Thaēi: Marty herė do kur do tė pėrballet me drejtėsinė
Publikuar: Sot, mė 24 dhjetor 2010
Prishtinė, 24 dhjetor Hashim Thaēi, sipas intervistės qė i dha gazetės Koha Ditore, rreth raportit qė e pandeh atė pėr pėrfshirje nė trafikim organesh, po e pret me padurim ardhjen e njė mysafiri nė Kosovė. Ai ėshtė zvicerani Dick Marty, njeriu mė i pėrfolur prej dy javėsh.
Informatat qė ka kryeministri nė largim janė se Marty ėshtė ftuar nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme, pėr tė prezantuar nė Prishtinė raportin e tij qė pėrmban akuza pėr trafikim organesh njerėzore nga Thaēi dhe nga ish-drejtues tė UĒK-sė, pėrfshirė edhe akuza qė e pandehin kryeministrin nė largim tė Kosovės si bos tė njė rrjeti mafioz qė merret edhe me trafikim tė armėve e drogės. Marty nė fakt ėshtė mandatuar nga Kėshilli i Evropės pėr tė hetuar dyshimet pėr pėrfshirjen e UĒK-sė nė trafikim organesh tė pengjeve serbe. Por autoritetet kosovare e kanė cilėsuar raportin e tij si tė mbushur me shpifje. Kanė paralajmėruar edhe padi pėr Martyn, por ai u ėshtė kundėrpėrgjigjur se gėzon imunitet. E Thaēi ka thėnė pėr zviceranin, nė intervistėn e botuar sot nė gazetėn Koha Ditore, se nuk do tė mundė ti ikė pėrballjes me drejtėsinė. Beson se ka argumente e dėshmitarė rreth motiveve tė tij inkriminuese dhe mėnyrės inkriminuese tė bėrjes sė kėtij raporti, tė cilat do tia prezantojė drejtėsisė herė do kur. Edhe vetė Dick Marty, sipas tij, tashmė ėshtė nė dijeni pėr kėtė gjė.
Thaēi nė njė intervistė dhėnė Kohės Ditore, nė pjesėn e parė tė sė cilės ka folur vetėm pėr raportin e Dickut, e ka quajtur atė si raport horror dhe si pamflet politik.
Sipas tij, pėrmbajtja e kėtij drafti qė synohet tė bėhet dokument, ėshtė pėrgatitur nė Serbi, dhe e ka marrė bekimin e Rusisė. Raporti, sipas tij, nuk do tia dobėsojė pozicionin si kryeministėr nė njė takim qė e ka paralajmėruar tė ndodhė shpejt me presidentin serb, Boris Tadiq. Vendin se ku do tė realizohet takimi nuk e ka treguar, por ka thėnė se po pėrgatitet nga Perėndimi. Nga ky takim Thaēi pret pėrmbylljen e kapitullit tė errėsirės dhe tė konflikteve dhe hapjen e kapitullit tė bashkėpunimit midis Kosovės e Serbisė.