Titulli: Lajme Aktuale....
Thaēi e fiton Prishtinėn, kur tė anėtarėsohet nė LDK
03-01-2011 15:21 CET
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Isa Mustafa e sheh zgjidhjen e vetme tė situatės qė lanė pas zgjedhjet e 12 dhjetorit, tė cilat janė vėnė nė dyshim nga mjaft subjekte politike por edhe nga shoqėria civile, vetėm me anė tė rivotimit nė tė gjithė Kosovėn. Duke folur nė njė intervistė pėr Alsat, kreu i LDK-sė ka vėnė nė dukje se nuk ka gjasa pėr krijimin e njė koalicioni tė qėndrueshėm edhe pas rivotimit tė pjesshėm mė 9 janar.
Ėshtė njė marrėveshje mes subjekteve politike pėr caktimin e datės sė ardhshme tė zgjedhjeve, nė fund tė vitit dhe pėr konstituimin e organeve pėr tė cilat pėrkohėsisht do ta qeverisin Kosovėn deri nė atė periudhė, ka thėnė Mustafa.
Mustafa tha se pėrgjegjėsi kryesor pėr qeverisjen e keqe ėshtė kryeministri i dorėhequr, Hashim Thaēi. Ky i fundit, sipas tij, duhet tė japė pėrgjegjėsi para qytetarėve pse Kosova mban vendin e parė pėr korrupsion, pėr shtet joligjor dhe pėr vota tė vjedhura si nė Afganistan.
Kreu i LDK-sė i ėshtė pėrgjigjur Thaēit edhe nė lidhje me garėn pėr Prishtinėn, tė cilėn sipas Mustafės, Thaēi dhe partia e tij nuk do ta fitojnė kurrė.
Ai mund ta fitoj Prishtinėn vetėm nėse bėhet anėtar i LDK-sė. Nėse ai hyn nė partinė tonė, atėherė partia jonė do tė jetė fituese dhe Hashim Thaēi si anėtar i LDK-sė, pėrndryshe nuk do tė ketė asnjė shans, thotė Mustafa.
Mustafa ka akuzuar PDK-nė pėr vjedhjen e votave ndėrsa ėshtė shprehur i vendosur ti shkojė deri nė fund betejės pėr tė mos lejuar, siē shprehet ai, qė Kosova qė qeveriset me vota tė vjedhura.
Kreu i LDK-sė, vazhdon tė kėmbėngul nė idenė krijimit njė qeverie teknike e cila do tė dėrgonte vendin deri nė zgjedhjet e reja parlamentare qė, sipas tij, do tė duhej tė mbaheshin nė shtator tė vitit tė ardhshėm. Pėrndryshe ai thotė se institucionet nuk do tė kenė kurrfarė legjitimiteti nėse ato ndėrtohen mbi bazėn e votave tė manipuluara mė 12 dhjetor.
|