Akuzat ndaj Thacit, Rama: Dik Marti, sharlatan



TIRANE-Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama dėnoi sot gjatė njė konference pėr shtyp, raportin plot me akuza pėr kryeministrin Hashim Thaci nga raportuesi pėr tė drejtat e njeriut nė KE, Dik Marti.
Rama vlerėsoi se ndjen neveri pėr Dik Marti si person dhe e cilėsoi atė, njė sharlatan. Ne do tė unifikojmė qeverinė me perfaqesuesit e PD-sė nė Kėshillin e Europės, kur tė diskutohet nė Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltė, dhe do tė bėjmė detyrėn tonė ndaj sė vėrtetės pėr tė kthyer mbrapsht kėto shpifje dhe kėtė baltė. Nė pikpamjen tonė, hartuesi i kėtij raporti ėshtė njė sharlatant i cili i shtohet zogorisė sė sharlatantėve qė nė histori kanė bėrė keq, e shumė mė keq pėr tė goditur dhe dėmtuar shqiptarėt dhe ēėshtjen e tyre, tha Rama qė mė pas u ndal nė cėshjtje tė tjera delikate nė vend, si transparenca e zgjedhjeve, ekonomia e vendit dhe protestat e opozitės.
Reagimi i Ramės pėr raportin e Dick Marti sot, ėshtė i dyti nė radhė, pas atij tė Presidentit.
Njė ditė mė parė, i dėrguari i Kėshillit tė Evropės, Dick Marty prezantoi Raportin e tij ku kryeministri i Kosovės akuzohet pėr pėrfshirje tė tij dhe pjesėtarėve tė ish-UCK-sė nė trafikim me organet njerėzore.
(d.b/BalkanWeb)