Katari vendi i 73-tė qė njeh Kosovėn
Katari ėshtė shteti i parė qė e ka njohur Kosovėn kėtė vit.
Lajmi pėr njohjen nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovės nė New York, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale pėr njohjen zyrtare tė Kosovės.
Lajmin e ka konfirmuar pėr Klan Kosova edhe zėvendėsministrja nė largim e Punėve tė Jashtme, Vlora Ēitaku.
Me kėtė njohje janė bėrė gjithsej 73 njohjet e Kosovės si shtet tė pavarur.
Shteti i fundit qė e njohu Kosovėn, ishte Tuvalu, nė nėntor tė vitit tė kaluar.
Shteti i Katarit shtrihet nė Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinė Saudite. Ka mė shumė se 1.5 milion banorė dhe ka zhvillim tė madh ekonomik dhe udhėhiqet nga emirėt
Koha.net