Thaēi do tė vizitojė Haradinajn nė Hagė?
Publikuar: Sot, mė 17 dhjetor 2010
Artikuj tė ngjashė
Prishtinė, 17 dhjetor - Pėr shkak se Tribunali i Hagės tė enjten anuloi vendimin pėr lirimin e pėrkohshėm tė Ramush Haradinajt nga paraburgimi, kryeministri nė largim i Kosovės dhe lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi pritet qė gjatė javės sė ardhshme tė udhėtojė nė Hagė pėr ta takuar liderin e AAK-sė. Lajmin e kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn Lajm burime tė PDK-sė tė afėrta me kryeministrinė. Nė fillim tė tetorit ishte mbajtur njė takim tė strukturave udhėheqėse tė dy partive, PDK dhe AAK, me qėllim tė arritje sė njė konsensusi pėr krijimin e njė strategjie tė pėrbashkėt lidhur me bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, temė bosht e sė cilave do tė jetė veriu i vendit. Bashkėsia ndėrkombėtare, pėrkatėsisht BE dhe SHBA, kanė bindur Prishtinėn dhe Beogradin pėr fillimin e dialogut pėr ta mbyllur kapitullin e stabilitetit tė vendit dhe pritet qė kėto bisedime tė fillojnė pas formimit tė qeverisė sė re, e cila do tė dalė pas certifikimit tė rezultateve tė zgjedhjeve tė 12 dhjetorit. Burime tė Lajmit nga kreu i PDK-sė thonė se ėshtė nė interes tė Kosovės qė tė gjithė aktorėt politikė shqiptarė tė vendit ti lėnė anash ndasitė dhe inatet personale pėr hir tė pėrmbylljes sa mė tė suksesshme tė bisedimeve tė ardhshme me Serbinė, qė do tė ndėrmjetėsohen nga BE-ja dhe tė ndihmuara nga SHBA, krejt kjo me qėllim tė futjes sė veriut tė vendit nėn kontroll tė plotė shtetėror, ku do tė sundojė ligji dhe rendi. Nė pyetjen nėse kreu i PDK-sė ėshtė zgjuar vonė nga gjumi lidhur me nevojėn e unifikimit tė faktorit politik shqiptar pėr ēėshtjen e fatit tė veriut tė vendit, pas ideve qė dolėn nga qarqe tė ndryshme perėndimore pėr njė status eventual tė posaēėm politik dhe territorial tė veriut tė vendit dhe, tash kur Prishtina zyrtare edhe faktori politik gjenden para presioneve tė ndryshme, burimet nuk deshėn qė tė deklarohen. Burimi i gazetės tha se, fati i veriut tė vendit ėshtė ēėshtja qė duhet ti bashkojė tėrė faktorin politik nė prag tė bisedimeve me shtetin fqinj nga veriu.