Skandal: MSH e Shqipėrisė "i fal" Kosovėn Serbisė
03-01-2011 23:09 CET
Ata qė duan tė marrin informacione lidhur me paktin e stabilitetit pėr Evropėn Juglindore tė publikuar nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Republikės sė Shqipėrisė, duhet tė bėhen gati tė kapėrdijnė edhe njė “shuplakė” tė fortė qė institucionet e kėtij vendi i bėjnė Kosovės.
Nė kėtė faqe interneti ku tregohet lidhur me paktin e stabilitetit, ėshtė e vendosur dy herė njė hartė, e cila sė paku nga 17 shkurti i vitit 2008, nė realitet duhet tė jetė ndryshe.
Nė kėto harta, bazuar nė kufijtė e vendosur, Kosova figuron ende si pjesė e Serbisė.
Ministria e Shėndetėsisė sė Shqipėrisė, drejtohet nga Petrit Vasili i cili ėshtė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim, parti kjo qė drejtohet nga Ilir Meta, i cili ėshtė nė koalicion qeveritar me Partinė Demokratike, tė drejtuar nga Sali Berisha.
Nė faqen e internetit nuk ka asnjė tė dhėnė pėr datėn se kur ėshtė publikuar ky informacion i kėsaj ministrie, por bazuar nė renditjen, del se ėshtė njėri prej mė tė fundit tė postuara nė lidhjen “Projekte” nė kuadėr tė faqes sė internetit tė Ministrisė sė Shėndetėsisė sė Shqipėrisė. /zhurnal/
Ky ėshtė linku pėr tė gjithė ata qė duan ta shohin kėtė gafė tė kėsaj ministrie:
http://www.moh.gov.al/moh/index.php?module=2&item=75