Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-11, 19:25   #392
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Thaēi bos i drogės dhe trafikut tė organeve

Lajme taze prej Muēibape

Ueli Leuenberger: Disa pika nė raportin e Martyt janė horrore

31/12/2010 15:47:00


Intervistė ekskluzive me z. Ueli Leuenberger, kryetar i Partisė tė tė Gjelbėrve (Grüne Partei) dhe deputet nė parlamentin zviceran, i cili ka 22 deputetė nė dhomėn e madhe dhe nė 50 qytet bashkėqeverisė

Bashkatdhtarėt tanė qė jetojnė dhe veprojnė nė kėtė shtet mik tė kombit tonė, pra siē ėshtė Zvicra, me tė marrur lajmin pėrmes mediave tė shkruara dhe ato elektronike pėr raportin tashmė tė "famshėm" tė Dick Martytit, mbetėn tė shokuar dhe ky lajm ishte si njė "atom", edhe pse thuajse tė gjithė kėta bashkatdhetarė, pritshin qė tė pėrfundojnė kėtė vit si ėshtė mė sė miri dhe ti festojnė festat e fundėvitit. Sido qė tė jetė, ėshtė diskutuar dhe po diskutohet edhe sot e kėsaj dite edhe nė Zvicėr, kuptohet nė Shqipėri, Kosovė dhe nė gjithė botėn ky raport. Kemi parė komente nga mė tė ndryshmet dhe bashkatdhetarėt tanė, janė lėnduar shumė, duke menduar, se tash do tė prishet imazhi i shkėlqyer i tyre drejt zviceranėve, ku bashkėkombasit tanė, me dekada kanė krijuar njė imazh tė mrekullueshėm me kėtė shtet me traditė tė demokracisė. Mirėpo, ashtu siē na tha edhe vetė ambasadori i Kosovės nė Zvicėr, z.Naim Malaj, gjatė njė interviste qė e realizuam ditė mė parė, se ky raport nuk ėshtė raporti i popullit e as qeverisė zvicerane, pra ėshtė njė raport, qė e ka publikuar njė person me emėr dhe mbiemėr dhe imazhi ynė nuk prishet lehtė, sepse zviceranėt dinė se si i mbasin gjėra, dhe kėto gjėra apo top lajme, duhet tė kenė argumente. Pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje, se a ėshtė vėrtetė, imazhi ynė po ai qė ka qenė edhe mė herėt, dėshmonė edhe kjo intervistė, e cila u realizua menjėherė pas intervistės me z. Christoph Darbelley, kryetar i Partisė Popullore Demokristiane nė Zvicėr (CVP), e cila ka dy ministri nė qeverinė zvicerane, si dhe 57 deputetė nė dhomėn e madhe. Se ēka ka thėnė z.Darbelley kemi lexuar ditė mė parė dhe jemi dėshmitarė, se zviceranėt presin edhe mė shumė nga kombi ynė dhe miqėsia asesi nuk ėshtė prishur. Bashkėbiseduesi ynė i radhės, z.Ueli Leuenberger, gėzon autoritet tė madhė thuajse tek tė gjithė bashkėkombasit tanė, ku i pari i tė Gjelbėrve nė Zvicėr, na mirėpriti shumė ngrohtėsisht dhe bashkėbisedimi ishte shumė miqėsorė. Tė pėrcjellim bashkėbisedimin tonė, tė realizuar ditė mė parė nė selinė e kėsaj partite nė qendėr tė Gjenevės.


Si e komentoni raportin e Dick Martit?

Ueli Leuenberger: Ėshtė njė raport shumė i rėndėsishėm, raport qė nga Kėshilli Europian ėshtė kėrkuar. janė akuza tė rėnda nė kėtė raport, tash ėshtė me rėndėsi, qė tė gjitha gjėrat qė pa kurrfarė kushtesh tė paraqiten nė tavolinė, qė nė tė ardhmen, gjėrat tė jenė tė qarta. Dua tė them, se Marti ėshtė njė koleg serioz, tash e disa dekada punon pėr tė drejtat e njeriut dhe kundėr kriminalitetit tė madh, por pėr kėto gjėra, qė kanė ndodhur nė Kosovė, ai nėse ka dėshmi duhet tė dėshmojė ose ti paraqes.

Pse sėrish tė hapet kjo ēėshtje?

Ueli Leuenberger: Ky raport ėshtė bėrė nga njė person shumė i rėndėsishėm dhe nga institucion shumė i rėndėsishėm. Tani duhet tė kemi qartėsi, pėr dėshmi serioze pėr kėtė raport. Kjo ėshtė shumė me rėndėsi pėr Kosovėn, Serbinė, gjithashtu pėr Shqipėrinė, Zvicrėn dhe Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Tė pafajshmit, duhet tė lirohen nga kėto akuza, mirėpo, ata qė kane bėrė faj, duhet patjetėr tė dėnohen.


Mediat kosovare kanė publikuar fakte tė fuqishme vizuelle, qė tregojnė, se agjentėt e shėrbimeve intelegjente serbe kanė tentuar tė blejnė dėshmi tė rrejshme pėr kinse shitjen e organeve nė shtėpinė e verdhė nė Shqipėri. Si e konsideroni kėtė?

Ueli Leuenberger: Nuk jam nė gjendje qė tė gjykojė pėr kėtė gjė. Nuk kam informacione pėr kėtė.


Pse ky raport vjen tash mu nė kohėn e pas zgjedhjeve dhe nė kohėn kur duhet tė fillonin bisedimet me Serbinė?

Ueli Leuenberger: Kjo ėshtė njė pyetje interesante dhe me rėndėsi, por mė sė miri ėshtė qė tė pyesni Kėshillin Europian pėr kėtė gjė.


A mund tė konsiderohet se kjo ėshtė bėrė pėr tė dobėsuar pozitėn e palės kosovare nė bisedime karshi palės serbe?


Ueli Leuenberger: Deri sa kėto gjėra qė tė mos dihen saktėsisht, sigurisht, qė ky raport i jep njė jehonė tė keqe Kosovės dhe pėrgjegjėsve politikė atje. Ata, pra kriminelat e luftės dhe njerėzit qė i kanė keqpėrdorur tė drejtat e njeriut, janė njė gjė shumė e rėndėsishme. Ēka thuhet nė kėtė raport, disa pika, natyrisht se janė horor. Pėr tė sjellur kėtė nė dritė, duhen tė gjithė seriozisht tė ndihmojnė edhe Kosova, por edhe Bashkėsia Ndėrkombėtare, sepse edhe kosovarėt kanė tė drejtė tė kėrkojnė fajtorin.


Por ky raport ka hidhėruar shumė palėn kosovare dhe kjo mund tė rrezikojė qė pala kosovare ta humb interesimin pėr bisedime. Ku ēon kjo situatė pastaj?


Ueli Leuenberger: Pėr mua ėshtė me rėndėsi qė kėto biseda tė planifikuara tė ndodhin nėmes Kosovės dhe Serbisė dhe me rėndėsi, qė gjendja nė Ballkan tė jetė e mirė dhe qetėsia tė vjenė nė vend e tė rinjtė nė Ballkan tė kenė perspektivė tė mirė dhe pėr kėtė kohė, qė ky raport ėshtė aktiv, pėr tė gjihtė ėshtė njė problem. Gjithashtu edhe pėr njė zhvillim demokratikė tė shoqėrisė dhe zhvillim ekonomikė tė sjellė mė nė fund njė perspektivė tė mirė pėr tė rinjėt. Do tė ishte pėr mua shumė e pakuptimtė, sikur Kosova dhe Serbia tė mos zhvillojnė bisedime. Dėshiroj, qė pas kėtyre bisedimeve, me rėndėsi ėshtė qė popujt nė Ballkan, tė jetojnė paqe me njėri tjetrin.


Shqiptarėt nė Zvicėr janė komuniteti i katėrt pėr nga madhėsia. Sa i ka tensionuar raportet mes komunitetit kosovar dhe atij zviceran ky raport?


Ueli Leuenberger: Mirė, sigurisht qė nuk do ia prish imazhin e shqiptarėve nė diasporė nė shoqėrinė zvicerane.Raporti nuk e sjell nė atė pikė qė kosovarėt nė Zvicėr nė njė dritė tė ndriēuar tė tregohen, por me rėndėsi ėshtė, qė kjo gjė tė rregullohet posaqėrisisht nė Zvicėr, sepse ēdo i katėrti nė kėtė vend e flet gjuhėn shqipe.


Si parti parlamentare nė Zvicėr ēfarė bashkėpunimi keni me shqiptarėt ?


Ueli Leuenberger: Partia e tė Gjelbėrve nė Zvicėr, ka gjithashtu anėtarė me prejardhje shqiptarė, qė janė shumė aktiv nė politikė dhe nė drejtėsi. Tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat themelore, nė njė zhvillim demokratikė i pėrkasin edhe politikės tė tė gjelbėrve.

Sa ėshtė i nevojshėm bashkėpunimi i partive politike zvicerane me shqiptarėt nė Zvicėr?

Ueli Leuenberger: Mijėra shqiptarė e kanė shtetėsinė e dyfishtė dhe kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė zgjedhje. Shumė parti kėtė ende unk e kanė kuptuar. Pėr fat tė keq, ka edhe shumė shqiptarė qė zgjedhin partitė, qė punojnė kundėr tyre dhe kundėr interesave tė tyre. Kėtu vėrehet njė diskriminim ndaj kosovarėve, nė rastet kur ata kėrkojnė ndonjė punė, ndonjė shkollė profesionale, apo ndonjė zeje tė fushave tė ndryshme.


Marti nė raport akuzon edhe SHBA-tė pėr ndihmėn qė i kanė dhėnė Kosovės. A mund tė jetė edhe kjo pjesė e prapavijės sė kėtij raporti, qė tė bėhet presion te SHBA nė mėnyrė qė roli i saj tė dobėsohet nė proceset e ardhshme nė Ballkan dhe posaqėrisht nė Kosovė?

Ueli Leuenberger: Unė nuk besoj qė Dick Marty, do tė dėshirojė qė tė dobėsojė ndikimin e SHBA-sė.

Pala kosovare ka paralajmėruar se do tė ngre padi kundėr Martit. Si e komentoni?

Ueli Leuenberger: Mirė. Pjesa kosovare duhet ta dijė vetė se ēka dėshiron e ēka tė bėjė, ėshtė me rėndėsi, qė ata tė ndimojnė, tė ndimojnė EULEX, Parlamenti Europian. Unė e kam parė, se edhe kosovarėt, si dhe Shqipėria, janė tė gatshėm, qė tė ndihmojnė nė ndriēimin e kėtij raporti.


Ambasadori i Kosovės nė Zvicėr ka dhėnė disa intervista nė mediat zvicerane. Sa kanė ndikuar nė opinion e kėtushėm?


Ueli Leuenberger: Natyrisht qė roli i ambasadorit ėshtė qė tė pėrfaqėsojė interesat e shtetit tė tij, kėtė ai e ka bėrė pra z.Malaj, korrekt dhe shumė mirė.


Ju flm dhe ju jemi shumė mirėnjohės pėr kėtė bashkėbisedim. Nė emėr tė stafit tonė gėzuar festat e fundvitit.


Ueli Leuenberger: Urime edhe juve dhe suksese.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Gjenevė

presheva.com
__________________
Unė nuk jam i pari, por jam Nr.1 !kėte qė po e shkruaj e din edhe ti !!!

...sikur une te isha ti, me miliona here do i lutesha Zotit te jam une !!!

http://www.youtube.com/watch?v=HV5GQkDbKpM
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė