Thaēi: Nuk bėjė koalicione me njerėz me mentalitet tė Titos apo Enver Hoxhės
Kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi tha se pas 9 janarit do tė formohet shumė shpejt Qeveria e re. Nė njė intervistė ekskluzive pėr Radio Blue Sky, Thaēi tha se nuk parasheh probleme, duke mohuar se ėshtė lėnduar procesi zgjedhor me 12 dhjetor, siē ka deklaruar Presidenti nė detyrė Jakup Krasniqi.... Postuar: 12:11:51 / 30.12.2010
Kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi tha se pas 9 janarit do tė formohet shumė shpejt Qeveria e re. Nė njė intervistė ekskluzive pėr Radio Blue Sky, Thaēi tha se nuk parasheh probleme, duke mohuar se ėshtė lėnduar procesi zgjedhor me 12 dhjetor, siē ka deklaruar Presidenti nė detyrė Jakup Krasniqi. Thaēi pėrjashtoi opsionet pėr Qeveri teknike, duke thėnė se zgjidhjet e tilla i takojnė sė kaluarės.
Kryeministri nė dorėheqje, Hashim Thaēi, thotė se nuk do ta ketė problem formimin e Qeverisė menjėherė pas 9 janarit. Fillimisht ai e vlerėson procesin zgjedhor tė standardeve demokratike dhe nuk pajtohet me konstatimin e djeshėm tė Presidentit nė detyrė, Jakup Krasniqi, se procesi ka qenė i lėnduar.
Nė asnjė rrethanė nuk ka qenė i lėnduar, pėrkundrazi, ka qenė njė proces i vlerėsuar lartė ndėrkombėtarisht. Mendoj se do tė duhej informuar edhe mė mirė pėr tė gjitha zhvillimet qė kanė ndodhur dhe tė jepet vlerėsimi qė duhet tė jepet. Ėshtė njė vlerėsim i lartė ndėrkombėtar qė del jashtė inateve partiake apo ndėrpartiake apo thjesht frustrimeve personale tė ēdokujt, ka thėnė Thaēi.
Kryeministri Thaēi, partia e sė cilit, sipas rezultateve preliminare doli fituese e zgjedhjeve tė 12 dhjetorit, thotė se do tė formojė njė Qeveri kredibile, do tė ketė njė President tė njė uniteti politik dhe qytetar, si dhe njė kryekuvendar tė mirė. Por, ai nuk pranon tė flas pėr formulėn e koalicionit.
Nė pyetjen tonė se a do tė jetė edhe AAK nė koalicion me PDK-nė, Thaēi tha: Unė do tė ndėrtoj njė koalicion tė prioriteteve tė qendrės sė djatht dhe jam nė kontakt tė vazhdueshėm me gjithė spektrin politik qė i takon sė ardhmes e jo mentalitet tė sė kaluarės komuniste, qoftė tė njerėzve tė mentaliteti tė Titos apo Enver Hoxhės?
Kryeministri thotė se Qeveria do tė ketė njė madat katėr vjeēar dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė ketė zgjedhje tė parakohshme me njė Qeveri teknike, paraprakisht siē ka kėrkuar LDK-ja.
Ėshtė njė mentalitet tipik komunist jugosllav. Njerėz qė nuk janė mėsuar me pluralizėm politik dhe rend demokratik. Prandaj, ėshtė edhe kėrkesė antikushtetuese, antiligjore, zgjedhjet e ardhshme do tė jenė nė vitin 2014, theksoi Thaēi.
Kryeminstri thotė se nuk do ta ketė problem qeverisjen as nė mandatin e ardhshėm pėrkundėr njė opozite tė fortė. Ai bėnė kėtė vlerėsim pėr opozitėn ardhshme.
Kemi njė opozitė tė lezetshme, por tė pareformuar. Prandaj, kėrkohet qė opozita tė reformohet dhe tė arrijė standardin e jetės sė re demokratike, si parakusht i vetėm qė tė jetė opozitė serioze, ka shtuat Thaēi.
Megjithkėtė, nė intervistėn ekskluzive pėr Radio Blue Sky, Kryeministri nė largim Hashim Thaēi thotė se do tė bashkėpunojė me opozitėn pėr ēėshtje tė interesit shtetėror. Ai premton njė qeverisje rrėnjėsisht tė reformuar dhe garanton realizimin e tė gjitha premtimeve tė bėra gjatė fushatės parazgjedhore.
(Xhevat Sopi)