Kurti: Legjitimiteti i zgjedhjeve, legjitimitet i hajnave
Publikuar: Sot, mė 24 dhjetor 2010
Prishtinė, 24 dhjetor - Lideri i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, nė njė intervistė pėr gazetėn Koha Ditore,tė botuar sot, thotė se procesi i fundit zgjedhor pėr liderin e Vetėvendosjes, Albin Kurti, ėshtė i papranueshėm. Nuk ėshtė as i ndershėm e as demokratik. Kurse rezultati i kėtyre zgjedhjeve, meqė i pėrfshin tė gjitha kėto parregullsi dhe vjedhje, ėshtė rezultat i kontestueshėm. Pėr pasojė, legjitimiteti i kėtyre zgjedhjeve ėshtė legjitimitet i hajnave dhe i dhunės, ka deklaruar ai
Ka qenė njė moment kur kreu i lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, e ka ndier tė nevojshme mbikėqyrjen ndėrkombėtare nė Kosovė. Kjo ka ndodhur ditėn e zgjedhjeve. Ai ka pritur qė ndėrkombėtarėt sė paku mė 12 dhjetor nuk do tė lejonin qė tė vidhej nė mėnyrė tė pamėshirshme vullneti i qytetarėve.
Por u zhgėnjye. Pikėrisht atė ditė mungoi mbikėqyrja ndėrkombėtare, thotė ai nė njė intervistė pėr Kohėn Ditore. Legjitimimi i zgjedhjeve tė fundit nacionale, qė pėr Vetėvendosjen janė tė parat, ai thotė se nuk do tė jetė asgjė tjetėr pos legjitimim i hajnave dhe i dhunės. Megjithatė, Kurti nuk e pėrjashton mundėsinė e hyrjes nė Kuvend, ndonėse nuk tregon nėse deputetėt e Vetėvendosjes do tė betohen nė Kushtetutė. Por pėr njė gjė shprehet i sigurt. Asnjėri nga ta, thotė se nuk do tė pranojė tė shėtitet me xhip, e aq mė pak tė jetė i rrethuar me truproja. Deputetėt e Vetėvendosjes, sipas tij, do tė angazhohen qė veturat e blinduara dhe siguria fizike tu ofrohet prokurorėve dhe gjyqtarėve, atyre qė nė fakt duhet ta luftojnė krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kryeaktivisti i Vetėvendosjes nuk ėshtė ndier keq qė lideri i PDK-sė i ka vėnė vijė tė kuqe koalicionit tė mundshėm me subjektin qė ai e drejton, ashtu siē nuk ėshtė pajtuar me kreun e LDK-sė pėr krijimin e njė qeverie teknike. Me PDK-nė, LDK-nė, por edhe me partitė e tjera tė pasluftės ai ka thėnė se Vetėvendosja nuk bėhet bashkė nė asnjė lloj kombinimi. Pėr dallim nga liderėt e tjerė politikė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, Kurti nxjerr diēka pozitive nė raportin e Dick Martyt. Raporti i Dickut, sipas tij, e disiplinoi dhe e servilosi Hashim Thaēin si kurrė mė parė. Nė intervistė ai shpreh edhe mospajtimin me mėnyrėn e pėrfaqėsimit tė interesave tė veteranėve tė luftės sė UĒK-sė.
(Intervistėn nė tėrėsi mund ta lexoni nė gazetėn e sotme Koha Ditore)