Vetėvendosje: Krimi tė mos politizohet
Publikuar: Sot, mė 03 janar 2011
Prishtinė, 3 janar - Lėvizja Vetėvendosje ka reaguar pas ngjarjes sė 1 janarit nė Malishevė, duke e cilėsuar atė si krim tė rėndė, me pasoja tragjike pėr familjen e tė vrarit dhe tė plagosurve. Ajo ka kėrkuar qė tė mos politizohet ngjarja. Sot, mė tepėr se kurrė, ėshtė e nevojshme tė mos e humbim kthjelltėsinė si shoqėri dhe tė dallojmė se ku janė problemet e vėrteta tė Kosovės. Problemet personale nuk duhet tė politizohen dhe as problemet politike nuk duhet tė personalizohen, thuhet nė komunikatė.
Mė tutje Vetėvendosje thotė se dėnon kėtė akt qė rezultoi me njė vrasje dhe dy plagosje, shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushėllimet pėr familjen e tė vrarit dhe tė plagosurve. Ky reagim i kėsaj lėvizje vjen pas akuzave tė ndėrsjella qė kanė ndodhur ndėrmjet degės sė saj nė Malishevė dhe asaj tė PDK-sė pėr zgjedhjet e fundit tė 12 dhjetorit.
Atėbotė, Vetėvendosje pati kumtuar se nė qendrėn e votimit nė Bajė ėshtė sulmuar vėzhguesi Hazir Krasniqi, i cili ėshtė grushtuar dhe shqelmuar nga militantė tė PDK-sė. Pas rrahjes, Hazir Krasniqi ėshtė kėrcėnuar me vrasje nga Behlul Limaj (i afėrt i Fatmir Limajt), i cili nė tentativė e sipėr ėshtė kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit, thuhej nė atė komunikatė.