Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-12-10, 17:14   #978
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Daēiq hyn nė Kosovė pa pyetur kėnd

Serbia ka shfrytėzuar vakuumin institucional pėr tė hyrė nė Kosovė dhe pėr tė dhėnė deklarata ndėrsyese pėr serbėt kosovarė.


Ministri i Punėve tė Brendshme i Serbisė, Ivica Daēiq, njėherėsh kryetar i Partisė Socialiste tė Serbisė, tė formuar nga Slobodan Milosheviqi, ka qėndruar tė dielėn nė Zveēan, ku ka takuar strukturat paralele serbe, krerėt e MUP-it serb, qė vepron ilegalisht nė Kosovė dhe tė ashtuquajturit “komandantėt e mbrojtjes territoriale serbe nė Kosovė”.

Ai ka ftuar kėto struktura qė “tė ngjeshin radhėt”.

Daēiqi nė Kosovė ka hyrė i papenguar dhe pa njoftuar institucionet e Kosovės.

Policia e Kosovės nuk ka ndėrhyrė pėr ta penguar Daēiqin tė hyjė nė Kosovė, duke u arsyetuar se nuk ka qenė e njoftuar pėr vizitėn.

Megjithatė, Daēiqi nuk ka hyrė tinėz.


Ardhjen e tij, zyrtarisht, Ivaca Daēiq e ka arsyetuar me ndjekjen e premierės sė filmit “Montevideo” nė Zveēan.

Qeveria e Kosovės pati deklaruar disa herė gjatė kėtij viti se nė emėr tė pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės nuk do tė lejojė hyrjen e zyrtarėve tė Serbisė nė territorin e Kosovės, pos me leje nga Prishtina zyrtare.

Nė disa raste, zyrtarė serbė janė penguar tė hyjnė nė Kosovė. Mirėpo, nė shumė raste tė tjera, zotimi i qeveritarėve tė Kosovės ėshtė shpėrfillur, sikur tė mos ekzistonte fare Qeveria.


Ivica Daēiq nė Zveēan ėshtė takuar me Gjorgje Dragoviqin, i njohur me nofkėn “Gjole”, e qė komandanti i pėrgjithshėm i strukturave tė MUP-it serb nė Kosovė.

Daēiqi ėshtė takuar edhe me komandantin e strukturave serbe pėr Mitrovicė Aleksandar Ivanov, pėr Leposaviq Sreēko Banoviq dhe ai pėr Zubin Potok Zhivojin Gjuriq, kanė njoftuar burime tė gazetės.


Daēiq gjatė vizitės qė i ka bėrė Zveēanit ėshtė shoqėruar edhe nga Velko Odaloviq dhe aktori Bata Zhivojinoviq.

Gjithashtu Daēiq nė Zvecan ėshtė pritur edhe nga kreu i Partisė Socialiste tė Serbisė pėr Kosovėn, Zvonko Steviq.

Nė takimin me strukturat politike tė Serbisė, qė janė tė instaluar nė Kosovė, Daēiq u ka premtuar atyre se Serbia nuk do tė heqė dorė kurrė nga Kosova.

”Ju duhet tė mbaheni, se zgjidhjes sė kėtij problemi po i vjen fundi”, u ka thėnė Daēiq serbėve nė Zveēan. ”Mos harroni, as lideri i SPS, Slobodan Milosheviqi, kurrė nuk ka hequr dorė nga Kosova e Serbia e as ne nuk do t’i tradhtojmė fjalėt e Milosheviqit”, kanė cituar burime tė gazetės tė kėtė thėnė Daēiq.

Daēiq nė takimin me strukturat e sigurisė, tė policisė sė Serbisė dhe tė mbrojtjes territoriale serbe ka theksuar se kėto dy institucione duhet tė ngjeshin radhėt, nė mėnyrė qė tė mos lejohet nė asnjė mėnyrė shtrirja e institucioneve tė Kosovės nė veri tė Mitrovicės dhe tė Kosovės, citon burimi.

Sipas tij shtrirja e institucioneve tė Prishtinės nė veri tė Mitrovicės dhe tė Kosovės do tė thotė pėr Serbinė humbje pėrgjithmonė e Kosovės.

I pari i MUP-it tė Serbisė dhe njeriu mė i pėrkėdhelur i diktatorit serb, Milosheviq, i ka pėrgėzuar strukturat e sigurisė sė Serbisė nė Kosovė pėr punėn qė kanė bėrė nė terren, duke pamundėsuar daljen e serbėve nė zgjedhjet e 12 dhjetorit, qė i kanė mbajtur institucionet e Serbisė.

Daēiq ka hyrė nė Kosovė nga pika kufitare G-1 nė Jarinje tė Leposaviqit rreth orės 10:00 tė sė dielės dhe ka qenė i shoqėruar me 6 truproja tė armatosura me armė “Shkorpion”, ka thėnė burimi.

Sipas burimit, komandanti i policisė sė Kosovės nė kėtė pikė kufitare, kapiten Zvezdan Spasojeviq, nuk ka marrė asnjė masė pėr tė ndaluar Ivica
Daēiqin dhe njerėzit e tij tė armatosur qė tė futen nė territorin e Kosovės.

Daēiq me bashkėpunėtorė dhe truproja ka lėshuar Kosovėn nė G-1 rreth orės 16:00, kanė njoftuar burime tė gazetės.


Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, nė lidhje me kėtė vizitė tė tė parit tė policisė sė Serbisė, ka theksuar se Policia e Kosovės nuk ka qenė e njoftuar pėr kėtė vizitė dhe nuk ka pasuar kurrfarė aktiviteti tė sigurimit tė kėtij personi.

Serbia haptazi ka penguar integrimin e serbėve tė Kosovės nė institucionet e kėtij shteti tė ri dhe ka penguar daljen e serbėve nė zgjedhjet e 12 dhjetorit nė pjesėn veriore tė Kosovės.

Nė kėtė pjesė, pak ditė para zgjedhjeve, ėshtė vrarė edhe njė zyrtar i procesit zgjedhor nė Kosovė, Shefko Salkoviq, nė rrethana ende tė pasqaruara.

Koha.net
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė