Edita Tahiri - presidente e Kosovės, kartė nėn mėngė e Thaēit
Publikuar: Sot, mė 31 dhjetor 2010
Prishtinė, 31 dhjetor- Nuk ndalen kalkulimet brenda subjekteve politike pėr krijimin e institucioneve tė pritshme tė Kosovės, qė do tė duhej tė dalin nga zgjedhjet e jashtėzakonshme tė 12 dhjetorit. PDK-ja dhe kreu i saj, sidomos, qė me ēdo kusht duan ta udhėheqin Kosovėn edhe pėr njė mandat katėrvjeēar, janė duke bėrė pėrpjekje dhe llogari natėn dhe ditėn pėr tė lidhur aleanca, koalicione, miqėsi tė reja, vetėm e vetėm tė sigurojnė edhe njė mandat nė pushtet.
Paralelisht me pėrpjekjet pėr tė gjetur partnerė pėr koalicione pėr Qeverinė, kreu i PDK-sė dhe kryeministri nė largim i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk rresht sė llogarituri e sė kalkuluari edhe emrat pėr president tė mundshėm tė Kosovės.
Sipas burimeve tė sigurta brenda PDK-sė, por qė nė asnjė mėnyrė nuk duan tė bėhen publikė, sė fundi, Thaēi po llogarit seriozisht qė kandidate potenciale pėr presidente tė Kosovės tė jetė Edita Tahiri, lidere e ADK-sė, e cila, kaherė, bashkė me partinė e vet ėshtė nė koalicion me PDK-nė.
Sipas kėtyre burimeve, Thaēi po llogarit shumė seriozisht nė kėtė kandidate, pasi qė, nė njė farė mėnyre AAK-ja ka ēuar sinjale tė sigurta se nuk do tė futet nė koalicion dhe pasi kanė dalė nė shesh rezultatet e votimeve pėr AKR-nė, dhe pasi qė ėshtė parė se kjo parti lideri i saj, Behgjet Pacolli, kanė marrė fare pak vota. Madje, sipas kėtyre burimeve, po tė mos ishte partia e Drejtėsisė e Ferid Aganit, AKR-ja, me votat e fituara as qė do tė siguronte pragun e domosdoshėm.
Nė kėtė mėnyrė ėshtė zvogėluar shumė mundėsia qė Pacolli tė mbetet pretendent pėr kreun e shtetit, edhe nė rast tė variantit tė mbetur pėr koalicion tė pritshėm PDK-AKR dhe minoritarėt. Thaēi, siē theksojnė brenda PDK-sė, sado qė e do Pacollin pėr president pėr shkak tė lojalitetit tė tij, megjithatė nuk do president me legjitimitet tė kontestuar (pėr shkak tė numrit tė pakėt tė votave).
Ndėrsa, Edita Tahiri, sipas kalkulimeve tė Thaēit, pos lojalitetit tė dėshmuar deri mė tash ndaj partisė nė pushtet e sidomos ndaj liderit tė saj, do tė ishte edhe mė e pranueshme edhe pėr subjektet e tjera politike, pėr ēka shpresohet qė mė lehtė do ta kishte edhe kocensualitetin e spektrit politik kosovarė pėr te.
Burimet theksojnė se Thaēi tashmė e ka kartė nėn mėngė Edita Tahirin pėr kandidate pėr presidente dhe kėtė kartė ka nis ta shpėrfaqė aty-kėtu para bashkėpunėtorėve tė vet.