsideruar se kanė fituar garanci nė mbėshtetje nga qytetarėt. Kemi njė buxhet aspak tė qėndrueshėm dhe kushdo qė tė qeveris me Republikėn e Kosovės qoftė edhe koalicioni pėr Kosovė tė Re do ta ketė njė vit ose 1 vit e gjysmė pėr tė stabilizuar situatėn e rėndė, tha Kusari Lila. / BS
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|